Një nga kapitujt më sfidues të grupkapitujve të negociatave është mbrojtja e mjedisit, bëri me dije kryenegociatorja Majlinda Dhuka gjatë raportimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërsa renditi një sërë detyrash të caktuara nga BE për anëtarësimin, Dhuka tha se investimet për mbrojtjen e mjedisit kërkojnë investime të vazhdueshme dhe bashkëpunim për burimet e rinovueshme.
“Është një nga fushat më sfiduese për anëtarësimin dhe pas anëtarësimit duke qenë se kërkon investime të mëdha në infrastrukturën publike e private sa i përket ndotjeve në ajër, ujërave, ndaj do të na duhet të punojmë të gjithë së bashku në lidhje me burimet e rinovueshme”, tha Dhuka.
Gjatë raportimit, Dhuka theksoi punën intensive për forcimin e sistemit të drejtësisë, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Mbeten ende ‘pezull’ kapitujt për drejtësinë e sigurinë, ndërsa mbyllja e negociatave pret përfundimin e diskutimeve të vendeve anëtare.
“Po diskutohen kushtet për kapitujt drejtësia dhe siguria. Shqipëria pret me interes të lartë përfundimin e diskutimeve me vendet anëtare. Kjo do t’i jepte vendit dritën jeshile për t’u futur formalisht në fazën e mbylljes së negociatave”, tha Dhuka.
101 është numri i kushteve që BE ka paraqitur për fazën e mbylljes së negociatave.
“Kemi hartuar 31 draftplane pune në të cilat janë zbërthyer planet e veprimit për 600 nisma evropiane që në disa raste janë nisma ose ndryshime ligjore”, tha Dhuka.
Në 10 prej grupkapitujve, kryenegociatorja nënvizoi se ka përfunduar puna (teknikisht) në 3 prej tyre dhe vijon puna për 7 të tjerë. Në vijim, Kuvendit do t’i paraqiten për shqyrtim 8 paketa ligjore.
“Për 3 nga këto kapituj mendojmë se i kemi përmbushur teknikisht të gjitha kushtet. Jemi në pritje të vlerësimit nga ana e tyre, por në fazë të avancuar janë edhe 7 kapituj. Konkretisht kemi përfunduar punën për marrëdhëniet me jashtë, kërkimin shkencor, kulturën dhe arsimin, kurse në të tjerët vijon puna. Do të paraqiten rreth 8 paketa të rëndësishme ligjore për shqyrtim në Kuvend”, bëri me dije Dhuka.
Një nga pikat më të rëndësishme që do të vijojë puna është legjislacioni për mashtrimin financiar dhe marrëdhëniet me jashtë.
“Ndryshimi i Kodit Penal në lidhje me direktivat për mashtrimin financiar. Jemi në diskutime me Komisionin Europian, si dhe marrëdhëniet me jashtë ku Kuvendi ka miratuar një ndryshim në lijgin për investimet e huaja, por është afruar edhe rregullorja dhe është hartuar një plan për të përafruar marrëveshjet mes vendeve të treta dhe BE”, përmbylli Dhuka raportimin e saj.
Zëvendëskryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, pati kritika për raportimin e kryenegociatores duke thënë se qeveria nuk jep informacione lidhur me procesin e negociatave. Vokshi deklaroi se raporti nuk është realist dhe pyeti Dhukën nëse edhe vetë ajo e beson raportin e qeverisë. Sipas saj, nuk ka asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa asnjë nga kriteret bazë për integrimin nuk është përmbushur.
“A i besoni ju vetë ato që na i paraqitët si arritje? Problematikat i kemi të gjithë mbi supe. Çdo qytetar e ndjen peshën e korrupsionit. Sa më shumë korrupsion, aq më pak shërbime. Sot vendi ndodhet në varfëri të thellë dhe këtë e thonë institucionet ndërkombëtare. Referojuni raportit të Komisioni AFET, aty ka një listë të gjatë çështjesh, por ju nuk e merrni për bazë. Nuk i referoheni as raportit të OSBE/ODIHR, pra po shpërfillni raportet ndërkombëtare. Ju këtë proces e trajtoni si sekret. Kjo është pyetja më e rëndësishme: cilat janë kushtet? Si mund të bëhet vlerësimi pa i ditur këto detaje?Pse e mbani top sekret procesin? Pse nuk i bëni publike? Çdo gjë e marrim nga komisioni, asgjë nga qeveria shqiptare. 0 informacione. Kush e vendos ka pasur përparim apo regres kur nuk bëhet publike? Do ju kërkoja ta bëni publike. Raportimi juaj është në linjën editoriale Rama-Vuçiç? Sa të sigurta janë fondet? S’na folët asnjë fjalë për IBAR-in. Keni prodhuar raporte, plane integrimi, por cilat janë faktet? 0 rezultat”, tha Vokshi.
Read more:Kosova feston 9 Majin, Palatova: Ju duam pjesë e këtij Bashkimi Evropian
Lajm në përditësim…
Raporti i IBAR, Dhuka: Procesi s’ka as ngecje, as vonesë! Duhet të respektojmë diskutimet e vendeve anëtare

Diskutimi i IBAR-it nuk ka asnjë vonesë, theksoi kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Procesi nuk ka as ngecje dhe vendet anëtare kanë nisur diskutimin prej dy muajsh, gjë që Shqipëria duhet ta respektojë, u shpreh ajo.
“Nuk ka asnjë vonesë, nuk ka asnjë ngecje të këtij procesi. Diskutimi mes vendeve anëtare ka filluar në mars, vazhdon, është procedurë normale e diskutimit mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Së pari vizitohet progresi i Shqipërisë për mjaftueshmërinë, cilësinë dhe identifikuar drejtime të reja përmirësimi. Së dyti, vendet anëtare diskutojnë për kushtet e mbylljes së negociatave. Shqipëria duhet të respektojë këtë proces diskutimesh. Diskutimet vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe kanë vetëm dy muaj”, tha Dhuka.
Integrimi në BE/ Kryenegociatorja Dhuka: Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale duhet të jenë prioritet

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka raporton përpara Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme teksa tha se 2 janë reformat kryesore për sa i përket integrimit në BE, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, që kanë ndikim direkt në zgjedhjet vendore 2027.
“Dy reformat kryesore, reformën elektorale ku rekomandimi është që përmirësimi të kryhet pararendje në zgjedhjet 2027. E dyta, ka rëndësi të ketë progres mbi bazë konsensusi sa i përket reformës territoriale që ka lidhje edhe me zgjedhjet vendore 2027. Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi do të shqyrtojë disa çështje organike që lidhen me institucionet e pavarura dhe mendoj që Kuvendi mund të luajë rol më të madh sa i përket ndërtimit të konsensusit publik dhe shoqëror dhe deputeti përfaqësues i qytetarëve do ta vlerësoja shumë që të punojë në këtë drejtim. Konsultimi publik, ka një shikueshmëri të lartë lidhur me projektligjet që shpallen për konsultim publik, ka edhe komente në çështje të ndryshme me interes të veçantë, por edhe raste kur nuk ka komente. Jam dakord që duhet të punojmë për të rritur aftësinë e grupeve të interesit. Jam dakord me konsideratat që koha është tani për ta forcuar zbatimin”, tha Dhuka.
Raporti i IBAR, Dhuka: Procesi s’ka as ngecje, as vonesë! Duhet të respektojmë diskutimet e vendeve anëtare

Diskutimi i IBAR-it nuk ka asnjë vonesë, theksoi kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Procesi nuk ka as ngecje dhe vendet anëtare kanë nisur diskutimin prej dy muajsh, gjë që Shqipëria duhet ta respektojë, u shpreh ajo.
“Nuk ka asnjë vonesë, nuk ka asnjë ngecje të këtij procesi. Diskutimi mes vendeve anëtare ka filluar në mars, vazhdon, është procedurë normale e diskutimit mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Së pari vizitohet progresi i Shqipërisë për mjaftueshmërinë, cilësinë dhe identifikuar drejtime të reja përmirësimi. Së dyti, vendet anëtare diskutojnë për kushtet e mbylljes së negociatave. Shqipëria duhet të respektojë këtë proces diskutimesh. Diskutimet vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe kanë vetëm dy muaj”, tha Dhuka.
‘Dashnorët e anëtarësimit’, Balla i bën një ftesë opozitës për procesin e integrimit: Ngrijeni njëherë kartonin jeshil! Ironizon Himçin

Akuzave të opozitës se nuk kanë marrë në dorë listën e projektligjeve, Taulant Balla iu përgjigj duke e mbajtur shkresën në dorë dhe duke iu kujtuar se gjithçka është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ndërsa pati edhe një ftesë.
“Gjejeni veten te njëri prej tyre dhe t’ju them bujrum, faleminderit! Një votë, ngrije njëherë një karton jeshil për Shqipërinë anëtare në BE, po e jap dhe unë një dorë, po e vë një tullë, ju dashnorët e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Balla.
Ndërsa solli në vëmendje fjalët e Marta Kos se Shqipëria është “shembull i transformimit”, pati edhe ndërhyrje nga Blendi Himçi (i cili s’mund të dëgjohej në mikrofon), por Balla ia ktheu:
“Hë i shkreti ti kur ta marrësh vesh! Nejse! Mali i Zi i ka nisur bisedimet në qershor 2012 dhe aitj që i shërben ti, që është deputet i atij që ishte atëherë që i mban çantën, është gjë tjetër, por presidenca qipriote dhe ajo daneze e vlerësojnë procesin si shumë mbresëlënës”, tha ai.
Më tej, Balla perifrazoi edhe deklaratën e Kaja Kallas për përparimin e Shqipërisë me negociatat, ku sërish ironizoi Himçin:
“Ne duhet të fillojmë përgatitjet sesi Shqipëria ndoshta duhet të jetë gati për të pasur kandidatët e vet në zgjedhjet europarlamentare 2029. Por shyqyr që s’do të të kemi ty, atëherë”, tha Balla.
Integrimi në BE, PD dorëzon amendamentet në Kuvend: Forcim i kontrollit parlamentar mbi qeverinë, refuzim të çdo veprimi që devijon procesin

Grupi parlamentar i PD ka dorëzuar në Kuvend një sërë amendamentesh lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ndërsa shpreh mbështetjen e plotë për procesin e integrimit dhe transformimin që kërkohet prej tij, amendamentet kryesore të PD lidhen përafrimin e legjislacionit me BE, forcimin e kontrollit parlamentar mbi pushtetin ekzekutiv, pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe refuzimin e çdo veprimi që devijon procesin e anëtarësimit.
Read more:Deputetja Koçeku: Europa duhet ta paraqesë veten si Neoeuropë
Amendamentet e PD:
1. Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikqyrës për procesin e integrimit europian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis communautaire dhe zbatimin e tij konkret në praktikë.
2. Të forcojë kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin, veçanërisht lidhur me financat publike, prokurimet, koncesionet, fondet e BE-së dhe përdorimin e burimeve shtetërore, duke rritur transparencën, auditimin e pavarur dhe llogaridhënien.
3. Të sigurojë pjesëmarrje të plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si garanci për funksionimin real të pluralizmit politik dhe përmirësimin e klimës së dialogut.
4. Të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ndarjen të shtetit nga partia.
5. Të sigurojë respektim të detyrueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura, si themel i shtetit të së drejtës dhe kusht për progres në negociatat me BE-në.
6. Të kërkojë forcim të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së.
7. Të kërkojë përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes së gazetarisë së lirë, transparencës së pronësisë së medias dhe pavarësisë editoriale, duke garantuar mjedis mediatik konkurrues dhe të paanshëm.
8. Të angazhohet në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe të interesave strategjike kombëtare.
9. Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane.
10. Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet me parlamentet homologe.
11. Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë




