Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kryetari Mao e shkatërroi Kinën – pastaj e ribëri sipas imazhit të tij të dhunshëm
Aktualitet

Kryetari Mao e shkatërroi Kinën – pastaj e ribëri sipas imazhit të tij të dhunshëm

• 5 Maj, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Themeluesi i Republikës Popullore sundoi në një stil të çuditshëm dhe brutal. Një biografi e re thellohet në kundërthëniet dhe ndikimet e tij.

Nga: Christopher Harding / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

“Provokimet e Maos,” shkruan Kerry Brown, “do t’i përshtateshin botës së rrjeteve sociale dhe Twitter/X-it.” Është vërejtje me vend. Lehtësisht mund të imagjinohet një llogari @Mao, apo një podkast – Përvoja e kryetarit Mao – që do të tërhiqte një audiencë të madhe dhe të interesuar.

Read more:Khrushchevi për Hoxhën, Shehun dhe Ballukun: Janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha!

Mao Zedong ishte, në fund të fundit, i njohur për shpërndarjen e aforizmave të drejtpërdrejta. Në vitin 1959 ai tha para një salle me njerëz të habitur: “Shokë … nëse duhet të bëni dh…, dh…! Nëse duhet të p…, p…! Do të ndiheni më mirë nga kjo.” Ai ishte i fiksuar jo aq shumë me ndërtimin e shtetit sa me përpjekjen e tij të brendshme për formësim të mendjeve. “Parullat e thjeshta, karikaturat dhe fjalimet,” shkroi ai, “kanë pasur … ndikim të gjerë dhe të shpejtë te fshatarët.” Rrjetet sociale do t’i kishin shkuar për shtat.

Edhe në vdekje, Mao na vë në vështirësi. Në gjysmëshekullin që nga vdekja e tij në vitin 1976, biografët dhe historianët e Kinës nuk kanë arritur të pajtohen për atë se çfarë e shtynte atë, për shkallën e përgjegjësisë që ai mbante për tragjeditë e Republikës së hershme Popullore dhe për kontributet e tij në Kinën e pasur dhe të suksesshme të vitit 2026. Ai e drejtoi vendin për 27 vjet, megjithatë mbeti enigmë – i lidhur, në periudha të ndryshme të jetës së tij, me dhunën dhe mëshirën, konfuçianizmin dhe tekno-utopizmin. Në biografinë e tij të re Mao, Brown, profesor i studimeve kineze në Kolegjin Mbretëror të Londrës, pothuajse psherëtinë ndërsa shqyrton detyrën që ka para: “Të kesh një tablo e qartë se kush ishte Mao … kjo paraqet një sfidë të madhe.”

Kopertina e librit “Mao”

Shenjat u dukën që herët. Mao i ri, i lindur në Kinën perandorake në vitin 1893, me ashpërsi kundërshtoi “parullat e thjeshta, karikaturat dhe fjalimet” e klasës sunduese; megjithatë, ai u arsimua për klasikët konfuçianë dhe u mahnit nga rëndësia e zhvillimit të vetes. Ishte një hap i shkurtër nga zhvillimi i vetes te zhvillimi i unit të të tjerëve – në veçanti të masës së madhe të fshatarësisë së Kinës, besnikëria dhe puna e së cilës kërkoheshin për revolucionin.

Read more:Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu: Një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë

Mao arriti të besonte se marksizmi ofronte planin më të mirë për këtë. Bolshevikët e Rusisë kishin treguar se ajo që Brown e quante “pararojë e ndritur aktivistësh” – e armatosur me një kritikë të thjeshtë ndaj padrejtësive aktuale – mund t’i bashkonte masat rreth kauzës së tyre. Banorët e provincës Hunan, ku Mao ndërtoi bazën e tij të hershme politike, sipas vlerësimit të tij, nuk kishin “as tru, as ideale dhe as një plan bazë.” Ndryshimi i kësaj kërkonte, sipas fjalëve të Brownit, “paraqitjen e marrëdhënieve shoqërore në terma elementarë si një luftë midis … dy forcave të mëdha.” Mjaftonte vetëm të zëvendësoheshin “kapitalistët” e marksizmit me “pronarët e tokave” që fshatarët e Kinës të ngrinin shikimin përtej fushave të tyre dhe të hidhnin veten në veprim kolektiv. Mao përdori shkolla nate dhe propagandë për këtë qëllim, duke ofruar pikërisht aq arsim sa për të krijuar një masë të bindshme që do të “ngrihej si një stuhi e fuqishme, si një uragan, një forcë aq e shpejtë dhe e dhunshme saqë asnjë fuqi … nuk do të ishte në gjendje ta ndalte.”

