Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Nga dorëzimi pa kushte te negociatat për armëpushim, CNN: Trump nuk po merr atë që kërkoi fillimisht nga lufta me Iranin
Botë

Nga dorëzimi pa kushte te negociatat për armëpushim, CNN: Trump nuk po merr atë që kërkoi fillimisht nga lufta me Iranin

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po largohet gradualisht nga objektivat maksimaliste që shpalli në fillim të luftës me Iranin.

Ndërsa SHBA dhe Irani po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje paraprake për armëpushim dhe programin bërthamor iranian, analistët vërejnë se shumë nga kërkesat fillestare të Trump nuk janë më pjesë e negociatave.

Sipas raportimeve, diskutimet aktuale fokusohen në një memorandum mirëkuptimi që do të hapte rrugën për negociata 30-ditore mbi programin bërthamor iranian. Marrëveshja do të përfshinte kufizime të përkohshme për pasurimin e uraniumit dhe lehtësim të disa sanksioneve ndaj Teheranit. Megjithatë, Trump kishte deklaruar vazhdimisht se objektivi i tij ishte që Irani “të mos ketë kurrë armë bërthamore”, shkruan CNN. Madje, vetëm pak ditë pas nisjes së luftës, ai kishte shkruar në rrjetet sociale: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte”.

Read more:Tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE

Një tjetër objektiv që duket se është lënë mënjanë është ndryshimi i regjimit në Iran.

Në fjalimin e tij pas nisjes së ofensivës ushtarake, Trump iu drejtua popullit iranian duke thënë: “Merrni qeverinë tuaj”, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të “çlirojnë të ardhmen e tyre”. Por aktualisht, ndryshimi i regjimit nuk përmendet më si pjesë e diskutimeve diplomatike.

Analiza vëren gjithashtu se një tjetër prioritet i administratës amerikane, ndalimi i mbështetjes iraniane për grupet aleate në Lindjen e Mesme si Hamasi dhe Hezbollah, nuk duket më në qendër të negociatave.

Read more:Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-në, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

Në muajt e parë të konfliktit, Trump dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kishin deklaruar se një nga synimet kryesore ishte ndalimi i financimit dhe armatosjes së grupeve të mbështetura nga Irani në rajon.

Tashmë, fokusi duket të jetë zhvendosur kryesisht te çështja bërthamore dhe siguria e Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë, lufta dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar edhe në popullaritetin e Trump, me sondazhet që tregojnë rënie të mbështetjes për presidentin amerikan.

Read more:Lufta/ SHBA dhe Irani pranë dakordësisë për një marrëveshje! Raketa godet një automjet në bazën italiane të UNIFIL! Trump bisedë telefonike me Netanyahun

Edhe brenda kampit mbështetës të administratës amerikane ka pasur kritika se objektivat fillestare të luftës po zbuten. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u pyet së fundmi nga gazetarët për atë që u cilësua si “heqje dorë” nga kërkesat për dorëzim pa kushte dhe ndryshim regjimi në Iran.

Megjithatë, administrata amerikane vazhdon të këmbëngulë se objektivi kryesor mbetet parandalimi i Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Analiza #Cnn #Donald Trump #Gazetarët #Hamasi #iran #Irani #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 4 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by