Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika
Botë

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Laburiste britanike po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa presioni ndaj kryeministrit Keir Starmer për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë dhe partisë po rritet ndjeshëm.

Më shumë se 80 deputetë laburistë, që përbëjnë rreth një të pestën e grupit parlamentar, po kërkojnë hapur dorëheqjen e Starmer dhe zëvendësimin e tij me një lider të ri. Situata është tensionuar edhe më shumë pasi tre anëtarë të qeverisë dhanë dorëheqjen, duke iu bashkuar thirrjeve kundër kryeministrit.

24 orët e fundit konsiderohen ndër më të vështirat për Starmer që nga marrja e detyrës, vetëm pak ditë pas humbjeve të mëdha të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Angli, Uells dhe Skoci, ku partia humbi rreth 1,500 këshilltarë.

Sipas mediave britanike, pakënaqësia ndaj liderit laburist po vjen si nga krahu i majtë ashtu edhe nga ai i djathtë i partisë, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e tij për të mbijetuar politikisht.

Read more:Sondazhi trondit Laburistët: Shumica e anëtarëve nuk besojnë më te Starmer

Megjithatë, Starmer vazhdon të ketë mbështetje brenda partisë. Një grup prej 103 deputetësh dhe sekretarësh parlamentarë kanë nënshkruar një letër në mbështetje të tij, duke deklaruar se “kjo nuk është koha për gara lidershipi”.

Në letrën e tyre, deputetët theksojnë se pas rezultateve të dobëta zgjedhore, partia duhet të fokusohet te rikthimi i besimit të elektoratit dhe jo te përçarjet e brendshme.

“Kemi një detyrë të vështirë përpara nesh për të rifituar besimin e votuesve. Kjo punë duhet të nisë menjëherë dhe jo me një betejë për lidershipin”, thuhet në deklaratë.

Read more:PDK fut në listë për deputet ish udhëheqësin e UÇK-së, Miftar Kurti dhe kolonelin Skender Hoxha

Sipas BBC-së, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Starmer u ka bërë të qartë bashkëpunëtorëve të tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, madje duke sfiduar kritikët e tij që ta rrëzojnë nëse kanë mbështetjen e nevojshme.

Pas mbledhjes, dy prej aleatëve të tij më të afërt, ministri i Strehimit Steve Reed dhe ministri i Punës Pat McFadden, deklaruan publikisht se vazhdojnë ta mbështesin kryeministrin.

Megjithatë, vala e pakënaqësisë duket se po zgjerohet. Numri i deputetëve që kërkojnë largimin e Starmer raportohet të ketë arritur në 88, ndërsa statuti i Partisë Laburiste parashikon se mjaftojnë 81 deputetë, ose 20% e grupit parlamentar, për të nisur procesin formal të zëvendësimit të liderit.

Read more:Vitia: Pajisje të reja dhe aneks i ri në Spitalin e Vushtrrisë, projekt 7.5 milionë euro

Mes ministrave që kanë dhënë dorëheqjen është edhe Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, e cila sipas raportimeve mbështet kërkesat për ndryshim në krye të partisë.

Ndërkohë, emrat e mundshëm për të zëvendësuar Starmer kanë nisur të qarkullojnë në mediat britanike. Mes tyre përmenden ministri i Shëndetësisë Wes Streeting dhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner. Një tjetër emër që diskutohet është ai i Andy Burnham, megjithëse ai nuk është aktualisht deputet.

Kriza e brendshme po e vendos Partinë Laburiste përballë një periudhe të vështirë politike, ndërsa e ardhmja e Keir Starmer në krye të qeverisë britanike mbetet e pasigurt.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #angli #Bbc #Deputet #Detyrë #E ardhmja #Gara #Keir starmer #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin