Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zonat e mbrojtura në Shqipëri, organizatat mjedisore alarm për ndërtimet! Shqetësim kryesor, ndërtimet në zonat e Pishë Poro-Nartë dhe Zvërnec
Aktualitet

Zonat e mbrojtura në Shqipëri, organizatat mjedisore alarm për ndërtimet! Shqetësim kryesor, ndërtimet në zonat e Pishë Poro-Nartë dhe Zvërnec

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria ka çelur zyrtarisht Kapitullin 27 për Mjedisin, një nga kapitujt më të rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky kapitull përfshin një sërë detyrimesh dhe standardesh që lidhen me mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ajrit dhe ujërave, si edhe ruajtjen e biodiversitetit, të cilat pritet të përmbushen në vitet në vijim.

“Shfuqizimi i ligjit aktual për zonat e mbrojtura dhe harmonizimi i tij me standardet e Bashkimit Europian shihet si një piketë shumë e rëndësishme në përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27”, tha Aleksandër Trajçe.

Megjithatë, sipas kreut të Organizatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, Aleksandër Trajçe ndryshimet duhet të bëhen sa më shpejt, pasi ndërhyrjet në zonat e mbrojtura po vijojnë me ritme të larta.

Read more:OBRM-PDUKM: Filipçe duke shijuar fundjavën e zgjatur në Romë, tregohet "i shqetësuar" për të drejtat e punëtorëve në Maqedoni

Ai i cilësoi “agresive” zhvillimet që po kryhen në emër të turizmit elitar, duke ngritur shqetësime për ndikimin që këto projekte mund të kenë në mjedis.

“Ne shohim me shqetësim të madh zhvillimet në terren, të cilat po ndodhin në vazhdën e këtyre ndryshimeve, pa masa sigurie dhe pa kujdesin e duhur për ndikimin në mjedis”, tha Aleksandër Trajçe.

Trajçe u ndal veçanërisht te punimet që po zhvillohen në zonat e Pishë Poro-Nartë dhe Zvërnec, ku sipas tij po shfrytëzohen hapësirat që lejon ligji aktual për të avancuar projektet përpara hyrjes në fuqi të rregullave më të forta të Bashkimit Europian.

Read more:Nëse jeni vazhdimisht nën stres, këtë duhet ta lexoni: nuk sëmureni pa arsye

“Zhvillimet turistike po vazhdojnë me shpejtësi, duke anashkaluar proceset normale të konsultimit publik, vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përfshirjes së palëve të interesit. Kjo po ndodh sepse ekziston bindja se ligji do të ndryshojë së shpejti dhe se më pas nuk do të ketë më hapësirë për ndërtime të tilla”, Aleksandër Trajçe.

Edhe Ariel Brunner nga BirdLife Europe and Central Asia theksoi se zhvillimi i turizmit nuk duhet të vijë në “kurriz” të natyrës. Sipas tij, Shqipëria mund të ndërtojë një industri të fortë turistike pa dëmtuar ekosistemet dhe komunitetet lokale.

Read more:Rubio takon Papën: Do të kemi një bisedë të hapur e të sinqertë. Synon të zbusë marrëdhëniet e ftohura Uashington-Vatikan

“Turizmi dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin bashkë. Ata që thonë se duhet të zgjedhim mes njërës dhe tjetrës, në shumicën e rasteve nuk thonë të vërtetën. Shpresojmë që qeveria shqiptare t’u përmbahet angazhimeve të saj dhe të zbatojë siç duhet legjislacionin europian, përfshirë rrjetin Natura 2000”, tha Ariel Brunner.

Sipas organizatave mjedisore, sfida më e madhe për Shqipërinë nuk do të jetë vetëm miratimi i ligjeve të reja, por zbatimi i tyre në praktikë, në një kohë kur presioni për zhvillim turistik në zonat bregdetare dhe të mbrojtura po rritet çdo ditë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #jetë #Mbrojtja #mjedisi #narte #ndërtimi #Shqiperia #Turizmi #Vlore #zonat e mbrojtura #zvernec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 21 minuta më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 20 minuta më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 51 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by