Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. E hodhi poshtë këshillën e Inteligjencës Artificiale dhe fitoi trofeun, lëvizja e presidentit të Sociedadit u bë një sukses
Aktualitet

E hodhi poshtë këshillën e Inteligjencës Artificiale dhe fitoi trofeun, lëvizja e presidentit të Sociedadit u bë një sukses

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay, ka zbuluar një detaj të pazakontë nga procesi i përzgjedhjes së trajnerit që i solli klubit një trofe, dhe historia e tij u bë shpejt hit në Spanjë.

Ai pranoi se përpara se të punësonte Pellegrino Matarazzon, i kërkoi këshilla inteligjencës artificiale. Duke folur për mediumin Cadena SER, Aperribay shpjegoi se si vendosi të bënte këtë veprim të pazakontë.

“Ata më sugjeruan Matarazzon dhe unë e pyeta inteligjencën artificiale nëse ai ishte një trajner i mirë për Real Sociedadin. Më tha se nuk ishte”, tha presidenti i klubit duke qeshur.

Pavarësisht kësaj, ai vendosi t’i besonte vlerësimit të drejtorit të tij sportiv Erik Bretos.

Pellegrino Matarazzo

Një kthesë pas suksesit të madh

Vendimi në fund rezultoi i duhur, pasi Real Sociedad fitoi Kupën e Mbretit të katërt në historinë e klubit nën drejtimin e Matarazzos. Interesante është se Aperribay e kontrolloi përsëri teknologjinë pas suksesit të madh.

“Pas gjysmëfinales kundër Atletico Madridit, inteligjenca artificiale më tha se kisha marrë një vendim të shkëlqyer”, shtoi ai.

Real Sociedad mposhti Atletico Madridin në finalen e Kupës së Mbretit pas gjuajtjeve të penalltive. Suksesi u festua me një pritje madhështore në San Sebastian, ku u mblodhën njëqind mijë tifozë.

Real Sociedadi e fiton Kupën e Mbretit, e mposht Atletico Madridin pas penalltive

Arkitekt i suksesit të madh

Nën drejtimin e Matarazzos, skuadra kaloi nga një situatë e vështirë në fund të tabelës në fitimin e trofeve.

“Nuk e njihja, por më bëri përshtypje në takimin e parë. Ai dinte gjithçka për të gjithë, kishte një analizë të jashtëzakonshme të ekipit tonë”, përfundoi Aperribay.

Matarazzo mbërriti në klub në janar pas një nisjeje të dobët të sezonit dhe shpejt i ndryshoi gjërat duke stabilizuar pozicionin në ligë dhe duke fituar Kupën e Mbretit.

Matarazzo është një amerikan me prejardhje italiane dhe kjo është puna e tij e tretë si trajner me kohë të plotë. Përpara kësaj, ai kaloi pesë vjet në Gjermani ku drejtoi Stuttgart dhe Hoffenheim, dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si lojtar në Gjermani. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Atletico madrid #Copa del rey #gjermani #Hoffenheim #Inteligjenca artificiale #Inter #Jokin aperribay #Pellegrino materazzo #Real sociedad

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Po mbledhim firma për ta shpallur Ramën të rrezikshëm”/ Protestuesi nga Gjermania: Në 25 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Blihet ende uji me autobot dhe s’ka rrugë
  • “Po mbledhim firma për ta shpallur Ramën të rrezikshëm”/ Protestuesi nga Gjermani: Në 25 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Blihet ende uji me autobot dhe s’ka rrugë
  • Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri/ Mbrojtja dhe investimet prioritete të ish-ushtarakut
  • ‘Wales Online’: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere
  • Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 22 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by