Anëtarë të Gardës së Kuqe duke mbajtur “Librin e Kuq të Vogël” dhe duke brohoritur për Maon në vitin 1966Foto: Apic / Getty

Kompromisi nuk ishte në ADN-në e Maos. Në vitin 1921, kur ende ishte figurë margjinale në parti, ai mori pjesë në mbledhjen e famshme të parë të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në Shangai. Vendndodhja, atëherë në një zonë të kontrolluar nga francezët, sot në Kinë konsiderohet si tokë e shenjtë e zbukuruar (na thotë Brown) me ekrane televizive dhe guida interaktive. Dhe, megjithatë: aq i zhgënjyer ishte Mao nga vendimi pragmatik i PKK-së për të krijuar një aleancë të përkohshme me nacionalistët kinezë, saqë bojkotoi kongresin e saj të dytë në vitin 1922. (Në vitet e mëvonshme, ai shtirej sikur nuk kishte bërë diçka të tillë dhe se thjesht nuk kishte arritur të gjente adresën ku po mbahej mbledhja.)

Read more:Në momentin që largohet nga Ferma – ndodh puthja e parë mes Adionit dhe Fabjolës

Mao dikur deklaroi se revolucioni nuk është “darkë, apo shkrimi i një eseje, apo pikturimi i një tabloje, apo qëndisja … revolucioni është kryengritje, akt dhune ku një klasë përmbys një tjetër.” Browni na çon në rrugëtimin e vrullshëm të jetës së Maos në vitet 1930-1940: rikthimi i tij i shpejtë në radhët e partisë, ngritja e PKK-së, lufta e saj kundër pushtuesve japonezë, pastaj lufta e gjithanshme civile me nacionalistët e Chiang Kai-shekut – të cilët Mao i dëboi nga Kina dhe i shtyu në Tajvan në fund të vitit 1949, duke vendosur kështu sundimin komunist.

Pastaj vjen përzierja e çuditshme e suksesit dhe dështimit tragjik në vitet e para të Republikës Popullore të Kinës. Më e madhja ndër fatkeqësitë ishte Hapi i Madh Përpara i viteve 1958-1962, gjatë të cilit një numër marramendës prej 50 milionë njerëzish mund të kenë vdekur (statistikat e besueshme janë të pamundura për t’u gjetur). Si të shpjegohet marrëzia gjigante e ngritjes së furrave të çelikut në oborre të fshatrave në të gjithë vendin, duke prodhuar vegla dhe enë të dobëta, ndërsa njerëzit liheshin të hanin lëvore pemësh dhe grurë të papërpunuar?

Një poster tipik i epokës së Maos, nga viti 1967, gjatë Revolucionit KulturorFoto: Fine Art Images / Heritage Images / Getty

Read more:Kryeministri francez shkakton "skandal" duke blerë bukë për 1 Maj

Brown na drejton te “Mendimi i Mao Zedongut,” “filozofia” që duket se mbështetej në një ndjenjë të frikshme të popullsisë së Kinës si mjet i shpenzueshëm drejt qëllimeve utopike. Ato furra fshati mund të kenë marrë jetë të panumërta – duke konsumuar veglat dhe kohën e fermerëve kur ata duhej të kujdeseshin për fushat e tyre – por, për Maon ato ishin simbol i modernitetit kinez. Një shkëmbim bërthamor do të ishte për të ardhur keq, por Kina kishte aq shumë njerëz saqë asnjë armik nuk do të mund t’i vriste të gjithë. Ndihma ushqimore iu ofrua fqinjëve të Kinës gjatë kulmit të urisë, sepse nuk mund t’i vihet çmimi projeksionit të një pamjeje përparimi. Browni pyet nëse Mao e kuptonte fare ekonominë – nëse “kapitalizmi” ishte, për të, pak më shumë se “një term abuzimi ose kritike për ata që ai i konsideronte si … armiq, në vend që të ishte diçka për të cilën ai kishte një kuptim të qartë.”

