Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec
Aktualitet

Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Filmi artistik “Zgjoi”, një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, u shfaq në Pogradec, duke sjellë për publikun historinë prekëse të grave të Krushës së Madhe pas luftës në Kosovë.

Bazuar në ngjarje reale, “Zgjoi” rrëfen jetën e grave që mbetën të veja pas luftës së vitit 1999, duke u përballur me humbjen e familjarëve dhe sfidën për të mbajtur fëmijët, në kushte të vështira ekonomike e sociale.

Filmi u prit me interes nga publiku pogradecar.

Read more:Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Në qendër të filmit është historia e Fahrije Hotit, gruas që u kthye në simbol të forcës dhe qëndresës. E pranishme ne aktivitet, ajo u shpreh se filmi pasqyron jo vetëm historinë e saj personale, por edhe realitetin e dhimbshëm të shumë grave të Kosovës.

“Për familjarët dhe dëshmitarët që jemi ende gjallë dhe që e kemi përjetuar atë regjim të ish-Jugosllavisë që ka qenë spastrimi etnik i popullatës shqiptare, shfarosja e njerëzve.. Besoj që në bazë të këtij filmi, brezat e rinj do ta kuptojnë që me të vërtetë ka qenë një luftë e egër në Kosovë, por gratë shqiptare asnjëherë nuk janë dorëzuar” tha Hoti.

Read more:UNICEF: 2 nga 3 fëmijë në Maqedoni të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë dhunë në shtëpi

Pas luftës, një grup grash nga Krusha e Madhe u bashkuan dhe nisën prodhimin e ajvarit, duke sfiduar paragjykimet e kohës dhe duke e kthyer këtë iniciativë në një model suksesi dhe vetëpunësimi.

Ajo që nisi si një mënyrë për të siguruar të ardhurat e përditshme, u shndërrua në një histori dinjiteti, solidariteti dhe ringritjeje.

Read more:Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

“Ka qenë pamundësia për mbijetesë. Krusha shtrihet me një rajon ku janë kultivuar specat gjithmonë. Kemi filluar gjithmonë për ekonominë familjare dhe për fëmijët tanë dhe kemi triumfuar me sukses me produktet tona anëembanë botës” tha Hoti.

Filmi “Zgjoi” është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare dhe mbetet një dëshmi artistike për plagët e hapura të luftës në Kosovë. Përmes historisë së grave të Krushës së Madhe, filmi rikthen në vëmendje dramën e mijëra familjeve që ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të zhdukur.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Fahrije hoti #Fëmijët #Film shqiptar #kosove #Krusha #pogradec #Solidariteti #zgjoi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare
  • Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)
  • “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
  • Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Lezhë, prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit: S’ka prova implikuese
  • Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 7 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by