Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks
Aktualitet

Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, njëherit Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat, Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Kurti tha se gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe në këtë mënyrë jemi të sigurt se ku shkojmë.

“Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se dëshmorët dhe martirët e kombit ne i përkujtojmë përherë dhe do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Read more (Albin kurti):Avdyli: Rritja politike e Kurtit erdhi edhe nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin

Lexoni më poshtë prononcimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Në Shtuticë e Vërboc, në Gllobar e Baks, në fshatra të ndryshme të Drenicës, në secilën prej këtyre para 27 vjetëve ranë dhjetëra martirë e dëshmorë të kombit, dhe siç thuhet edhe në këtë memorial gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe në këtë mënyrë jemi të sigurt se ku shkojmë.

Read more (Albulena haxhiu):S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme! Kurti: Opozita do bllokimin e qeverisë!

Republika e Kosovës, demokratike e pavarur, shtet i orientuar kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja i ka rrënjët e lirisë së saj dhe themelet e sistemit të institucioneve në gjakun e këtyre dëshmorëve edhe martirëve.

Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë.

Duhet të bëhet më shumë nga Prokuroria dhe Gjyqësori, duhet të veprohet më shpejt nga Prokuroria dhe Gjyqësori, për shkak se njëmend dëshmitë materiale janë këtu, mirëpo në anën tjetër dëshmitarët po mplaken, shumë prej tyre edhe po ndërrojnë jetë, prandaj na duhet që të nxitohemi që të kemi sa më shumë drejtësi për viktimat tona.

Read more (Homazhe):Vdes themeluesi i 'Hot Chocolate' dhe bashkëshkruesi i 'You Sexy Thing', Tony Wilson

Në anën tjetër, Kosova është më e fortë se kurrë. Ushtria dhe Policia edhe për nga aftësitë, edhe për nga madhësia, janë në nivel të lartë dhe kurrë më askush nuk guxon që t ‘na e mësyjë për të vrarë pleq e fëmijë, gra e burra, të rinj e të reja, siç është bërë në luftën e fundit në Kosovë.

Dëshmorët dhe martirët e kombit ne i përkujtojmë përherë dhe do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Read more (Bashkimi evropian):Gashi në Lubjanë: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri strategjike për Europën

Njëkohësisht, nuk harrojmë se gjenocidi i Serbisë i viteve 1998-1999, është gjenocidi i katërt dhe i fundit i Serbisë. Por, janë edhe tri gjenocide të tjera që na i ka kryer ajo mbi popullsinë tonë në brezat e mëhershëm: Është ai gjenocidi i para 150 vjetëve, para e rrotull paqes së Shën Stefanit të Kongresit të Berlinit; pastaj është gjenocidi i dy luftërave ballkanike; dhe, është gjenocidi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Pra, gjenocidi i Serbisë mbi popullin e Kosovës i viteve 1998-1999 është veçse gjenocidi i katërt dhe i fundit. Asnjëri prej këtyre gjenocideve nuk falet. Serbia na ka pamatshëm borxh dhe me forcimin e shtetit tonë në njërën anë dhe të mbrojtjes së kufijve e të territorit në anën tjetër, ne i dalim zot popullit e shtetit, por në të njëjtën kohë edhe në përputhje me amanetin e dëshmorëve, kryejmë përgjegjësitë shtetërore.

Read more (Kosova):Brikena befason Mateon për ditëlindje: U rritsh me mua

Republika e Kosovës, dinjitetin e sovranitetin, socio-ekonominë, integritetin territorial e institucional, Forcën e Sigurisë dhe Policinë, i ka në nivele gjithnjë e më të larta dhe një përparim e një ngritje e këtillë vetëm sa do vazhdojë në javët, muajt dhe vitet në vijim.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar të të gjitha kohërave!/Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Albulena haxhiu #Baks #Bashkimi evropian #Gllobar #Homazhe #Kosova #Shtutice #Verboc

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • BIRN: Një kulturë e re – Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake
  • 2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)
  • Jehonë revoltës për dorëheqjen e Ramës! Media italiane: Protestat në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”
  • Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
  • Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 36 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 29 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by