Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’ (VIDEO)
Aktualitet

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’ (VIDEO)

• 5 Maj, 2026 • 14 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kujtesë dhe respekt për ata që kanë sakrifikuar jetën për lirinë e Shqipërisë.

Krerët më të lartë të shtetit nderuan dëshmorët e atdheut.

Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vendosën kurora me lule dhe u përkulën në respekt të sakrificës sublime të dëshmorëve.

Kreu i shtetit Bajram Begaj zgjodhi të shprehë mirënjohjen ndaj të rënëve duke shënuar një mesazh në rrjetet sociale.

“Idealizmi i tyre dhe atdhedashuria vetëmohuese duhet të na frymëzojnë të gjithëve për ta dashur më shumë Shqipërinë tonë, një Shqipëri që zhvillohet, bën përpara në rrugën e bashkimit me familjen evropiane! Ky është misioni ynë i përbashkët, nën shembullin e martirëve kombëtarë”, shkroi Begaj.

“Përulësisht me respekt. Të paharrueshëm Dëshmorët e Atdheut”, shkroi shkurt kreu i qeverisë Edi Rama duke shpërndarë në rrjetet sociale homazhet në nderim të rënëve për lirinë qe vendi gëzon sot.

Dëshmorët e Atdheut i kujtoi me një postim në rrjetet sociale, nga paraburgimi, edhe ish-presidenti Ilir Meta, duke theksuar se “vepra e tyre mbetet një thirrje për të qëndruar të gatshëm për çdo sakrificë në mbrojtje të lirisë të kërcënuar sot.”

Kryesuar nga Tedi Blushi, deputetë të partisë së tij, i bënë homazhet më vete, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

“Amaneti i dëshmorëve është një kushtrim i madh për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë të cenuara sot nga uzurpatorë që e kanë pushtuar Shqipërinë jo me tanke e blinda, por me promovimin e antivlerave”, tha Blushi.

Read more:Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu: Një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë

Edhe veteranë të luftës nacional-çlirimtare e familjarë të dëshmorëve bënë homazhe. Nuk munguan as ithtarët e Enver Hoxhës.

Dita e Dëshmorëve lidhet me vrasjen e Qemal Stafës më 5 maj të vitit 1942, një figurë simbolike e rezistencës antifashiste, ditë e cila pas çlirimit u caktua si moment për të nderuar të gjithë dëshmorët.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, prehen edhe efektivë të rënë në detyrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:45

Dita e Dëshmorëve/ Ithtarët e Enverit me pankarta në duar ‘Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë’ (VIDEO)

Edhe pse çdo vit e më shumë pakësohen, ithtarët e Enverit vijojnë të dalin nëpër sheshe në data të rëndësishme për Shqipërinë siç ishte edhe sot në ‘Ditën e Dëshmorëve’.

Nga pamjet e siguruara ata shihen me pankarta me duar ku shkruhet ‘Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë’ dhe ‘Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha’.

Ora 14:23

Dita e Dëshmorëve, Balla nga Kavaja: Ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie

Foto: Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

“Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës antifashiste nacionale çlirimtare, ka dëshmorët e demokracisë, dëshmorët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Po gjatë ditës së sotme Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

Read more:Aksidenti në Durrës, Begaj: Hetim shterues për ngjarjen! Rama: Tragjedi e pangushëllueshme (REAGIMET)

Ora 14:14

5 Maj/ Nderohen 231 Dëshmorët e Policisë, Hita: Ata na mësojnë se uniforma nuk nderohet nga grada, por nga karakteri

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të institucioneve në varësi të saj, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës. Të pranishmit nderuan veprën dhe kujtimin e 231 Dëshmorëve të Policisë.

“5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, është një ditë kur uniforma nuk shihet vetëm si detyrë, por si betim, si një vijë e padukshme mes jetës së zakonshme dhe sakrificës së jashtëzakonshme.

Për çdo punonjës policie, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të parë se çfarë peshe ka uniforma që mbajmë. Dëshmorët tanë na mësojnë se uniforma nuk nderohet nga grada, por nga karakteri. Nuk ndriçon nga metali i stemës, por nga morali i njeriut që e mban. Në emër të Policisë së Shtetit, sot shpreh përuljen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës.

Për ata që u nisën në mëngjes me uniformë dhe nuk patën kohë të thoshin lamtumirë, por u kthyen në përjetësi me flamur, duke lënë pas një mesazh që nuk shuhet, se detyra kur vishet me ndershmëri, bëhet më e madhe se jeta”, tha Kryepolici Skënder Hita.

Ndërkohë Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Anisa Ruseti theksoi se ata janë heronj që flijuan vetveten për atdheun.

“Është në nderin dhe detyrimin tonë moral të kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, për të mbrojtur jetën, rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Ata janë heronj që flijuan vetveten për idealin më të lartë, për këtë flamur, për Shqipërinë.

Kjo ditë e gjen Policinë e Shtetit më të fortë, më të përgatitur dhe një partnere të denjë të policive evropiane, në një moment kur vendi ynë ndodhet në hapat e fundit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, një proces ku siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar mbeten prioritete kyçe”, tha ajo.

Gjatë ceremonisë, përkujtoi sakrificën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, edhe Franc Zylyftari, i cili krenar për emrin që la pas i ati, Dëshmori Arben Zylyftari, tha se emrat e tyre janë të gdhendur përjetësisht në librin e historisë

“Dhimbja është e madhe dhe kthehet në një plagë e cila fle ndër vite, por vepra e tyre jeton në kujtesën tonë dhe në vlerat që ata përfaqësuan. Sakrifica e tyre i bëri ata pjesë të historisë sonë, duke lënë pas një trashëgimi nderi dhe dinjiteti. Emrat e tyre janë të gdhendur përjetësisht në librin e historisë, si kujtesë e sakrificës sublime dhe si thirrje për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për ne”, tha ai.

Read more:Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’ (VIDEO)

Ora 12:29

Përkujtohet në Gjirokastër Dita e Dëshmorëve, deputetë e veteranë nderojnë të rënët për Atdheun

Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Gjirokastra u bashkua në një ceremoni të përulur kujtese në nderim të 496 dëshmorëve që prehen në varrezat e Dëshmorëve.

Përfaqësues të institucioneve, deputetë, veteranë dhe qytetarë nderuan me kurora dhe lule bijtë dhe bijat e kësaj treve, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kontributi i tyre i gdhendur në kujtesën historike të qytetit, u përmend me respekt dhe mirënjohje, ndërsa të pranishmit u përulen simbolikisht para sakrificës së tyre në Luftën Antifashiste.

Ora 12:00

5 Maji/ Zhvillohen homazhe në obeliskun e varrezave të dëshmorëve në Fier

Edhe në qytetin e Fierit u përkujtua sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore, morën pjesë autoritetet më të larta vendore si dhe deputetë të Qarkut Fier të Partisë Socialiste. Të pranishëm ishin deputetët Ramion Kurti, Antoneta Dhima dhe Erjo Mile, familjarë të dëshmorëve, dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë, të cilët nën ritmet e bandës frymore të qytetit vendosën buqeta dhe kurora me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve.

Ndërkohë, në këtë aktivitet u vu re mungesa e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës në Fier, Sokrat Ikonomi, e vlerësoi 5 Majin si një ditë që përkujton dëshmorët dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Edhe këtë vit opozita nuk iu bashkua ceremonisë në nderim të dëshmorëve.

Ora 11:55

‘Do mbrojmë Lirinë me çdo çmim”, Tedi Blushi nderon dëshmorët dhe paralajmëron: Kombi në rrezik nga uzurpatorët

Në Ditën e Dëshmorëve, nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e lidhi sakrificën e të rënëve me fenomenet e shpopullimit dhe shkombëtarizimit që sipas tij, po kryhet nga një ‘çetë uzurpatorësh të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e antivlerave.”

