Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët
Aktualitet

GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca e dytë në themel në ngarkim të Ilir Metës, ka nisur me debate pasi të pandehurit kërkojnë transmetimin live. Kërkesa e artikuluar nga mbrojtja e Ilir Metës si dhe e kërkuar dhe nga Monika Kryemadhi është rrëzuar nga gjykata me argumentin se ‘do të krijonte presion publik dhe mediatik’.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat”, ka thënë Kryemadhi.

Avokati mbrojtës i Metës i thotë gjykatës se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës.

“Ky është procesi i vitit, mediat duhet ta transmetojnë live. Nuk duhet t’i ndalini mediat për transmetim live. Nuk keni asnjë bazë ligjore të ndërprisni transmetimin live të mediave”, tha Çakrani.

Read more:Qeveria gjermane refuzon të japë informata mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë

Ndërkohë Monika Kryemadhi ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha përgjimet ambientale e telefonike të ëbra nga prokuroria.

Ilir Meta është i pranishëm në seancë ashtu si dhe Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Piro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi përfaqësohen nga avokatët mbrojtës.

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Read more:Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama

Sot gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë: nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Lajmi në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:00

Fotosekuenca/ Ilir Meta në kafazin prej xhami në GJKKO, mund të komunikojë vetëm me shenja

Këto janë disa foto të shkrepura nga gjyqi i ish-presidentit Ilir Meta, i cili edhe në këtë seancë mbahet brenda kafazit. Siç mund të shihet edhe në foto, Ilir Meta ka vështirësi për të komunikuar me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit në një moment dallohet i afruar pranë kafazit të xhamit dhe mundohet të flasë me Metën përmes një hapësirë të vogël në kafazin e xhamtë.

Read more:Kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës

Në momente të tjera, Meta është fotografuar duke u munduar të flasë vetëm përmes shenjave me gazetarët që ndodhen brenda në sallën e gjyqit, kjo pasi mikrofoni brenda në kafaz është i mbyllur dhe hapet vetëm me miratimin e gjyqtares.

Ora 13:48

Gjyqi në GJKKO/ Meta kërkon transmetim live të seancës, e mbështet dhe Monika Kryemadhi

1778499699_meta.jpeg

Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka kërkuar praninë e mediave dhe transmetimit live të seancës gjyqësore. Kësaj kërkese i është bashkuar dhe Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat.

Read more:Gjyqi për ish-presidentin Meta, sot seanca e radhës në GJKKO! Fatime Kryemadhi, Ema Çoku e Pirro Xhixho kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në Amerikë edhe vrasësi ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Me duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.

Ora 13:26

Ilir Meta prezent në gjyqin në themel në GJKKO, ish-presidenti përshëndet mediat nga kafazi me shqiponjë (VIDEO)

Ish-presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në seancën e dytë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi e të tjerë persona.

Ashtu si në çdo prezencë të tij në sallë të gjyqit, Ilir Meta ndodhet brenda në kafazin e qelqtë. Ai ka përshëndetur mediat duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #akep #cez dia #debate #Ema Coku #fatime kryemadhi #Foto #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Lobimi i LSI ne Uashington #Monika kryemadhi #Pirro Xhixho

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin