Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. U arrestuan teksa po udhëtonin botën me motor, çifti britanik rrëfen jetën e vështirë në burgun e Iranit: Po kalbemi këtu
Botë

U arrestuan teksa po udhëtonin botën me motor, çifti britanik rrëfen jetën e vështirë në burgun e Iranit: Po kalbemi këtu

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një çift britanik i arrestuar në Iran ka rrëfyer për herë të parë për mediat jetën e vështirë në burgun famëkeq Evin Prison, ku po vuajnë një dënim të rëndë për akuza që i mohojnë kategorikisht.

Lindsay Foreman, 53 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Craig Foreman, 52 vjeç, u arrestuan në janar 2025 gjatë një udhëtimi me motor rreth botës, nën dyshimet për spiunazh. Ata janë dënuar me 10 vite burg, një vendim që e konsiderojnë të padrejtë, shkruan BBC.

Në një intervistë telefonike nga burgu, Lindsay tregon se përpiqet të ruajë qetësinë duke lexuar, duke bërë ushtrime dhe joga, por pas 16 muajsh në paraburgim pranon se situata është bërë e rëndë.

“Po përballem me realitetin se mund të qëndrojmë këtu për një kohë shumë të gjatë,” shprehet ajo.

Ndërsa Craig shton: “Ndjej se po e shpërdorojmë jetën dhe po kalbemi këtu. Ne jemi të pafajshëm”.

Read more (iran):Infantino: Irani do të jetë në Kupën e Botës, do të luajë 3 ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA

Ai i bën thirrje qeverisë britanike të ndërhyjë: “Veproni, flisni, na nxirrni nga këtu. Ndihemi si pre e lehtë”.

Çifti mbahet në qeli të ndara brenda të njëjtit burg dhe komunikon rrallë me familjen. Djali i Lindsay, Joe Bennett, tashmë merr telefonata të rregullta nga prindërit, por bisedat janë të vështira, shpesh ndërpriten dhe monitorohen.

Çdo pak minuta, një mesazh në gjuhën persiane ndërpret telefonatën, duke paralajmëruar se thirrja vjen nga burgu dhe personi është i burgosur.

Çifti ka përjetuar gjithashtu frikë të madhe gjatë tensioneve të fundit ushtarake në Iran. Lindsay tregon se një shpërthim i afërt bëri që dritaret e burgut të thyheshin, ndërsa ajo ishte në telefon me të birin.

Read more (Mediat):OBRM-PDUKM: Filipçe nuk është i besueshëm dhe legjitim të flasë për lirinë e medive

Ndërkohë, kushtet në burg mbeten të vështira. Craig tregon për mungesë higjiene, kujdesi shëndetësor dhe dhunë mes të burgosurve.

“Ka përleshje dhe armë të improvizuara. Duhet të qëndrosh larg problemeve,” thotë ai.

Craig ndan qelinë me të burgosur të huaj dhe thotë se ka krijuar një lloj solidariteti, ndërsa Lindsay përballet me izolim më të madh, pasi nuk ka persona që flasin anglisht në qelinë e saj.

Ajo pranon se, pavarësisht formimit të saj në psikologji pozitive, ka ditë dëshpërimi të thellë.

Read more (paraburgim):Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë

“Ka njerëz që kanë vite këtu. Është shumë e padrejtë,” thotë ajo mes lotësh.

Çifti kishte nisur një udhëtim me motor nga Evropa drejt Australisë dhe kishte hyrë në Iran nga Armenia, duke planifikuar të qëndronte vetëm disa ditë. Lindsay po zhvillonte një studim mbi atë që përbën “një jetë të mirë”.

Por pikërisht këto pyetje duket se ngritën dyshime tek autoritetet iraniane.

“Ishim të vetëdijshëm për rrezikun, por nuk mendonim se turistë të pafajshëm do të përfundonin në burg për kaq gjatë pa prova,” shprehet ajo.

Read more (Prindërit):Kushtetuesja i hap rrugë ndërtimit të Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë

Çifti tregon se ka qenë dëshmitar i një realiteti të rëndë në burg. Craig thotë se disa të burgosur janë marrë për ekzekutim dhe lajmet janë bërë publike në media ditën tjetër.

Ndërsa Lindsay thekson se shumë iranianë përballen me kushte edhe më të rënda, duke përmendur raste të dënimeve me vdekje për pjesëmarrje në protesta.

“Për ne do të ketë fund një ditë. Por për disa prej këtyre njerëzve, jo,” thotë ajo.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Armenia #Evropa #iran #Mediat #paraburgim #Prindërit #Protesta #shperthim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • 66 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore
  • Plani i Kinës për të shkatërruar asteroidet që i afrohen Tokës, shpërthim bërthamor 200 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimës
  • “Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë
  • “Ju erdhi fundi”/ Revolta e 65 kundër qeverisë, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Arrestoni Ramën
  • “Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët në revoltë kundër klasës politikë, marshimi në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 22 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 20 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by