Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein, çfarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…
Botë

Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein, çfarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bërë publike një letër që dyshohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein para vdekjes së tij, duke shënuar herën e parë që dokumenti publikohet zyrtarisht.

Sipas mediave amerikane, letra u gjet nga Nicholas Tartaglione, ish-shoku i qelisë së Epstein në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York, pasi Epstein kishte tentuar pa sukses të vetëvritej në korrik të vitit 2019, vetëm disa javë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij.

Në përmbajtjen e letrës shkruhet: “Më hetuan për muaj të tërë, nuk gjetën asgjë!!! Është luks të zgjedhësh vetë kohën për t’i thënë lamtumirë jetës. Çfarë doni të bëj, të shpërthej në lot?! Nuk ka argëtim, nuk ia vlen!!”.

Read more:Prindërit diplomatë pjesë e skandalit, vret veten i riu që Epstein i la 5 milionë euro në testament

Letra nuk mban firmë dhe deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse është shkruar vërtet nga Epstein. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka komentuar ende mbi publikimin e saj.

Dokumenti u deklasifikua pasi gazeta “New York Times” publikoi javën e kaluar një artikull mbi ekzistencën e letrës dhe kërkoi nga gjykata në White Plains, New York, që ajo të bëhej publike.

Nicholas Tartaglione, ish-polic dhe aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të katërfishtë, ka deklaruar se ai e gjeti Epstein pa ndjenja në qeli. Pas ngjarjes, Epstein kishte pretenduar para autoriteteve të burgut se ishte sulmuar nga Tartaglione.

Read more:Mel B rrëfen simptomat "e frikshme" të menopauzës: Mendova se diçka nuk ishte në rregull me mua

Sipas dokumenteve federale, në javët para vdekjes së tij, Epstein kishte këmbëngulur se nuk kishte prirje vetëvrasëse.

Mediat raportojnë se Tartaglione ia dorëzoi letrën ekipit të tij ligjor si një mbrojtje të mundshme ndaj akuzave të ardhshme për sulm nga Epstein. Avokatët më pas angazhuan ekspertë të shkrimit të dorës për të verifikuar autorësinë e dokumentit.

Read more:Publikohet letra që Epstein dyshohet se e la para vetëvrasjes

Letra kishte qëndruar e vulosur në kuadër të çështjes së apelimit të Tartaglione, për shkak të mbrojtjes nga privilegji avokat-klient.

Jeffrey Epstein, financier i njohur amerikan dhe i përfshirë në skandale të mëdha abuzimi seksual, u shpall zyrtarisht i vetëvrarë nga eksperti mjeko-ligjor i New York-ut në vitin 2019. Megjithatë, lidhjet e tij me figura të fuqishme politike dhe ekonomike kanë vazhduar të ushqejnë teori konspirative mbi rrethanat e vdekjes së tij.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Gjykata #Jeffrey Epstein #Mediat #New york #New York Times #Nicholas Tartaglione #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi: Të hetohet me urgjencë denoncimi i Gent Prognit për tentativë sulmi me thikë
  • “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time…
  • “Janë të terrorizuar nga SPAK”, Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. Rama, kryeministri që i dha Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara
  • I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (VIDEO)
  • Dosja “Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 18 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 7 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by