Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës, Presidenti Begaj: Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Institucionet të kryejnë hetim shterues për ngjarjen
Aktualitet

Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës, Presidenti Begaj: Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Institucionet të kryejnë hetim shterues për ngjarjen

• 3 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë, u plagos rëndë një tjetër i mitur dhe mbetën të lënduar lehtë 2 të rritur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj teksa u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, kërkoi nga institucionet përgjegjëse një hetim të plotë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Po ashtu Begaj u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe qytetarëve që të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.

Read more:Sulmi në SHBA gjatë eventit me Donald Trump, reagon Begaj: Dënoj ashpër ngjarjen

Reagimi i Begajt:

I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.

Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.

Read more:Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti rrëzohet me motor dhe humb jetën

Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.

Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.

Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!

Read more:David Beckham feston ditëlindjen e 51-të, Victoria e uron duke i publikuar një fotografi të tij me të brendshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:18

‘Kjo është vrasje me dashje’, Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në Durrës

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Kjo është vrasje me dashje, jo aksident”. Me këtë qëndrim të fortë reagoi sot edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për tragjedinë në Durrës, duke publikuar edhe videon e momentit kur Nikoll Radaçi u përplas mbi 2 fëmijë në zonën e Ish-Kënetës dhe u mori jetën. “U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje!”, shkruan ai, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet si e tillë edhe nga drejtësia.

Braçe bën thirrje për ndryshime të menjëhershme në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke nënvizuar se vetëm përmes ndëshkimeve të forta raste të tilla mund të ndalen. Ai kërkon gjithashtu masa konkrete për sigurinë në zonat e banuara, nga kufizimi real i shpejtësisë deri te krijimi i hapësirave të sigurta për fëmijët. “Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani!”, thotë ai.

Postimi i plotë i Erion Braçes

“Kështu u vranë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë, sot, ditën për diell! U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje! Po e postoj videon ashtu siç është, me zhurmën e makinës, zhurmën e përplasjes, zhurmën e marrjes zvarrë të fëmijëve, klithmat e prindërve e njerëzve të tjerë në rrugë;
këto pamje!

Read more:Sekreti i skarës së mirë: Shenja që tregon se prushi është gati për mish

E di e rëndë është; por dua ta dëgjoj kështu, ta dëgjojnë kështu edhe kolegë të mi deputet të çdo ane, për tu bindur për të ndryshuar atë kod rrugor dhe atë kod penal për ta cilësuar një akt të tillë siç është, vraaaaaaaaaasj eeeeeeeeeee! Dhe duhet ta bëjmë tani, ta bëjmë menjëherë! Siç bëmë atë ndryshimin për parkimin dysh e që edhe pse është në fuqi, nuk e zbaton kërkush; ta bëjmë me atë shpejtësi e vendosmëri por për ta zbatuar si qytetarë, policë, prokurorë e gjyqtarë! Mbase vetëm duke ndëshkuar kështu-siç për vrasje me dashje në rrugë, mund t’i ndalim vrasësit të dalin në rrugë!

Ndërkohë, kjo ngjarje më në fuuuuund të na shtyjë të mendojmë e veprojmë për urbanizim edhe më të thellë, përfshirë rrugë që e disfavorizojnë shpejtësinë në to, ndalime të shpejtësisë së makinave brenda lagjeve e jo vetëm tabela që një takëm i pështyjnë, mbylljen e rrugëve për t’i dhënë mundësi fëmijëve e të moshuarve të luajnë e lëvizin, pushojnë të sigurt, ndërtimin me çdo çmim të fushave e këndeve të sigurta për fëmijët e të moshuarit! I kemi votat për t’i bërë këto; i kemi me shumicë! Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani!”

Ora 18:54

Taulant Balla reagon për tragjedinë në Durrës: Autori nuk është një shofer por një terrorist!

Ngjarja e rëndë në Durrës ku jeta e dy fëmijëve u pre në mes nga Nikoll Radaçi,ka sjellë reagimet e para nga politika. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë me një qëndrim të fortë publik, duke e quajtur atë që ndodhi një akt të një terroristi dhe jo thjesht një aksident rrugor.

Read more:Aksident në Lushnjë, makina përplas motoçikletën, plagoset rëndë drejtuesi i motomjetit

“Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në një timon, por një terrorist”,shkruan ai në një postim në rrjete sociale, të cilën e shoqëron me një foto të trishtë.

Në të duket një top i mbetur në rrugë, një detaj i vogël, por që flet më shumë se çdo fjalë. Një lojë e ndërprerë në mes, një pasdite që nuk do të vazhdojë më kurrë për ata fëmijë dhe shumë jetë të shkatërruara.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #aksident rrugor #Bajram begaj #Diell #Durres #Fëmijët #Foto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
  • Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 34 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by