Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Servet Pëllumbi ka luajtur një rol kyç në zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të demokracisë.
Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe karriera e tij përfshin disa mandate si deputet i Partisë Socialiste, por edhe kryetar Kuvendi.
Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ai konsiderohet si një nga zërat që ndikoi në formësimin e debatit politik në atë periudhë.
Në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare, Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
Ceremonia mortore dhe homazhet në nder të Pëllumbit do të zhvillohen mëngjesin e ditës së nesërme në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet në nder të ish-kryetarit të Kuvendit do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ditën e nesërme, 6 maj 2026, do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti do të mbërrijë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Read more:Lutfi Dervishi: Qeli ‘all inclusive’
Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Ndërkohë në orën 13:00 bëhet nisja e trupit të Pëllumbit për në Varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Shuhet ‘Profesori’ i Partisë Socialiste, Namik Dokle ndan kujtimet për Servet Pëllumbin: Na dha mençuri dhe kurajo
‘Profesori’ i Partisë Socialiste, Sërvet Pëllumbi, u shua sot në moshën 89 vjeçare, një lajm që tronditi dhe trishtoi të gjithë socialistët që kanë dëshmuar rrugëtimin e saj që nga dita e parë e themelimit e deri tek betejat më të egra opozitare me Sali Berishën.
Një prej tyre është edhe Namik Dokle,I cili me Pëllumbin njihet që në vitet ’70, një miqësi që shkon përtej politikës.
“LAMTUMIRË, PROFESOR I DASHUR!
Krejt papritur të godet në shpirt lajmi i trishtë dhe tronditës: u nda nga ne prof. Servet Pëllumbi. Dhe një jetë e tërë njerëzore dhe politike vjen në ekranin e kujtesës, që nga dita e parë e themelimit të PS, në betejat opozitare, në udhët dhe rrëpirat e vështira të demokracisë, në ndërtimin e një shoqërie normale, me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe gjithmonë na jepte më shumë mençuri, më shumë besim, më shumë kurajo, mendimi dhe veprimi i prof. Servet Pëllumbi. Dhe të gjithë e quajtëm PROFESORI I SOCIALISTËVE. Lamtumirë, profesor!” shkruan ai në Facebook.
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, reagon Peleshi: Politikan tolerant, një ndër themeluesit e PS! I paharruar kujtimi i tij

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi e ka cilësuar Pëllumbin si kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit.
Më tej Peleshi shkruan se Pëllumbi ishte një politikan tolerant, mendimtar dhe me vizion.
“Humbëm Servet Pëllumbin, Kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit, politikanin tolerant, mendimtarin vizionar dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste. #IPaharruar”, ka shkruar Peleshi në reagimin e tij.
Read more:Peshkatarët e Durrësit kërkojnë subvencion për naftën: Krizë e fortë në peshkim, po falimentojmë
Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Servet Pëllumbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shkruar se Pëllumbi i dha vlerë të pazëvendësueshme Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që e drejtonte këtë institucion.
Reagimi i Ballës:
Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi! Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
U prehsh në paqe Profesor Serveti!
Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh
Read more:Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama publikon fotografinë simbol të shkrepur në 1996: Lamtumirë profesor i dashur!
.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.
Përmes një fotografie simbol të Servet Pëllumbit, të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.
Foto e publikuar nga Rama është shkrepur në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë.