Sipas Blushit, Partia e Lirisë ka një ‘detyrë patriotike’ që të mbrojë familjen, shoqërinë dhe kombin shqiptar nga “kjo çetë kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar”

Read more:Inspektohen punimet në varrezat e dëshmorëve në Shtime, paralajmërohet përurimi në Ditën e Dëshmorëve

Deklarata e plotë e Tedi Blushit

“5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut.

Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit.

Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar.

Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”

Ora 11:45

Vlora përkujton ‘Ditën e Dëshmorëve’ homazhe dhe thirrje për reflektim nga politika

5 Maji, “Dita e Dëshmorëve”, është përkujtuar edhe në Vlorë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit.

Përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, qytetarë si dhe familjarë të dëshmorëve kanë nderuar ata që dhanë jetën për liri, duke vendosur kurora me lule, në një ceremoni që përsëritet çdo vit.

Kjo ditë, përveçse një moment nderimi për sakrificën e dëshmorëve të atdheut, u shoqërua edhe me thirrje për më shumë reflektim nga politika.

Përtej fjalëve dhe premtimeve, nevojitet më shumë angazhim konkret nga të gjitha krahët politikë për të vlerësuar dhe mbështetur realisht figurën dhe trashëgiminë e dëshmorëve, të cilët shpesh kujtohen vetëm në data të shënuara.

Ora 11:44

Sot 5 maj, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve kryejnë homazhe tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Berat

Në qytetin e Beratit është mbajtur ceremonia e homazhit të dëshmorëve të atdheut. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, veteranë e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve.

Read more:Lufta/ Anija e Koresë së Jugut shpërthen në flakë në Hormuz! Irani sulmon me dronë Emiratet dhe Omanin! Trump-Teheranit: Nëse godisni anijet amerikane, do të shkatërroheni

Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën kurora pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe në varret ku prehen të rënët e luftës dhe 7 efektivët e Policisë së Beratit, të vrarë në krye të detyrës.

Ora 11:18

Sot 5 Maji/ Homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lushnjës

Dita e Dëshmorëve të Kombit u përkujtua edhe në qytetin e Lushnjës.

Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ora 09:36

5 Maji, Ilir Meta përkujton Dëshmorët e Atdheut: Vepra e tyre, thirrje për mbrojtjen e lirisë nga uzurpatorët që i kanë shpallur luftë kombit

Nga qelia e paraburgimit, ish-presidenti Ilir Meta ka nderuar Dëshmorët e Atdheut. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ai shkruan se 5 Maji është ditë kujtese, mirënjohjeje e reflektimi.

Kryetari i Partisë së Lirisë thotë se vepra e tyre është thirrje për vigjilencë e gatishmëri në mbrojtje të lirisë që edhe sot kërcënohet nga “uzurpatorët” që “i kanë shpallur luftë familjes e kombit.”

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

5 Maji është jo vetëm një ditë kujtese dhe nderimi, por edhe mirënjohje e reflektimi për sakrificën më sublime të Qemal Stafës dhe mijëra Dëshmorëve, të rinj e të reja, që dhanë jetën për Lirinë e Atdheut.

Vepra e tyre mbetet dritë udhërrëfyese, një thirrje e përhershme për të qëndruar gjithmonë vigjilentë dhe të gatshëm për çdo sakrificë në mbrojtje të Lirisë, të kërcënuar sot nga kuislingët dhe uzurpatorët “modernë”, që interesin kombëtar e trajtojnë si gjë pa vlerë, që i kanë shpallur luftë familjes dhe kombit, me politikat e tyre të shpopullimit dhe shkombëtarizimit.

Kujtimi i Dëshmorëve është një kushtrim për të shumëfishuar përpjekjet tona për mbrojtjen e Lirisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë përmes mbrojtjes së vlerave tona më të mirat kombëtare, shoqërore dhe të familjes”, përmbyll Meta.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #5 maji #Aktivitet #Bajram begaj #Berat #Ceremonia #Dita e dëshmorëve #Edi Rama #varrezat e deshmoreve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by