Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Russell Brand befason me deklaratën: Kam fjetur dhe kryer marrëdhënie me një 16-vjeçare kur isha 30 vjeç, është shfrytëzim
Aktualitet

Russell Brand befason me deklaratën: Kam fjetur dhe kryer marrëdhënie me një 16-vjeçare kur isha 30 vjeç, është shfrytëzim

• 23 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Russell Brand, gjatë një paraqitjeje të fundit në emisionin “The Megyn Kelly Show”, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 16-vjeçare, në një kohë kur ai ishte 30 vjeç. Ai theksoi se në Mbretërinë e Bashkuar mosha e pëlqimit për marrëdhënie seksuale është 16 vjeç, por megjithatë e vlerësoi këtë raport me një person kaq shumë më të ri si “shfrytëzim”.

“Faleminderit, Megyn Kelly, që më dhe mundësinë të reflektoj për këtë, sidomos duke pasur parasysh zemërimin tënd, i cili është plotësisht legjitim dhe i kuptueshëm”, tha Brand. “Fakti është se në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, prej nga vij unë, mosha e pëlqimit është 16. Kam fjetur me një 16-vjeçare kur isha 30, por atëherë isha një njeri krejt tjetër. Isha një 30-vjeçar shumë i papjekur”.

Ai vazhdoi duke thënë se marrëdhëniet seksuale me pëlqim, kur ekziston një pabarazi e theksuar pushteti, mund të përbëjnë shfrytëzim. Sipas tij, kjo pabarazi shfaqet sidomos kur një person është i famshëm dhe ka ndikim. “Një marrëdhënie seksuale me pëlqim me njerëz të ndryshëm, kur ka një pabarazi të madhe pushteti – dhe ajo ekziston kur je një burrë i famshëm me aftësinë për të tërhequr gra siç kisha unë atëherë – mendoj se përfshin shfrytëzim. Mendoj se është shfrytëzim”, u shpreh ai.

– YouTube youtu.be

Brand pranoi gjithashtu se sjellja e tij seksuale në të kaluarën ka qenë e përqendruar te vetja dhe se nuk ka menduar mjaftueshëm për ndikimin që mund të ketë pasur tek të tjerët. “E pranoj që sjellja ime seksuale në të kaluarën ishte egoiste dhe se nuk kam menduar sa duhet – në fakt pothuajse fare – se si ajo ka ndikuar tek të tjerët”, tha ai.

Ndërkohë, Russell Brand përballet edhe me akuza të rënda. Në prill të vitit të kaluar, ai u akuzua për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual ndaj katër grave të ndryshme, për incidente që pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 1999 dhe 2005. Në dhjetor të po atij viti, ndaj tij u ngritën akuza për përdhunim dhe sulm seksual edhe në lidhje me dy gra të tjera, për ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur në vitin 2009. Brand është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Procesi gjyqësor ndaj tij pritej të niste më 16 qershor në gjykatën Southwark Crown Court në Londër, por muajin e kaluar u shty dhe tani është caktuar të nisë më 12 tetor. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Russell brand

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës
  • AKU nis inspektimet në subjektet ushqimore pranë shkollave, fokus te higjiena dhe siguria e produkteve
  • Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë
  • Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt
  • Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by