Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një anëtar i ekipit të Shakirës humb jetën gjatë ndërtimit të skenës për koncertin në Brazil
Aktualitet

Një anëtar i ekipit të Shakirës humb jetën gjatë ndërtimit të skenës për koncertin në Brazil

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një punëtor që po merrte pjesë në ndërtimin e skenës për koncertin e ardhshëm të Shakirës në Brazil ka humbur jetën pas një aksidenti.

Lajmi u konfirmua nga organizatorët e serisë së koncerteve “Todo Mundo no Rio”.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 26 prill, në plazhin Copacabana Beach, ku këngëtarja pritet të performojë të shtunën, më 2 maj.

Skena ku ndodhi aksidenti

Në një deklaratë në rrjetet sociale, të përkthyer nga portugalishtja, organizatorët thanë: “Një aksident pasditen e kësaj të diele i mori jetën në mënyrë tragjike një profesionisti që po punonte në montimin e strukturave të shfaqjes. Ekipet e emergjencës dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe Departamenti i Zjarrfikësve u thirr menjëherë për ta transportuar të lënduarin”.

Deklarata vazhdon: “Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në spital. Në këtë moment, po ofrojmë mbështetjen, kujdesin dhe solidaritetin tonë të plotë ndaj kompanisë përgjegjëse, ekipit të saj dhe familjes së viktimës”.

Një dëshmitar okular, i cituar nga France24, përshkroi momentin e aksidentit: “Papritur pamë njerëzit duke vrapuar dhe kur u kthyem, struktura ishte rrëzuar në tokë”, tha Antonio Marcos Ferreira dos Santos.

“Disa po thoshin se një burrë kishte mbetur i bllokuar poshtë. Njerëzit u afruan menjëherë për ta nxjerrë”.

Këngëtarja kolumbiane u shpall si artistja kryesore e këtij viti për eventin “Todo Mundo no Rio” në muajin shkurt.

Shakira

Kjo seri koncertesh falas, ku më parë kanë performuar emra të njohur si Lady Gaga dhe Madonna, pritet të tërheqë miliona njerëz në Rio de Janeiro.

Më herët gjatë këtij viti, rreth 400 mijë persona morën pjesë në koncertin falas që Shakira mbajti në Zocalo në Mexico City, duke shënuar një rekord pjesëmarrjeje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Artistja #Lady gaga #Madonna #Rrjetet sociale #Shakira

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • “Do të kthehem”/ Gonzato i jep lamtumirën Shqipërisë: Atë ditë s’do të kem nevojë për pasaportë
  • Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Nuk kemi pasur asnjëherë opozitë të na sfidojë realisht! E bëri vetëm protesta qytetare
  • “Transformimi proces i thellë, partia duhet të ndryshojë”/ Berisha kritikon drejtuesit e strukturave: Rrjetet sociale, një nga dobësitë e PD
  • ‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 34 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 11 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by