Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik
Kronikë

‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pamje reale nga një zjarr i ndodhur më 11 gusht në Ujë të Ftohtë të Vlorës po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale me një histori krejt tjetër nga ajo që dokumenton videoja, duke u përdorur për të përhapur pretendime të paverifikuara kundër izraelitëve.

Në postimet që po shpërndahen pretendohet se një grup izraelitësh ishte dëbuar nga një Airbnb në Shqipëri pasi kishte shkatërruar apartamentin dhe se pronari kishte zbuluar më pas se ata ishin ushtarë të IDF-së.

Historia vazhdon me pretendimin se një ditë më vonë “i gjithë pallati u përfshi nga flakët” si pasojë e një zjarri të qëllimshëm, duke lënë të nënkuptohet se bëhej fjalë për një akt hakmarrjeje.

Por pamjet që shoqërojnë këtë histori janë nga një ngjarje tjetër dhe e dokumentuar në mediat shqiptare.

Read more:Mirditë/ U kap duke ndezur zjarr në fshatin Rraja e Valës, arrestohet piromani 62-vjeçar (EMRI+VIDEO)

Videoja është realizuar më 11 gusht në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë tunelit në Vlorë, kur një zjarr përfshiu një kabinë të ujësjellësit. Sipas informacioneve të publikuara atë ditë, dyshohej se flakët kishin nisur në pjesën kodrinore dhe më pas ishin përhapur në drejtim të objektit.

Një element tjetër domethënës është origjina e pretendimit që më pas është riprodhuar nga një mori profilesh të tjera.

Videoja duket se është shpërndarë fillimisht nga llogaria në X “Parody Jeff”. Vetë profili deklaron qartësisht në përshkrimin e tij se është një llogari “opinionesh dhe satire” dhe se përmbajtja e publikuar prej tij është “opinion, koment fiktiv dhe vetëm satirë”.

Read more:Ola Bruko reagon ndaj lajmeve të rreme: Largimi im nga News24 sajesë, shihemi nesër në 13:30. Ky televizion është shtëpia ime!

Megjithatë, një vështrim i postimeve të profilit tregon se një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes së tij të fundit lidhet me Izraelin dhe konfliktin izraelito-palestinez, shpesh me një qasje dukshëm anti-izraelite.

Problemi lind kur përmbajtje të tilla dalin nga konteksti satirik i profilit dhe shpërndahen nga përdorues të tjerë si të ishin raportime të vërteta.

Pikërisht kjo duket se ka ndodhur edhe me videon nga Vlora. I njëjti pretendim është riprodhuar nga një bloger italian në Instagram dhe një numër profilesh të tjera në disa gjuhë, përfshi anglisht, arabisht, japonisht dhe greqisht.

Read more:Në Vlorë për pushime, grupi i izraelitëve përfundoi në spital! Rrëfimi: U sëmurëm të gjithë njëherësh, dyshojmë nga azoti i kondicionerit! Hoteli ‘Priam’: Autoritetet kryen kontrolle, asnjë defekt

Rasti tregon se si një ngjarje reale, e dokumentuar me video nga mediat në Shqipëri, mund të shkëputet nga konteksti dhe të përdoret për të ndërtuar një narrativë krejt tjetër në rrjetet sociale.

Në këtë rast, pamjet reale të zjarrit në Ujë të Ftohtë janë shoqëruar me një histori të pambështetur në prova, duke krijuar përshtypjen e një “hakmarrjeje” të ushtarëve izraelitë në Shqipëri./TemA


Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #dezinformimi #Instagram #italian #Izrael #Mediat #Opinion #Rrjetet sociale #shqiperi #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by