Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, projekti ishte nënshkruar para dy vitesh
Aktualitet

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, projekti ishte nënshkruar para dy vitesh

• 23 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur asfaltimi i rrugës që çon drejt Ujëvarat e Mirushës, projekt i cili ishte paralajmëruar dhe financuar që nga viti 2024, por që sipas reagimeve të fundit ka shënuar vonesa në realizim.

Projekti ishte zyrtarizuar më 14 maj 2024 përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe Malishevë. Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte bërë të ditur se bëhej fjalë për një investim prej 697 mijë euro.

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, në vlerë prej 697,000 euro. Këto mjete i kemi dedikuar për projektin e realizimit të rrugës që të shpie tek Ujëvara e Mirushës”, kishte deklaruar ai.

Edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e kishte cilësuar këtë projekt si të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe lehtësimin e qasjes për vizitorët, raporton Telegrafi.

“Kjo po bëhet përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit për financimin e këtij projekti, në vlerë prej 697,000 euro, i cili do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve dhe turistëve”, kishte theksuar Kastrati në atë kohë.

Megjithatë, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2024, punimet për asfaltimin e rrugës kanë nisur vetëm së fundmi, duke nxitur reagime nga opozita lokale.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Veton Zogaj, ka kritikuar komunën për zvarritje të projektit, duke theksuar se fondet kanë qenë të ndara më herët nga Qeveria.

“Më në fund paska nisur asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës. Pas më shumë se 2 vitesh zvarritje nga komuna, ky projekt i financuar nga Qeveria ka filluar”, ka deklaruar Zogaj.

Ai ka shtuar se projekti po prezantohet si sukses i qeverisjes komunale, ndonëse sipas tij financimi është siguruar nga niveli qendror.

“Mos të harrojmë se mbi 600 mijë euro kanë qenë të ndara që moti nga qeveria, por si duket u desh kohë që komuna ta zvarritë deri këtu pa asnjë arsyetim realizimin e këtij projekti”, ka theksuar ai.

Zogaj ka ngritur dyshime edhe për arsyet e vonesave, duke i lidhur ato me, siç ka thënë, interesa të ngushta në nivel lokal, ndërsa ka kërkuar që punimet të realizohen sipas standardeve të kërkuara.

Projekti i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës konsiderohet me rëndësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ndërsa mbetet të shihet dinamika e punimeve dhe përfundimi i tij në terren. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ekrem kastrati #Gjakova #Gjakova lokale #Hysen durmishi #Inter #Komuna e malishevës #moti #opozita #Ujëvarat e mirushës #Veton zogaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 3 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 1 lexime · 12 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin