Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Seriali i ri thriller i Netflix ka fituar simpatinë e publikut, "Man on Fire" arriti 11 milionë shikime në katër ditë
Aktualitet

Seriali i ri thriller i Netflix ka fituar simpatinë e publikut, "Man on Fire" arriti 11 milionë shikime në katër ditë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Man on Fire” ishte seriali më i shikuar në Netflix gjatë javës nga 27 prilli deri më 3 maj, edhe pse u shfaq premierë vetëm më 30 prill. Seriali arriti 11 milionë shikime në vetëm katër ditë.

Seriali me shtatë pjesë, i frymëzuar nga romani i vitit 1980 me të njëjtin emër “Man on Fire” nga AJ Quinnell, shpejt u gjend ndër 10 titujt televizivë më të shikuar në platformë.

Adaptimi i ri sjell një qasje të ndryshme ndaj historisë së njohur nga filmi i vitit 2004 me të njëjtin emër, në të cilin Denzel Washington luajti rolin kryesor. Këtë herë personazhi i John Creasy luhet nga Yahya Abdul-Mateen II, i njohur për rolin e tij në “Watchmen”.

Read more:Përkundër milionave të babait, djali i Tom Hanks jeton në një kamp-shtëpizë: Kam gjithçka që më nevojitet

Ngjarja ndjek ish-anëtarin e Forcave Speciale, John, i cili është i rraskapitur dhe përpiqet të përshtatet me jetën civile, ndërkohë që përballet edhe me çrregullimin e stresit post-traumatik pas një misioni që përfundoi në mënyrë katastrofike. Ai merr një detyrë të re nga ish-eprori i tij, i luajtur nga Bobby Cannavale, dhe puna e çon atë në Rio de Janeiro.

Xhoni është punësuar për të mbrojtur vajzën 16-vjeçare të një familjeje të pasur italiane, e luajtur nga Billie Boullet. Dakota Fanning luajti të njëjtin rol në filmin origjinal.

– YouTube youtu.be

Gjatë një misioni në Brazil, ai përballet me të kaluarën e tij dhe nis një fushatë hakmarrjeje nëpër favelat e Rio de Janeiros, duke mbledhur një grup rebelësh në një thriller aksioni plot dhunë dhe skena intensive.

Read more:Trump kërkon që Jimmy Kimmel të pushohet nga puna pas një komenti ndaj Melanias

Seriali deri më tani ka marrë kryesisht vlerësime pozitive nga kritikët, veçanërisht për performancën e Abdul-Mateen në rolin kryesor. Aktualisht ka një vlerësim prej 62 përqind në Rotten Tomatoes, që është më shumë se 39 përqind që kishte filmi origjinal.

ScreenRant i dha serialit një vlerësim 10/10. Në vlerësim, ata shtuan se seriali i Netflix është vërtet diçka e veçantë dhe se është një titull që duhet ta shikojmë patjetër.

Read more:Konjufca në Irlandë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

“Është e rrallë që një histori me një ton kaq brutal dhe të dhunshëm të ketë një mesazh kaq të sinqertë në thelbin e saj”, thanë ata.

Nga ana tjetër, Variety vlerësoi se seriali funksionon si një maratonë tipike e Netflix, me një kast dhe rrëfim të fortë, por gjithashtu vuri në dukje se nuk arrin kurrë nivelin e unikalitetit ose jashtëzakonshmërisë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Tags: #Brazil #Denzel washington #Detyrë #Netflix #Washington #Youtube

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet
  • Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti
  • Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
  • Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
  • Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Të lidhur prej 17 vitesh dhe të ndarë në 2024-ën, prokuroria e Fierit çon në gjyq policin që përndiqte ish-të dashurën
  • Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre
  • Shefi i Komisariatit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Sarandës të arrestuar nga AMP, zbardhen detajet nga aksioni në jug të vendit
  • Operacion i përbashkët, SHBA dhe Nigeria ekzekutojnë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik
  • “Zaptuesi i Urdhrit të Stomatologut 400 euro tarifa për studentë”, kreu i zgjedhur Muçaj: Institucionet të ndalin Gurakuqin, po rrjep profesionistët! Vetes i jep 5000 euro rrogë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë” 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet AMP ‘zbarkon’ në Sarandë e Ksamil, në ‘lupë’ efektivët e korruptuar, dy të arrestuar 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë. Sipas Policisë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Familja e të moshuarës Sheko Ademi, e cila pretendon se është dhunuar nga policia teksa mbron pronën e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by