Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti për median spanjolle: Mos e barazoni Kosovën me çështjet e brendshme territoriale
Aktualitet

Kurti për median spanjolle: Mos e barazoni Kosovën me çështjet e brendshme territoriale

• 20 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median spanjolle El Periódico gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ka kërkuar që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se një hap i tillë është i domosdoshëm dhe ende i mundshëm.

Kurti ka deklaruar se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me çështjet e saj të brendshme territoriale, duke theksuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të krahasohen. Sipas tij, Spanja do të duhej ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, por ende ka mundësi ta bëjë këtë.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ka asnjë konflikt me Spanjën dhe se njohja do të ndihmonte në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën përbëjnë një pengesë në Bruksel.

Duke folur për zhvillimet e brendshme, Kurti ka thënë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në demokraci, sundim të ligjit dhe ekonomi, duke u bazuar edhe në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare.

Ai ka përmendur gjithashtu se mbi 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se vendi po vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme në këtë drejtim.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet pa drejtësi dhe pa pranimin e së kaluarës, duke përmendur se ende ekzistojnë tensione dhe incidente që ndikojnë në raportet mes dy vendeve.

“Nuk është e mundur normalizimi pa pranimin e krimeve të së kaluarës. Presidenti i Serbisë ka lidhje të mira me Orbán dhe Putinin. Nuk mund të ketë pajtim pa drejtësi dhe besim. Ne jemi në dialog në Bruksel, por Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e arritur”, ka thënë Kurti për “El Periodico”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, ai ka thënë se Kosova e sheh atë si një luftë për mbrojtjen e demokracisë dhe ka theksuar mbështetjen e plotë për Ukrainën.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Inter #serbi #Serbia #Spanja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • “E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët
  • “Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin