Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Më zhgënjeu shumë”, Conte flet për raportin e pazakontë me Lukakun
Aktualitet

“Më zhgënjeu shumë”, Conte flet për raportin e pazakontë me Lukakun

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, u largua i lumtur nga Stadio Diego Armando Maradona të premten mbrëma, pasi skuadra e tij shënoi një fitore bindëse 4-0 kundër Cremoneses, por ndihet i zhgënjyer me sulmuesin e tij, Romelu Lukaku.

Conte ishte, për pjesën më të madhe, gjithë buzëqeshje në komentet e tij pas ndeshjes, ku vlerësoi disa nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij dhe dëshirën e skuadrës për hakmarrje pas humbjes 2-0 ndaj Lazios fundjavën e kaluar.

Megjithatë, trajneri dukej më i dëshpëruar kur u pyet për Romelu Lukakun, i cili u rikthye në Napoli në fillim të kësaj jave pas një mungese të veçantë gjatë së cilës belgu nuk u paraqit në stërvitje në mars dhe më pas u gjobit nga klubi për mungesë të paautorizuar.

Napoli i jep gjobë të madhe Romelu Lukakut – tani largimi në fund të sezonit gjithnjë e më i mundshëm

Conte u pyet nëse kishte pasur mundësinë të fliste me Lukakun dhe, trajneri zbuloi të rejat e fundit të raportit të tyre të krisur.

“Jo, nuk kam pasur ende mundësinë. E di që një nga drejtorët tanë i foli, ai erdhi në qendrën stërvitore, zyra ime ishte aty… por askush nuk trokiti në derë – dhe kjo më zhgënjeu shumë sepse do të kisha pritur një përshëndetje, një mesazh ose diçka të tillë”.

“Në këto situata, trajneri përpiqet t’i kuptojë të gjithë, por askush nuk bën përpjekje për ta kuptuar trajnerin”, ka thënë Conte.

Padyshim, një shenjë se gjithçka nuk është si dikur me Lukakun te Napoli, pasi spekulimet vazhdojnë të rriten për të ardhmen e tij, e cila nga vera pritet të jetë larg klubit napolitan. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Antonio conte #Napoli #Romelu lukaku #Serie a

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…
  • ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)
  • Foto/ Ndodh sërish, Papa Leoni merr dhuratë një picë gjatë vizitës së tij në qytezën e vogël italiane
  • Cardinale mbledh Milanin në Londër, projektohet shkarkimi i Igli Tares! Ibra merr ‘peshë’ në klub
  • Një transferim prej 1 miliard eurosh do të ndodhë në më pak se pesë vjet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by