Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria
Aktualitet

Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria

• 13 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre ishin çështjet kryesore për të cilat kryenegociatores Majlinda Dhuka iu desh të jepte sqarime para Komisionit të Jashtëm teksa bëri një pasqyrim të procesit të integrimit europian. Opozita kërkoi më shumë informacion mbi çështjet që thotë se po bllokojnë integrimin, siç është dosja “Balluku” apo “AKSHI”, ndërsa u fokusuan edhe tek IPARD apo marrëveshjet e investimit me vendet jashtë BE-së.

Juristi Kresnik Spahiu, i ftuar në Repolitix, tha se zotimi i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste për mbylljen e negociatave në 2027, ose brenda këtij mandati qeveriës, është vërtetë objektiv dhe realist.

Read more:Integrimi në BE, kryenegociatorja Dhuka: Mbrojtja e mjedisit, ndër fushat më sfiduese! Investime në infrastrukturën publike e private

“Socialistët nuk kanë pse të vendosin një datë më që mund të hapë probleme vetëres së tyre, nëse ata rrisin pritshmëritë e publikut dhe gjejnë një datë brenda mandatit të tyre, nuk besoj se do të bënin gjë tjetër veçse do të zgjidhnin. Shqipëria në shumë aspekte është përpara Malit të Zi. Mali i Zi është një shtet i korruptuar më shumë se Shqipëria. Politika, qeveria, gjyqësori dhe policia e Malit të Zi absolutisht është e faktuar që është një nga shtetet më të korruptuara në rajon. Nuk do të kishte asnjë arsye që Mali i Zi të kishte prioritete përpara Shqipërisë”,- tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:08

Ndarja administrative / Spahiu: PS pazar me PD duke i dhënë më shumë bashki

Juristi Kreshnik Spahiu parashikon se nga reforma territoriale numri i bashkive në Shqipëri do të rritet, dhe nga kjo do të përfitojë edhe Partia Demokratike.

Read more:Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria

Në Repolitix, Spahiu tha se Partia Socialiste do të pranojë një ndarje administrative që mund të favorizojë PD-në.

“Nëpërmjet këtyre tryezave këta e blerë opozitën, në fund nëpërmjet ndarjes së administratave këta do kënaqin Berishën dhe PD duke i dhënë disa bashki, sepse mund e ndajnë demokratikisht, me nënkulturë, sipas rezultateve që ka, këta në fund do bëjnë ndarje elektorale. Do i thonë Berishës: në ca zona s’fiton ti, merri këto 20 bashki, do kënaqsin dhe me reformën zgjedhore, do e bëjmë me 100 deputetë. Gjithë këtë historinë e sharjeve e baltosjes PD e di pse e bën, bën presion që të japë ndonjë gjë. Duke kapur 2 bashki kap disa deputetë më shumë. Duke kapur bashkitë ke administratë, buxhet, ke njerëz të punësuar”,- tha Spahiu.

Read more:Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit/ Avokati i Gëllçit: Ka përmbledhur ato që Strasburg vlerësoi për klientin tim! Do hapim gjyq për dëmshpërblim

Ora 22:09

Spahiu: PD e vetmja opozite në bote që shan dhe baltos vendin e vet në BE

Në çdo hapësirë europiane që me sforco arrin të gjejë, Sali Berisha nuk heziton të “nxijë” Shqipërinë, duke e portretizuar me ekzagjerim për problemet që ka, por edhe duke shpikur aty ku situata është pozitive dhe e përmirësuar.

I ftuar në Repolitix, Juristi Kreshnik Spahiu thotë se opozita shqiptare është e vetmja në botë që për politikën e ditës është e gatshme të pengojë hapat historikë te vendit.

Read more:Nuk e përmend Kosovën, Kos: Të gjitha vendet e Ballkanit kanë vend në BE

Në strategjinë e Berishës, Spahiu thekson edhe paradoksin: Kryedemokrati sulmon vazhdimisht ambasadorin e Bashkimit Europian, ku ankohet vazhdimisht.

“Dua të bëj një pyetje për publikun. Shqipëria nuk i plotëson standardet në çdo lloj rasti, si t’i bësh presion, si mos t’i bësh, Shqipëria nuk e bën dot si Holanda. Kemi një Shqipëri pa standarde, e duam në BE apo jashtë BE-së? Të shkojmë të gjithë të ankohemi në BE mos na fusni se nuk i plotësojmë standardet? Kjo kërkon një përgjigje. Unë shikoj një popull të ndarë sipas pasionit politik. Socialistët e duan Shqipërinë në BE, demokratët e shohin si futjen e Ramës në BE.

Read more:Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur! Duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale

Nëse Shqipëria hyn në BE, është meritë e qeverisë aktuale, por nëse Shqipëria nuk hyn në BE është përgjegjësi e qeverisë aktuale dhe nuk është faji i opozitës se proteston me molotov. A ka të drejtë Berisha për atë që thotë, që të shkojë në BE dhe të shajë atdheun e vet? Edhe nëse nuk hyn në BE Shqipëria, mos mendoni që do rrëzohet Rama dhe vjen në pushtet Berisha. Edhe të shkosh të ankohesh në BE dhe t’i thuash dhe të merresh me gjininë dhe prirjet seksuale të ambasadorit të BE, kjo është e turpshme. Si ankohesh në BE dhe i shan ambasadorin?”

Lexo edhe
Aktualitet

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

Aktualitet

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

Tags: #AKSHI #Demokratët #Faji #Holanda #Kreshnik Spahiu #majlinda dhuka #Mali #repolitix

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
  • Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele
  • Ndërtimi i sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë/ Veprimet e Trump, reagojnë demokratët: Simbol i largimit të republikanëve nga shqetësimet
  • Sot ju pëlqen qetësia më shumë se zakonisht… parashikimi i horoskopit për sot
  • Mali i Zi i përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 20 minuta më parë
  2. 02
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

Arrestimi i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, në Brazil, ka rikthyer në vëmendje rolin gjithnjë…

• 20 minuta më parë • 5 min lexim
Aktualitet

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se u ka kërkuar negociatorëve amerikanë “të mos nxitohen” për arritjen e një…

• 50 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

Kjo e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Moti parashikohet me kthjellime…

• 50 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by