Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ESHS: Çdo i pesti qytetar i Maqedonisë është i varfër
Aktualitet

ESHS: Çdo i pesti qytetar i Maqedonisë është i varfër

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çdo i pesti qytetar i Maqedonisë jeton nën pragun e varfërisë, tregojnë të dhënat përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilave shkalla e varfërisë në vitin 2024 ka qenë 21,9 për qind. Kjo do të thotë se më shumë se një e pesta e popullsisë jeton me të ardhura nën pragun e përcaktuar të varfërisë. Për një familje njëanëtarëshe, ky prag është 178.286 denarë në vit. Për një familje katëranëtarëshe me dy të rritur dhe dy fëmijë nën 14 vjeç, është 374.400 denarë në vit. Ose këto familje mbijetojnë me 31.200 denarë në muaj. Ekspertët problemin e shohin te fakti se si shoqëri nuk kemi dhe nuk zhvillojmë politika reale sociale.

“Kjo do të thotë se mekanizmat që duhet të funksionojnë në një shtet, në kuptimin që të krijohet një gjendje ku ata që janë të varfër jo me fajin e tyre – e theksoj, jo me fajin e tyre – do të thotë se shteti duhet t’u mundësojë atyre, ta sigurojë atë që do ta quaja mbijetesë elementare në kuptimin material”, tha Ilija Acevski, sociolog.

Read more:Haxhiu: Masakra në Bukosh, dëshmi e krimeve dhe spastrimit etnik në Kosovë

Të dhënat e Statistikës tregojnë se më kritike është gjendja te familjet me shumë anëtarë dhe te prindërit e vetëm. Te familjet me dy të rritur dhe tre ose më shumë fëmijë në ngarkim, shkalla e varfërisë është 54,8 për qind, ndërsa te prindërit e vetëm 45,8 për qind. Varfëria godet fort edhe më të rinjtë – te fëmijët deri në 17 vjeç është 29,5 për qind. Ajo që shqetëson më shumë është se pa transferet sociale dhe pensionet, shkalla e varfërisë pothuajse do të dyfishohej, pra do të arrinte në 39,4 për qind.

“Ekonomia gri në një farë mënyre i zbut, do të thosha, ato goditje që mund të pasojnë, pra e zbut atë gjendje dhe nuk krijon ndonjë parakusht për trazira sociale, protesta, që të kërkohen këta njerëz. Përndryshe, si do ta shpjegoni nëse këta njerëz vërtet nuk kanë kushte elementare për jetesë, e megjithatë në një farë mënyre as nuk revoltohen, as nuk protestojnë, as nuk kërkojnë diçka më shumë”, deklaroi Acevski.

Read more:Ardi Stefa: Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës është fyerje e inteligjencës sonë, vrasje e asaj partie

Statistika tregon se 7,9% e të punësuarve janë të varfër, ndërsa 45,7% e të papunëve. Edhe pse varfëria te të punësuarit në vitin 2024 është paksa në rënie krahasuar me vitin 2023, shqetësuese mbetet se 12 për qind e pensionistëve janë të varfër. Përqindja është rritur krahasuar me vitin 2023, pavarësisht rritjes lineare prej 2.500 denarësh që morën pensionistët.

Read more:Kushtetuesja i hap rrugë ndërtimit të Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë

Të dhënat statistikore për shpërndarjen e pasurisë tregojnë se koeficienti Gini, si masë e pabarazisë, është 29,2 për qind. Ndërsa 20% më të pasurit e qytetarëve kanë të ardhura 5,2 herë më të larta se 20% më të varfrit e popullsisë./TV21/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ekonomia #Eshs - mk #Familje #Fëmijët #Politika #Popullsia e maqedonisë #Prindërit #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 1 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin