Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Koçoska: Synojmë qëndrueshmëri financiare në kushtet e pasigurisë globale
Aktualitet

Koçoska: Synojmë qëndrueshmëri financiare në kushtet e pasigurisë globale

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Financat publike të qëndrueshme dhe stabiliteti makroekonomik janë kruciale në kushtet e rritjes së pasigurisë globale, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë fjalimit të saj në Dialogun ekonomik dhe financiar, i cili u mbajt sot në Bruksel, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Në suaza të Dialogut të 12-të ekonomik dhe financiar, u diskutua zhvillimi ekonomik, sfidat dhe planet, si dhe u miratuan rekomandime për politikat e targetuara për secilin vend, të cilat duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.

“Hapësira e kufizuar fiskale është çështja më urgjente me të cilën përballen ministrat e Financave pas disa krizave të njëpasnjëshme dhe përkrahjes së fuqishme fiskale të ofruar gjatë pandemisë”, tha Koçoska.

Read more:Dimitrieska-Koçoska: Gratë në lidership janë motor i progresit ekonomik

Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave që lidhen me zhvillimet globale dhe presionet e reja energjetike, ekonomia e vendit pritet të vazhdojë me rritjen stabile, ngadalësimin e moderuar në periudhën afatshkurtër dhe përshpejtimin gradual në plan afatmesëm, duke monitoruar me kujdes risqet e përkeqësimit të gjendjes gjeopolitike.

Hapësira e kufizuar fiskale, siç theksoi Ministrja, është një nga sfidat kryesore, e cila kërkon balancim të kujdesshëm midis nevojës për investime dhe ruajtjes së stabilitetit fiskal.

Read more:Osmani në Bruksel: Rrezikohet Marrëveshja e Ohrit dhe integrimi evropian

“Konsolidimi fiskal është gradual, kurse rritja ekonomike e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të nxitet kryesisht nga investimet në infrastrukturën e transportit, shëndetësi, arsim dhe bujqësi. Gjithashtu, duke pasur parasysh ndryshimin e shpejtë të klimës gjeopolitike, sektori energjetik ka përparësi, sepse disponueshmëria dhe qasja e energjisë elektrike bëhen thelbësore për rritjen, investimet dhe axhendën politike. Kjo kërkon përpjekje të konsiderueshme për balancimin midis nevojave financiare për investime dhe hapësirës së kufizuar fiskale”, shtoi Ministrja.

Po ashtu, Koçoska potencoi se fokusi është vendosur mbi zbatimin e reformave për përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike përmes konsolidimit fiskal gradual, përmirësimit të menaxhimit të investimeve publike, digjitalizimit dhe vendosjes së e-faturës, uljes së ekonomisë joformale, përgatitjes së raportit të shpenzimeve tatimore dhe revizionit të shpenzimeve.

Read more:Malaj: Paketa e Paqes fiskale në fuqi brenda majit! Do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve

Ministrja sqaroi se procesi evropian mbetet nxitësi krucial i reformave, të cilat synojnë transformimin strukturor të ekonomisë, energjetikën dhe tranzicionin digjital, si dhe përmirësimin e mjedisit afarist./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bruksel #ekonomia #Gordana dimitrieska-koçoska #Hapesira #Investime #Ministria e Financave #Ministria e financave - mk #rritja ekonomike #Sektori energjetik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin
  • “Sa herë premton ka një plan për të vjedhur më shumë, as socialistët s’e besojnë më”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Nuk ka negociata me Ramën, vetëm dorëheqje. Ndërtoi sistemin kriminal…
  • Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet (VIDEO)
  • ‘Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve
  • Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 14 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by