Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Salihu: Mungesa e reshjeve dhe rritja e temperaturave po e çojnë Kosovën drejt varësisë nga shishet plastike
Aktualitet

Salihu: Mungesa e reshjeve dhe rritja e temperaturave po e çojnë Kosovën drejt varësisë nga shishet plastike

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i dobët i burimeve ujore po e shtyjnë Kosovën drejt një situate gjithnjë e më të vështirë sa i përket furnizimit me ujë. Kështu ka paralajmëruar Krenare Salihu nga organizata mjedisore ‘Ecopana” në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Ajo theksoi se ndryshimet klimatike tashmë janë të dukshme në Kosovë, duke përmendur mungesën e reshjeve dhe rritjen e temperaturave.

“Brenda tre-katër viteve s’kemi pasur borë të madhe në Prishtinë që ka pasë ma herët. Kemi shumë pak reshje… në vjeshtë ndodh thatësira, në verë kemi temperatura shumë më të larta”, tha Salihu.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Sipas saj, të dhënat tregojnë se temperatura është rritur ndjeshëm.

“Temperatura është ngritë sipas statistikave një pikë pesë gradë më sot sesa më herët”, u shpreh ajo.

Salihu theksoi se këto zhvillime janë tregues të qartë se vendi po përballet me mungesë të ujit.

“Krejt këto e tregojnë që për fat të keq Kosova ka mungesë uji, Kosova ka stres uji”, deklaroi ajo.

– YouTube www.youtube.com

Ajo shtoi se situata rëndohet edhe më shumë për shkak të mënyrës se si menaxhohen lumenjtë dhe burimet ujore.

“Nëse ne nuk kujdesemi për ata lumenj… dhe nuk kemi menaxhim të mirë të resurseve ujore, ne kemi me mbetë pa ujë”, paralajmëroi Salihu.

Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale

Sipas saj, në mungesë të ujit të pijshëm nga çezma, qytetarët mund të detyrohen të varen nga uji i ambalazhuar.

“Po frikoj që kemi me u varë prej shisheve të plastikës… dhe kjo sjell shumë probleme tjera, shëndetësore dhe mjedisore”, tha ajo.

Në fund, Salihu theksoi se nëse nuk ndërmerren masa konkrete, kriza e ujit mund të bëhet e përhershme dhe të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve./Telegrafi/.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ecopana #Kosova #kosove #Krenare salihu #Mjedisi ne kosove #Muhamet hajrullahu #Perballje podcast #Shishet e plastikës #Sistemi i ujitjes #Uji ne kosove #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë
  • “Kryeministri ka mbjellë frikë, por protesta e ‘vrau’ atë”/ I moshuari në protestë: Rama duhet të largohet një orë e më parë (VIDEO)
  • Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)
  • Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)
  • Magjia e Nikaj-Mërturit, ‘udhëtimi’ i paharrueshëm në thesarin e Alpeve Shqiptare (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by