Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Opozita që u bë jehonë e pushtetit
Aktualitet

Opozita që u bë jehonë e pushtetit

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka një ironi të hidhur mbi realitetin politik shqiptar, ku dikur opozita ishte thirrje dhe sot është jehonë. Partia Demokratike, që u ngrit si zë kundërshtimi, sot endet si një trupë e lodhur, e frikësuar edhe nga hija e kryetarit të saj. Pra, opozita nuk është më përballje. Ajo është kthyer në një pasqyrë të shtrembëruar ku pushteti sheh veten dhe qetësohet. Dikur e trondiste sistemin, sot thjesht po shërben ta zbukurojë atë me iluzionin e pluralizmit.

Në këtë shuarje të ngadaltë të opozitës nuk ka vetëm humbje votash, por ka humbje kuptimi. Nuk ka më ide që lindin nga brenda partisë, por vetëm përsëritje të zbehta të ideve që dikur i jepnin asaj identitet. Nuk ka më guxim për të thyer rrethin e mbyllur ku kryetari ka lidhur bashkëpunëtorët e vet, por vetëm pajtim të heshtur me një realitet që i mban të gjithë peng të së njëjtës figurë. Dhe sa më shumë ngushtohet ky rreth, aq më shumë zbehet edhe vetë opozita.

Read more:Klubi turk ‘Galatasaray’ fton Dua Lipën për festën e titullit kampion, ofertë prej 2 milionë dollarësh për 4 këngë

Por më e rëndë se kjo zbehje është heshtja turpëruese që e shoqëron. Një heshtje që nuk vjen nga padija, por nga llogaria; që nuk lind nga pafuqia, por nga dakordësia. Sepse kur një lider edhe i sanksionuar nga perëndimi, edhe i përballur me drejtësinë, edhe humbësi më i madh i viteve të fundit politike kandidon pa asnjë alternativë reale, heshtja nuk është më neutralitet — është zgjedhje.

Read more:Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë

Ndërkohë, mbi gjithë këtë teatër politik qëndron një e vërtetë e ftohtë. Fatkeqësia më e madhe e opozitës nuk është vetëm brenda saj, por edhe në mënyrën se si ajo po i shërben pushtetit. Sepse pushteti nuk ka nevojë për një kundërshtar të fortë; i mjafton një kundërshtar i lodhur, i parashikueshëm dhe i mbajtur në jetë si dekor i demokracisë. Një opozitë e tkurrur, edhe nëse nesër nxjerr vetëm pak deputetë, mjafton për të ruajtur fasadën e garës politike dhe vazhdimësinë e një pushteti që nuk ndjen rrezik real. Prandaj figura e vjetër kërkon të mbetet në krye pa garë: jo sepse sjell fitore, por sepse tashmë të gjithë e kanë kuptuar se vetëm humbja e opozitës është fitore për kryetarin e saj.

Por, opozitat që mbyllen rreth një njeriu shuhen bashkë me hijen e tij. Vetëm ato që hapin dyert për mendimin, garën dhe brezin e ri mund të bëhen shpresë për qytetarët. Partia Demokratike, edhe pas humbjes së rëndë të vitit 2025, vazhdon të kërkojë shpëtim tek i njëjti emër, tashmë i konsumuar politikisht dhe i rënduar nga konfliktet me drejtësinë dhe izolimi ndërkombëtar. E thënë qartë, kjo nuk është më një betejë për fitore politike. Kjo është vetëm një përpjekje për mbijetesën e një kryetari që e ka lidhur fatin e partisë me fatin e vet. Dhe kur një forcë politike humbet guximin për t’u përballur me vetveten, ajo pushon së jetuari për të ardhmen dhe nis të tërhiqet zvarrë nga nostalgjia e së shkuarës.

Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!

Kështu rrënimi nuk vjen më si krizë, por si ritual. Fjalët thuhen, por nuk peshojnë; betejat shpallen, por nuk ndodhin; koha kalon dhe rrënimi bëhet më i thellë. Pra, ndryshimi nuk shihet më si shpëtim, por si rrezik.

Read more:A do të mbijetojë NATO? “E marr guximin të dyshoj”, thotë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer

Në fund mbetet një pamje e trishtë. Një opozitë që nuk është më kundërshtare, por dëshmitare e vetvetes që shuhet. Një trup që ende lëviz, por nuk jeton më. Një zë që ende dëgjohet, por nuk thërret askënd. Dhe kur historia të kthejë faqen, ajo nuk do të pyesë vetëm kush foli më fort, por edhe kush heshti kur duhej të fliste.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #jetë #opozita #Partia Demokratike #PD #Perëndimi #sali berisha #shqiptar #Vilant Xhori #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen. Banorët e Xibrit kundërshtojnë bashkimin me Matin: Largohen shërbimet
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • “Do të kthehem”/ Gonzato i jep lamtumirën Shqipërisë: Atë ditë s’do të kem nevojë për pasaportë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 28 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 16 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 13 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by