Browni është si një guidë e besueshme turistike, e ditur dhe e qartë, por jo gjithmonë e sigurt se cilat pamje kemi më shumë nevojë të shohim. Digresionet në jetën dhe mendimin e figurave të tjera herë pas here zënë një hapësirë që mund të ishte përdorur më mirë për të plotësuar ndjesinë tonë për vetë kryetarin. Të shkruash për një figurë si Mao nuk është e lehtë; por, lexuesit mund të gjejnë veten duke dëshiruar një portret personal më të gjallë, krahas përgjigjeve për disa nga pyetjet që ngre Mao dhe maoizmi.

Për shembull, aspekte të rëndësishme të jetës private të Maos kalohen mjaft shpejt. Ai shpesh konsumohej nga ajo që sot mund të përshkruhej si ankth dhe disponim i keq për shkak të frikës se rivalët e tij po komplotonin dhe intrigonin kundër tij. Ai tërhiqej nga jeta publike për periudha të gjata, përpara se të kthehej me energji të re dhe vdekjeprurëse – në mënyrë më të famshme gjatë kohës së Revolucionit Kulturor të viteve 1966-1976. Dhe, ndërsa duhet të jemi të kujdesshëm ndaj sensacionalizmit, duket e qartë se Mao kishte një prirje për gratë e reja, veçanërisht gjatë jetës së tij të mëvonshme. Të gjitha këto gjëra mund të shfrytëzoheshin për të pasur njohuri mbi një nga figurat kyçe të shekullit XX.

Read more:Analiza e CNN/ Aspekti më i çuditshëm i Luftës në Iran që po habit ekspertët, pse kjo krizë nuk i ka rritur aq shumë çmimet sa zakonisht?

Mao vuante nga ankthi dhe gjendja e rënduar shpirtëroreFoto: Universal History Archive / Getty

Në mënyrë të ngjashme, lexojmë për dhunën e jashtëzakonshme të Revolucionit Kulturor pa na ndihmuar të kuptojmë se çfarë mund t’i shtynte njerëzit të bënin gjëra të tilla. Të ashtuquajturit “të rinj të dërguar” nga Kina urbane u detyruan të shkonin në fshat “për të kërkuar përvoja të jetuara të revolucionit.” Pasojat përfshinin martesa të detyruara, përdhunime dhe madje vrasje nga duart e kinezëve ruralë që kishin frikë se ushqimi dhe burimet e tyre ishin nën kërcënim. Mao ishte nxitësi dhe orkestruesi kryesor i këtij episodi famëkeq të historisë kineze, duke aluduar që në fillim për potencialin utopik të “çrregullimit” të tërë shoqërisë.

A po e helmonte një komb patologjia e një udhëheqësi të vetëm apo po nxirrte në sipërfaqe prirjet e tij më të errëta? Brown ka shumë gjasa të ketë të drejtë kur thotë se “është e vështirë të kuptohet psikologjia e një njeriu që ishte pothuajse vazhdimisht duke llogaritur dhe balancuar forca të ndryshme rreth tij.” Megjithatë, një përzgjedhje më e ngushtë e momenteve dhe njohurive kyçe, së bashku me disa spekulime të matura, mund të kishte ndihmuar që analiza në këtë libër të bëhej më koherente dhe më bindëse. Kështu siç është – dhe, për hir të së vërtetës, ndoshta kjo i përshtatet natyrës së kryetarit – Mao Zedong rrezikon edhe një herë të na rrëshqasë nga duart. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Christopher harding #Foto #Furra #jetë #Kerry brown #Krimet e komunizmit #Mao zedong #Revolucioni kulturor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 48 ditë protestë për largimin e Edi Ramës- “Do të jemi këtu derisa të dorëhiqet”/ Aktivisti: Duam qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira
  • Prezantohet Platforma Kombëtare për Informim, Parandalim dhe Raportim të Problematikave/ Hapësirë për subjektet dhe qytetarët për denoncimin e shkeljeve
  • Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Korrupsion te Tatimet dhe infrastruktura, koncesionet PPP dhe investimet strategjike
  • Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE
  • Kuvendi, të hënën në seancë plenare/ Në rend dite raportimet e institucioneve të pavarura
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by