Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U vra me urdhër të Sulltanit në 9 maj 1906, Bido përkujton veprën e shqiptarit të Çamërisë Abedin Dino: Figurë e madhe e Rilindjes! Përkushtimin ndaj Kombit e pagoi me jetë
Aktualitet

U vra me urdhër të Sulltanit në 9 maj 1906, Bido përkujton veprën e shqiptarit të Çamërisë Abedin Dino: Figurë e madhe e Rilindjes! Përkushtimin ndaj Kombit e pagoi me jetë

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në 9 maj të vitit 1906 me urdhër të Sulltanit u vra Abedin Dino, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare shqiptare, i lindur në Prevezë të Çamërisë. Dino ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit, themelues i Komitetit Shqiptar të Janinës dhe organizator i Kuvendit të Prevezës.

Ai ishte një nga zërat më të rëndësishëm politikë e diplomatikë të shqiptarëve dhe ka marrë pjesë aktivisht në përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe, përkrah figurave si Abdyl e Sami Frashëri, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Vaso Pasha dhe Zija Prishtina.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Ardit Bido ka përkujtuar veprën e Abedin Dinos, teksa ka shkruar se kujtimi për figura si Abedin Dino është kujtesë për sakrificën, vizionin dhe përpjekjen e shqiptarëve për liri e dinjitet kombëtar

Read more:Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas

Bido ka shkruar se ‘në 12 shkurt 1878, kur andartët zbarkuan në Sarandë, Abedin Dino rroku armët dhe u vu në krye të rezistencës shqiptare për mbrojtjen e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe gjithë trojeve shqiptare të Jugut’.

Sipas deputetit Bido, përkushtimin ndaj kombit, Abedin Dino e pagoi me jetën e tij.

Postimi i Ardit Bidos:

Si sot, më 9 maj 1906, u vra me urdhër të Sulltanit një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Abedin Dino.

Read more:Osmani: Qytetarët më kthyen në LDK

I lindur në Prevezë të Çamërisë, Abedin Dino ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit, themelues i Komitetit Shqiptar të Janinës dhe organizator i Kuvendit të Prevezës, duke u kthyer në një nga zërat më të rëndësishëm politikë e diplomatikë të shqiptarëve në fundin e shekullit XIX.

Ai mori pjesë aktivisht në përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe, përkrah figurave si Abdyl e Sami Frashëri, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Vaso Pasha dhe Zija Prishtina.

Read more:Trump telefonatë me von der Leyen: BE të respektojë marrëveshjen tregtare deri më 4 korrik ose tarifat do të rriten! CNN: Irani do t’i përgjigjet sot propozimit të SHBA-së

Më 12 shkurt 1878, kur andartët zbarkuan në Sarandë, Abedin Dino rroku armët dhe u vu në krye të rezistencës shqiptare për mbrojtjen e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe gjithë trojeve shqiptare të Jugut. Përkushtimin ndaj kombit e pagoi me jetën.

Kujtimi për figura si Abedin Dino është kujtesë për sakrificën, vizionin dhe përpjekjen e shqiptarëve për liri e dinjitet kombëtar. Lavdi veprës së tij!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #abedin dino #ardit bido #Armët #Çameria #jetë #Prishtina #rilindja kombetare #Rrjetet sociale #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Inteligjenca artificiale hyn në kardiologji/ Nga EKG-ja te imazhi i fytyrës, mund të parashikohet rreziku për sëmundje të zemrës
  • VIDEO/ Divjaka nuk ndalet, banorët 46 ditë protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen
  • Zaptoi me forcë ambientet e News24/ Skandali “Kayo”, gazetari: 30 mln euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në kapanon
  • “Mos përdorni emrin tim”/ Audiopërgjimi zbardh skemën, si Ron Yeffet instrukton ukrainasit dhe rusët: Shkoni në Vlorë dhe thoni se përfaqësoni një kompani amerikane
  • Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by