Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hyrja e Rayo Vallecanos në finalen e Ligës së Konferencës ka rëndësi të madhe për të gjithë Spanjën
Aktualitet

Hyrja e Rayo Vallecanos në finalen e Ligës së Konferencës ka rëndësi të madhe për të gjithë Spanjën

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rayo Vallecano ka siguruar finalen e parë të Ligës së Konferencës, pasi e eliminoi Strasbourgun me fitore 1-0 në ndeshjen e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 2-0. Por ky sukses nuk është i rëndësishëm vetëm për klubin nga Madridi, pasi ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në garën e Spanjës për një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Spanja fiton betejën me Gjermaninë për koeficientin Sipas llogaritjeve të koeficientit të UEFA-s, fitorja e Rayos i dha La Ligës pikët e nevojshme për ta siguruar vendin e pestë për klubet spanjolle në Ligën e Kampionëve (2026/27), duke e lënë mbrapa Bundesligën gjermane në këtë garë.

Edhe pse Freiburgu e mposhti Bragën 3-0, ishte pikërisht triumfi i Rayos që rezultoi vendimtar: Spanja përfundoi me 22,094 pikë, ndërsa Gjermania mbeti me 21,786.

Gara për këtë bonus zgjati deri në fund, sidomos pas eliminimeve të mëparshme të Celtas dhe Betisit, ndërsa diferenca u ngushtua edhe më shumë pas një rezultati në gjysmëfinalen Bayern–PSG, që e uli epërsinë e spanjollëve në vetëm 0.424 pikë.

Read more:Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano

Në fund, fitorja e Rayos brenda 90 minutave ishte ajo që e mbylli matematikisht këtë betejë.

Enhorabuena, @RayoVallecano! ⚡️🇪🇺#LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/hpwo9ZRY7N
— LALIGA (@LaLiga) May 7, 2026

Garë edhe më e ashpër në La Liga për Evropën

Me vendin shtesë të Championsit të siguruar, lufta për zonën evropiane në La Liga pritet të ndizet edhe më shumë. Sipas renditjes aktuale të përmendur në raportim, Betis do ta merrte biletën si skuadra e vendit të pestë për Ligën e Kampionëve, Celta do të shkonte në Ligën e Evropës së bashku me fituesin e kupës (Real Madridi), ndërsa Getafe do të siguronte një vend në Ligën e Konferencës.

Read more:Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor/ Propozimi i Gjermanisë: Vendimet brenda Unionit të merren me shumicë të kualifikuar, jo me unanimitet! ‘Veto’ drejt shfuqizimit

Megjithatë, gara mbetet plotësisht e hapur. Me katër xhiro të mbetura (12 pikë në lojë), disa skuadra janë ende në “gjah” për pozitat e larta, përfshirë: Athletic Bilbaon (vendi 8-të, 44 pikë), Real Sociedad (vendi 9-të, 43), Osasuna (vendi 10-të, 42) dhe vetë Rayo (vendi 11-të, 42).

Skenarët për një ngjitje deri te Liga e Kampionëve janë të vështirë, por matematikisht të mundshëm, nëse ekipet përpara ndalin ritmin.

Standings provided by Sofascore

Sukses historik për Rayon: 90 minuta nga trofeu evropian

Read more:Rudiger e teproi me Carreras, lojtarët e Realit e detyruan gjermanin të kërkonte falje

Për Rayón, arritja në finale është tashmë historike. Klubi është vetëm 90 minuta larg një trofeu evropian dhe një kualifikimi të madh për sezonin e ardhshëm. Finalja do të luhet në Leipzig, ku Rayo synon ta kurorëzojë ëndrrën me titull.

Në finale, Rayo Vallecano do të përballet me Crystal Palace, që eliminoi Shakhtarin në gjysmëfinale.

Klubi spanjoll gjatë rrugës u ndesh edhe me kampionin e Kosovës, Dritën, ndeshje që u mbyll 3-0 në të mirë të spanjollëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #crystal palace #Getafe #Gjermania #La liga #Leipzig #Liga e kampionëve #Liga e konferencës #Osasuna #Rayo vallecano

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • 4.2 ml euro për koncertin e Kaney West! “Shpëtuam Shqipërinë nga turpërimi ”/ Këlliçi për deklaratën e Ramës: Ka turpëruar vendin me skandale e hiqet si “Kalorës”
  • Shkodra, surpriza e verës! Qyteti po fiton zemrat e turistëve: Është një destinacion jo shumë i njohur që ruan autenticitetin
  • LIVE- “Çmimet janë rritur, pensionistët i gënjen me një gjel deti ”, qytetarja: Protesta më paqësore, Europa po flet për ne! Bashkohuni për të rrëzuar Ramën
  • 83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë, ambasadori gjerman: Moment i dhimbshëm, masakra u bë nga ne! Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by