Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?
Aktualitet

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

• 8 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare thonë se shtyrja është e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle.

Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor – i cili nisi para gjashtë vjetëve me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi – po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.

Aktgjykimi pritej të shpallej në mesin e këtij muaji, rreth tre muaj pas përfundimit të gjyqit në shkurt. Dhe, vendimi për shtyrjen e tij përtej 20 korrikut, u cilësua si “i paarsyeshëm”.

Gjykata – e cila formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë – u arsyetua se shtyrja erdhi për shkak të “kompleksitetit të rastit” pa dhënë më shumë shpjegime.

Kompleksiteti i çështjes

Dy ekspertë të huaj të drejtësisë ndërkombëtare – Mathias Holvoet dhe Iva Vukushiq – thonë për Radion Evropa e Lirë se janë disa faktorë që e kanë shtyrë panelin gjyqësor ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit edhe për të paktën dy muaj: numri i të pandehurve, volumi i provave dhe numri i lartë i dëshmitarëve.

“Një arsye e zakonshme është sasia e provave, e cila mund të arrijë në dhjetëra mijëra materiale, numri i madh i faqeve dhe vështirësia e argumenteve (kompleksiteti juridik, që kërkon shumë hulumtim dhe diskutim nga hartuesit e aktgjykimit)”, thotë Vukushiq, historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Read more:Çavkov: Gjykimi për "27 prillin" ishte i kontaminuar politikisht

Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se numri i të akuzuarve gjithashtu e rrit ngarkesën e punës së panelit gjyqësor.

Që të gjithë të pandehurit i kanë ekipet e veta mbrojtëse dhe kjo, sipas Vukushiqit, shton sasinë e punës për gjykatësit, sepse “secili mund të paraqesë argumente të ndryshme ose, ndonjëherë, edhe të përpiqet të zhvendosë fajin te dikush tjetër”.

Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan në këtë gjyq, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë.

Read more:Krimineli Ratko Mlladiq në gjendje të keqe shëndetësore, afër vdekjes

Mathias Holvoet, ligjërues i së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se ky rast gjyqësor është “kompleks, nuk ka dyshim për këtë”, prandaj edhe vjen një shtyrje e tillë.

“Mendoj se është kompleks, para së gjithash, sepse keni të bëni me katër të pandehur. Pra, nuk është vetëm një për të cilin duhet të merret vendimi, janë katër. Pra, kjo e bën të ndërlikuar”, vë në pah Holvoet.

Çfarë reagimesh kishte?

Reagime kishte nga partia më e madhe opozitare në vend e deri të kryeministri në detyrë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – ndër themeluesit e të cilës ishte ish-presidenti Thaçi – tha se shtyrja ishte “goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.

Ajo e quajti atë “dënim i heshtur ndaj tyre përmes vonesave të përsëritura” në një reagim më 6 maj.

Read more:Gjykata tregtare e SHBA-së vendosi kundër tarifave të fundit globale prej 10% të presidentit Trump

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti – i cili është kritik i kamotshëm i gjykatës – tha se ajo nuk është transparente me Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendit tonë në shërbim të së cilit thuhet se është. Edhe një herë theksoj se Kosova ka nevojë për gjykatë normale, jo për gjykata speciale”, u tha Kurti gazetarëve më 7 maj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kritikoi gjithashtu vendimin, duke thënë më 6 maj se ai “thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”.

Holvoet thotë se, pavarësisht reagimeve në Kosovë, shtyrja e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast nuk është e pajustifikueshme, duke e ditur kompleksitetin e çështjes.

“Kur krahasohet me gjykata të tjera, për shembull, Gjykata Ndërkombëtare Penale, aty kur mbyllet gjyqi, ndonjëherë zgjat shumë më tepër shpallja e aktgjykimit. Pra, nga kjo perspektivë, nuk mendoj se është e pajustifikuar që ata zgjasin më shumë”, thekson Holvoet.

Por, sipas tij, në këtë rast është shumë e rëndësishme mënyra se si dhe kur Gjykata Speciale njofton për një shtyrje të tillë.

Read more:Sanksionet franceze ndaj Iranit do të vazhdojnë deri në rihapjen e Hormuzit

Gjykata kishte njoftuar në shkurt, pas mbylljes së çështjes më 18 shkurt, se gjykatësit do t’i fillonin kuvendimet për të marrë vendimin e gjykimit brenda 90 ditësh, pa e cekur një datë fikse. Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar se shpallja e vendimit do të mundë të shtyhej për 60 ditë.

Për këtë shtyrje dymuajshe ajo njoftoi më 6 maj, pak para se të mbusheshin tre muaj nga mbyllja e çështjes.

Rregullorja e procedurës dhe e provave e gjykatës thotë se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore dhe se mund të ketë një zgjatje jo më të gjatë se 60 ditë, përveçse kur është patjetër e nevojshme.

Çfarë pritet tash?

Gjykata në njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk nënkupton se aktgjykimi do të shpallet atë ditë, dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër nëse është patjetër e nevojshme.

Holvoet thotë se një shtyrje tjetër mund të sinjalizojë mospajtime mes tre gjyqtarëve që duhet të vendosin për aktgjykimin, edhe pse nuk kërkohet njëzëshmëri.

Read more:Endri Xhafo: Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

“Nëse vazhdon të shtyhet, atëherë mendoj se ka vërtet mosmarrëveshje mbi çështjet themelore. Mbi përgjegjësinë, sigurisht, dhe pastaj edhe mbi dënimin. Sepse, atëherë ndoshta nuk ka më të bëjë me kompleksitetin, por ndoshta me mosmarrëveshje midis gjyqtarëve”, thekson ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit./Radio Evropa e Lirë/

Lexo edhe
Aktualitet

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina

Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Tags: #Albin kurti #Detyrë #Dhomat e specializuara #Evropa #Gjykata #Gjykata speciale #Gjyqi #Krime lufte #Uck

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
Nga të njëjtat tag-e
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
  • Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!
  • Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës
  • “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 27 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 9 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur…

• 10 orë më parë • 9 min lexim
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by