Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Mbrojtja e jetës së përditshme të banorëve në rrezik, Athina në udhëkryq pas rritjes rekord të turizmit
Botë

Mbrojtja e jetës së përditshme të banorëve në rrezik, Athina në udhëkryq pas rritjes rekord të turizmit

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Athina po përballet kohët e fundit me një dilemë gjithnjë e më të fortë: rritje rekord e turizmit apo mbrojtje e jetës së përditshme të banorëve.

Janë statistikat e fundit ato që tregojnë presionin në fjalë. Gjithë rajoni i Atikës ka mbi 68 mijë shtretër hotelerie, ndërsa rreth 35 mijë janë në qendër të kryeqytetit Athinës sidomos në lagjet Plaka, Monastiraki, Syntagma dhe Koukaki.

Paralelisht, shtëpitë e regjistruara në platformën e qirave afatshkurtra Airbnb vazhdojnë të rriten: ka tashmë mbi 12 mijë prona aktive, me rritje rreth 11% vetëm vitin e fundit. Paralajmërimi për rreziqet nga hiperturizmit vjen nga kryebashkiaku i qytetit , Haris Doukas, i cili ngre çështjen e kufizimit të hoteleve të reja në zonat e mbingarkuara duke theksuar se Athina nuk duhet të bëhet si Barcelona.

Në nivel kombëtar, turizmi në Greqi thyen rekorde çdo vit: edhe vjet pati 43,3 milionë mbërritje ,mbi 3,4 mln më tepër se një vit më parë. Gjithashtu u regjistrua 9,4% rritje e të ardhurave vjetore nga turizmi që arritën shifrën prej 23,6 miliardë euro në këtë sektor që kontribuon afërsisht me 21% në ekonominë e vendit.

Por kjo rritje ka kosto. Qiratë vetëm gjatë vitit të kaluar janë rritur mbi 10%, ndërsa prej vitit 2017 ka një rritje prej 87% me pasojë gjithnjë e më shumë banorë detyrohen të largohen nga qendra, për shkak të mungesës së banesave dhe presionit të turizmit.

Vlen të theksohet se prej vitit 2024 në Athinë, qiraja mesatare për një apartament me dy dhoma gjumi përbënte 93,6% të pagës mesatare mujore, shifër dy herë më e lartë se mesatarja e BE.

Debati për çështjen ka kaluar edhe në nivel politik, me përplasje mes kryebashkiakut të Athinës dhe ministres e Turizmit ku reflektohen dy qasje: njëra që kërkon frenim të zhvillimit për të mbrojtur qytetin dhe banorët me kërkesa për kufizime dhe rregulla më të forta, dhe tjetra që thekson nevojën për të ruajtur imazhin dhe dinamikën turistike të kryeqytetit si destinacion ndërkombëtar.

Ndërsa Athina mbetet ndër qytetet më të vizituara në Europë, pyetja bëhet gjithnjë e më urgjente: çfarë duhet të ketë përparësi – rritja ekonomike nga turizmi, apo e drejta e banorëve për një qytet të jetueshëm.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Barcelona #Europë #Gjumi #greqi #Rajoni #Turizmi #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës
  • Revolta e 68/ “4 muaj pa ilaçe, pensioni nuk më del as për trajtimin”, denoncimi i fortë i qytetarit: Mungon medikamenti dhe çmimet në Shqipëri shumë të shtrenjta
  • “Te anulohet tenderi 15 milionë € për avionët që shuajnë zjarret”, Vangjeli: Kompania fituese e përfshirë në skandale në Spanjë. SPAK të hetojë!
  • PD kërkon anulimin e tenderit 15 milionë euro për blerjen e avionëve për shuarjen e zjarreve/ Vangjeli: Kompania fituese e përfshirë në skandale në Spanjë. SPAK të hetojë
  • “Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by