Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës, Bylisi rrëzohet në Kategorinë e Parë! Teuta do të garojë në play-out, skema dhe ndeshjet e ‘Final 4’
Aktualitet

Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës, Bylisi rrëzohet në Kategorinë e Parë! Teuta do të garojë në play-out, skema dhe ndeshjet e ‘Final 4’

• 10 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur sezonin e rregullt me raundin e 36-të që u zhvillua këtë të dielë. As sot nuk mungoi dhuna dhe tensioni, ndërsa në ‘Elbasan Arena’ ndeshja mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës nisi, vijoi dhe u mbyll me sherr dhe tension. KF Tirana shpëton një sezon me shumë të panjohura.

Sipas rezultateve në fushë, Bylisi dhe Flamurtari janë rrëzuar në Kategorinë e Parë, ndërsa Teuta do të kërkojë të shpëtojë sezonin nga faza play-out. Ndërkohë që Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të garojnë në ‘Final 4’, mini-turneun që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ nga 16 – 31 maji dhe do të tregojë se cila mes skuadrave do të fitojë trofeun e kampionit.

Dhuna në Elbasan

KF Tirana fitoi 1-3 kundër AF Elbasanit në ‘Elbasan Arena’, por sfida nisi me tension jashtë stadiumit, për të vijuar më pas me një përleshje në fushë mes dy tifozerive, gjë që çoi në nisjen me vonesë të ndeshjes. KF Tirana shënoi me Myslovic dhe Haxhiun, para se ndeshja të ndërpritej për 14 minuta në minutën e 66-të.

Tifozët hodhën shumë sende në fushë dhe një shishe uji goditi arbitrin Juxhin Xhaja, me këtë të fundit që fërshëlleu ndaljen e sfidës duke u futur në dhomat e zhveshjes. Skuadrat pritën në fushë dhe pas 14 minutash Xhaja u rikthye për të vijuar lojën, teksa KF Tirana në fund fitoi 1-3.

Ndeshjet e tjera

Në “Niko Dovana”, Teuta fitoi 3-2 ndaj Egnatias, por përfundon në vendin e tetë, që do të thotë që do të luajë në play-out me një ekip të Katgeorisë së Parë. Në finalen e mbijetesës, Vora fitoi 5-2 ndaj Bylisit dhe siguron qëndrimin në elitë për sezonin e ri. Ballshiotët i bashkohen Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Në “Arenën e Demave”, Partizani fitoi 2-1 ndaj Dinamos në derbin e kryeqytetit. Vllaznia fitoi 2-0 kundër Flamurtarit.

Si funksionon, përballjet dhe datat e ‘Final 4’

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të garojnë në ‘Final 4’. Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje.

Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.

Ndeshjet dhe datat:

Vllaznia vs Dinamo, 16.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

Read more:Superliga/ Sot pritet estrada e radhës në raundin e parafundit, ‘bookmakersat’ nxjerrin fitues me diferencë Flamurtarin e Vorën! Anomalitë dhe koeficientët

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

*Të gjitha ndeshjet e ‘Final 4’ do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.

Superliga, raundi 36-të (i fundit):

E diel, 10 maj 2026 – 16:00

AF Elbasani 1-3 KF Tirana

Partizani 2-1 Dinamo

Teuta 3-2 Egnatia

Vllaznia 2-0 Flamurtari

Vora 5-2 Bylis

Renditja e Superligës pas sezonit të rregullt:

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:31

Mësohen ndeshjet dhe datat e përballjeve në ‘Final 4’, si funksionon skema për shpalljen e kampionit të Superligës

1778430758_superliga.jpg

Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të garojnë në ‘Final 4’, mini-turneun që do të nxjerrë skuadrën kampione të Superligës. Të gjitha ndeshjet e fazës ‘Final 4’ do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në periudhën 16-31 maj 2026.

Read more:VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë

Sipas rregullores, pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.

Përballjet në ‘Final 4’:

Java 1

Vllaznia vs Dinamo, 16.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Java 2

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00

Java 3

Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

Read more:Sot raundi i fundit i Superligës, Vora – Bylis një finale mbijetese! Sytë edhe nga AF Elbasani – Tirana, Shehi: Të shmangim katastrofën, dua të qëndroj këtu

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

Ora 17:34

Goditet arbitri Juxhin Xhaja, ndërpritet për 14 minuta ndeshja në Elbasan

1778427327_elbasan.JPG

Vijon me tensione ndeshja në ‘Elbasan Arena’. Në minutën e 66-të tifozët hodhën shumë sende të forta nga tribuna kryesore e stadiumit, teksa një shishe uji ka goditur arbitrin Juxhin Xhaja.

Menjëherë pas ngjarjes, kryesori ka fërshëllyer duke ftuar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Vetë Xhaja dhe arbitrat e sfidës u futën në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadrat qëndruan në fushë. Pas 14 minutash ndërprerje, arbitrat u rikthyen në fushë duke vijuar ndeshjen.

Deri në këtë minutë KF Tirana po fitonte 0-2 me golat e Myslovic dhe Haxhiut.

Read more:Dramë për Kukësin dhe AF Luftëtarin, rrëzohen në Kategorinë e Dytë! Sopoti e Bylis B ngjiten në të Parën pas penalltive

Ora 16:04

VIDEO/ Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia! Ndeshja nisi me vonesë

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës nisi me katër minuta vonesë në ‘Elbasan Arena’. Shkak për këtë u bë një sherr masiv mes tifozerive të të dyja skuadrave.

Ultrasit e dy klubeve u futën në fushë dhe kanë sulmuar njëri-tjetrin, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale që situata të qetësohej disi.

Më herët tensioni nisi jashtë stadiumit, ndërsa vijoi edhe brenda tij. KF Tirana kërkon të paktën një pikë sot në udhëtim për të shmangur zonën play-out.

Ora 15:49

VIDEO/ Tension jashtë stadiumit ‘Elbasan Arena’ në prag të ndeshjes AF Elbasani – KF Tirana

Sot në orën 16:00 do të fillojë sfida mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës, e vlefshme për javën e fundit në Superligë. Policia në Elbasan ka marrë masa të shtuara në lidhje me këtë duel, pasi dihet tensioni mes dy tifozerive.

Paçka kordonit të policisë dhe forcave speciale, në prag të nisjes së ndeshjes ka pasur një përplasje në distancë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës jashtë stadiumit ‘Elbasan Arena’. KF Tirana kërkon të paktën një pikë sot në udhëtim për të shmangur zonën play-out.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #af elbasani #af luftetari #Bylis #Dinamo #egnatia #flamurtari #fshf #Kukesi #partizani #superliga #Teuta #tirana #Vllaznia #vora

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vala e të nxehtit, meteorologia: Javën e ardhshme termometri do të shënojë 40 gradë celcius! Pas 20 korrikut mot i paqendrueshëm
  • FOTOLAJM/ Protesta kundër kryeministrit! “40 ditë Tirana digjet Rama krihet”, mesazhet e qytetarëve nëpërmjet pankartave: Arrestoni Belindën
  • 4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
  • Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
  • LIVE- Dita e 38 e revoltës! “Ne po bëjmë revolucion, s’ka botëror që na ndalon”, nis marshimi drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by