Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Detajet/ Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck
Aktualitet

Detajet/ Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

ITALI – Prokuroria e Milanos është gati të hedhë sytë te një ndeshje e Serie A gjatë sezonit 2024-25. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Interit dhe Romës, sfida kyçe e kampionatit që u fitua nga Napoli. Momenti që ka ngjallur dyshime në atë përballje ishte ajo që ndodhi në faullin e mundshëm të Ndicka ndaj Bisseck, episod në të cilin sistemi VAR nuk ndërhyri pas një kontrolli të shpejtë.

Sipas ‘La Repubblica’ ai që e këshilloi këtë ishte pikërisht Andrea Gervasoni duke trokitur në xhamin e sallës VAR edhe pse asistenti Piccinini kishte sinjalizuar dyshimet e tij te Di Bello për atë çfarë ndodhi, edhe ky i fundit i ndodhur para monitorit, ndërkohë që në fushë ishte arbitri Fabbri.

Ndërhyrja e të mëdhenjve të AIA (Shoqata e Arbitrave) u sinjalizua në Prokurori nga Domenico Rocca, por edhe nga një ish arbitër tjetër. Që të dy konfirmuan atë çfarë po qarkullon në lidhje me sfidën e ‘San Siros’.

Read more (itali):“Nëna më detyroi të prostituoja qëkur isha 14 vjeçe”/ Rrëfimi tronditës i 29-vjeçares: Më njohu me një burrë më të madh në moshë, doja t’i jepja fund jetës

E marrim me radhë. Piccinini shfaqi dyshimet e tij rreth kontaktit Ndicka-Bisseck, Gervasoni trokiti në xham dhe më pas Di Bello e bëri asistentin e VAR të heshtë duke i thënë ‘Shih punët e tua’. Diçka që nuk dëgjohet në audion e shfaqura në ‘Open VAR’.

Një mister i vërtetë ky që tani edhe Prokuroria kërkon ta zgjidhë. Gjithnjë sipas ‘La Repubblica’, prokurorët e Milanos, i rezervojnë vetes mundësinë për të marrë sa më shpejt të jetë e mundur në zotërim audion dhe videon origjinale të atyre minutave për të kuptuar atë çfarë ndodhi dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e të pranishmëve. Mbetet për t’u kuptuar gjithashtu nëse Gervasoni do të pyetet edhe për këtë episod gjatë seancës së marrjes në pyetje.

Read more (Serie a):Jorge Mendes po ia dërgon Juventusit një yll nga Manchester United

Kujtojmë se ditët e fundit futbolli në Itali po përjeton momente jo të mira pas dyshimeve për ‘mashtrime sportive’ që lidhen me përdorimin e sistemit VAR për disa raste të dyshuara. Dizenjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi është nën hetim dhe së bashku me të edhe katër arbitra. Rocchi u vetëpezullua nga posti që mbante.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:37

Prapaskenat e Inter – Verona, arbitrat gati u zunë fizikisht pas episodit Bastoni – Duda

1777462743_alessandrobastoni.JPG

Supervizori i VAR, Gervasoni, sulmoi në dhomën e VAR-it, Nascan për riparjen e munguar të bërrylit të mbrojtësit zikaltër. Për pak sa nuk u përleshën fizikisht, sot janë të dy të akuzuar.

Read more (Inter):Interi lëshon fitoren nga duart  – por titulli duhet shumë afër

Kuadri i hetimit për arbitrat italianë të futbollit pasurohet ditë pas dite me detaje dhe prapaskena të reja. “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë që ka të bëjë me gjakrat e ndezura mes supervizorit të VAR-it, Andrea Gervasoni, dhe arbitrit të VAR-it, Luigi Nasca, për episodin e bërrylit të Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona më 6 janar 2024. Një episode që nuk u ripa.

Bastoni godet me bërryl Dudan në aksionin që solli golin vendimtar të Frattesit. Për arbitrin Fabbri nuk ka faull, madje ai shprehet se lojtari i Verona ngrihet, e sheh dhe pastaj shtrihet sërish.Në VAR ishte Nasca dhe ndihmësi i tij Rodolfo Di Vuolo, nuk e thërrasin arbitrin e fushës për ta riparë episodin.

Read more (Napoli):Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin me pagë të rritur

Mbi raportin mes Gervasonit e Nascas, që ka dalë në hetime, “La Repubblica” shkruan: “Mes të dyve ka pasur xixa, duke shkuar gati në përleshje me duar, pas Inter – Verona të 6 janarit 2024 për bërrylin e famshëm të Bastoni, që nuk u sinjalizua nga ai që ishte në VAR, por që duhej të ndëshkohej sipas supervizorit”.

Situata e radhës e tensionit për një botë arbitrale që tani është nën hetim në të gjitha drejtimet.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Andrea Gervasoni #Domenico Rocca #Evan Ndicka #Gianluca rocchi #Inter #itali #Napoli #Roma #Serie a #Yann Aurel Bisseck

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin