Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. David Attenborough nuk është vetëm thesar kombëtar, është gjithashtu personi më radikal në televizion
Aktualitet

David Attenborough nuk është vetëm thesar kombëtar, është gjithashtu personi më radikal në televizion

• 13 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Jonathan Liew / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Tepricat që na ka sjellë sistemi kapitalist duhet të frenohen disi. Njerëzit e zakonshëm në mbarë botën po fillojnë të kuptojnë se lakmia nuk çon në të vërtetë drejt lumturisë. Sistemi ynë ekonomik është bazuar mbi parimin e fitimit: duhet të dalësh nga viti duke pasur fitim, dhe sa më i madh të jetë fitimi që ke bërë, aq më mirë është. Në afat të shkurtër kjo funksionon, por përfundon në katastrofë.

Read more:Keni probleme me kujtesën dhe përqendrimin? Studiuesit këshillojnë të matni perimetrin e belit

Në këtë pikë, duhet të rrëfehem. Mendimet e mësipërme nuk janë fare të miat. Në fakt, ato janë vjedhur, përvetësuar, marrë fshehurazi nga një mendimtar radikal, shumë më erudit se unë. Pra, koha për një kuiz: cili zjarrvënës i majtë i tha këto fjalë? Zack Polanski? Antonio Gramsci? Ash Sarkar? Të paktën, ndoshta do të supozonit se, në klimën aktuale, kushdo që guxon të shprehë këto mendime të rrezikshme margjinale do të përjashtohej në skajet e jetës sonë kulturore, duke u lejuar vetëm herë pas here të dalë për t’u sulmuar në emisionin e Jeremy Vineit.

Epo, siç ndoshta e keni kuptuar tashmë, në fakt ishte ai tipi i gorillave. Thesari kombëtar. Natyralisti i dashur televiziv 100-vjeçar – i përmendur shpesh në sondazhe si njeriu më i besuar në vend – ishte ai që mbrojti një rishpërndarje të madhe financiare globale në një intervistë për BBC në vitin 2020, duke argumentuar për një të ardhme utopike në të cilën “ata që kanë shumë, ndoshta do të kenë pak më pak, dhe ata që kanë shumë pak do të kenë pak më shumë.”

Read more:Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Dhe, sigurisht, David Attenborough ka vite që përpiqet të na tregojë se çfarë mendon në të vërtetë. Ai votoi me krenari për qëndrimin në BE, ka sulmuar Michael Govein, flet pozitivisht për përfshirjen e të rinjve në politikë dhe, në vitin 2016, mbështeti – vetëm pjesërisht me shaka dhe sado pa mençuri – vrasjen e Donald Trumpit. Ai fliste për rreziqet e konsumit masiv, kapitalizmit shfrytëzues dhe mjerimeve të ekonomisë së tregut shumë kohë përpara se dokumentari Planeti i kaltër II [Blue Planet II] të transmetonte pamje të një balene të mbytur nga plastika me muzikë të trishtë në sfond. Ai ka paralajmëruar për katastrofën klimatike të shkaktuar nga njeriu – me tone gjithnjë e më alarmuese dhe të ashpra – prej rreth dy dekadash. Pyetja – teksa ai hyn në një dekadë të 11-të sinqerisht të pabesueshme të jetës – është nëse dikush është ende i gatshëm ta dëgjojë.

Sigurisht, kushdo që ka parë homazhin për 100-vjetorin e tij në BBC One do ta kishte të vështirë të pajtonte radikalin e qetë të përshkruar më sipër me të moshuarin e përzemërt që nderohej në skenën “Royal Albert Hall”. Një galaksi personazhesh të famshëm u sollën për të dhënë bekime të ngrohta. Një letër urimi për ditëlindje nga Mbreti Charles u soll në Londër nga një grup dhelprash dhe iriqësh CGI [Computer-Generated Imagery]. Përtej disa frazave të paqarta për “mbrojtjen e planetit”, aktivizmi dhe botëkuptimi i Attenboroughut mbetën plotësisht të fshehura. Kriza klimatike nuk u përmend as edhe një herë.

Read more:Prishtina Trails 2026: Vrapim në natyrë e me mendje për mbrojtjen e Gërmisë

Ky është, sigurisht, Attenborough me të cilin diskursi ynë publik ndihet më rehat: i depolitizuar, i adhuruar globalisht, një arushë pelushi [Paddington Bear] në madhësinë e një njeriu, i përshtatshëm vetëm për adhurimin tonë. Ai që na mëson për bretkosat e pemëve, këlyshët e fokave dhe insektet, pa kërkuar asgjë në këmbim. Dhe, ndoshta këtu ka pyetje më të vështira për t’u trajtuar: deri në ç’masë ai ka qenë forcë për ndryshimin kuptimplotë dhe revolucionar që kërkon, dhe deri në ç’masë popullariteti i tij i gjerë dhe i padëmshëm ka qenë më shumë pengesë sesa ndihmë, duke u lejuar të fuqishmëve të shtiren sikur shqetësohen për planetin kur shmangin kompromiset e vështira dhe të dhimbshme që nevojiten për ta mbrojtur.

Read more:Vladimir Putini tani është i frikësuar

Personalisht, jam i prirur t’i jap Attenboroughut përfitimin e dyshimit për këtë çështje. Në thelb, ai ka qenë gjithmonë më shumë gazetar sesa shkencëtar, i vetëdijshëm mbi të gjitha për rëndësinë e takimit me publikun aty ku ndodhet, dhe jo aty ku ai do të donte të ishte. Programet e tij janë përqendruar gjithmonë, që nga parimet themelore, te bukuria dhe magjepsja e botës natyrore, duke e paraqitur ruajtjen e saj si një akt ndërgjegjeje dhe jo sakrifice. “Nëse duam t’i bindim njerëzit të marrin vendime për jetën e tyre e që ndikojnë te pagat dhe kushtet e tyre të jetesës,” tha ai në një intervistë të vitit 2008, “nuk do ta arrijmë kurrë këtë nëse ata nuk dinë diçka për botën natyrore nga e cila janë shkëputur.”

Për një “liberal të majtë standard dhe të mërzitshëm,” siç e përshkroi njëherë veten në një intervistë për New Statesman, Attenborough e ka kuptuar gjithmonë rëndësinë e spektaklit mbi polemikën. Pamja vlen më shumë se fjala. Dhe, ndërsa mbetet pakicë e konsiderueshme në të djathtën kundër objektivit net-zero që pa sukses është përpjekur ta kthejë atë në figurë të urryer – vitin e kaluar deputeti i Reform UK, Danny Kruger, e përshkroi si “anti-njeri” – ai mbetet i besueshëm dhe me kredibilitet, ndoshta i vetmi eko-socialist në Britani të cilin shtypi i djathtë nuk është përpjekur ta dëbojë nga puna.

Read more:Përfundon në spital këngëtarja e famshme Bonnie Tyler

Ajo që marrim në vend të kësaj është një Attenborough pa yndyrë, një Attenborough i zhveshur nga të gjitha instinktet e tij aktiviste dhe nga shumë diagnoza largpamëse për mënyrën se si njerëzimi ka gabuar. Ndoshta, po ta mendosh mirë, nuk është çudi që ai ndiqet kudo që shkon nga tingujt e duartrokitjeve dhe fanfarave. Kjo na kursen mundimin për të dëgjuar atë që ai thotë në të vërtetë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bbc #David attenborough #Gazetar #jetë #Londër #mbreti charles #Njerëzimi #Plastika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide
  • Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen. Banorët e Xibrit kundërshtojnë bashkimin me Matin: Largohen shërbimet
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 30 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 16 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by