Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mel Gibson fotografohet në Romë duke përqafuar modelen Antonella Salvucci, 26 vjet më të re se ai
Aktualitet

Mel Gibson fotografohet në Romë duke përqafuar modelen Antonella Salvucci, 26 vjet më të re se ai

Viral Alert News • 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktori hollivudian Mel Gibson u pa në Romë në shoqërinë e aktores dhe modeles italiane Antonella Salvucci, dhe fotot e tyre së bashku shkaktuan reagime të shumta në publik.

Gibson (70) u fotografua duke u puthur me 44-vjeçaren Salvucci gjatë një mbrëmjeje në kryeqytetin italian. Aktori mbante veshur një këmishë të bardhë, xhinse dhe një kapele të bardhë bejsbolli, ndërsa Salvucci ishte veshur me një kostum të ngushtë prej lëkure ngjyrë kafe që i nxirrte në pah figurën e saj.

Çifti u pa gjithashtu duke ecur me krahët rreth belit të njëri-tjetrit, dhe në një moment gjatë mbrëmjes, Salvucci iu përqafua Gibson nga prapa.

Foto: Backgrid

Ata u filmuan më vonë në një Toyota ngjyrë argjendi, me Salvuccin pas timonit.

Read more:Labinot Rexha: Po të mos kishte qenë Alba, nuk do të kishte Big Brother

Sipas news.com, Gibson dhe Salvucci darkuan në restorantin Micalusi Real Fish, pas së cilës ata shkuan së bashku në një tur të vonë në Romë.

Foto: Backgrid

Ata gjithashtu deklarojnë se më pas udhëtuan me makinë drejt pikës panoramike të Zodiakut, e njohur si një vend romantik popullor për çiftet, dhe e përfunduan mbrëmjen duke vizituar atraksionin turistik Fontana dell’Acqua Paola, ku shkëmbyen puthje.

Pavarësisht se fotot tërhoqën vëmendjen e publikut, TMZ raportoi të hënën se Gibson është aktualisht i lirë. Burime pranë aktorit deklaruan se fotot tregojnë momentin kur Gibson i thotë lamtumirë një miku të mirë.

Read more:Billie Eilish pozon për herë të parë me të dashurin e ri në tapetin e kuq

Foto: Backgrid

Mediat kontaktuan përfaqësuesin e Gibson për koment, por nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme.

Gibson konfirmoi ndarjen nga partnerja e tij prej kohësh Rosalinda Ross, me të cilën ishte në një lidhje për nëntë vjet, në dhjetor të vitit të kaluar. Ish-çifti ka një djalë nëntëvjeçar, Lars.

Sipas mediave të huaja, Gibson dhe skenaristi dhe regjisori 35-vjeçar në fakt i dhanë fund fshehurazi lidhjes së tyre rreth një vit më parë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Çiftet #Djalë #Foto #kafe #Mel gibson #Telegrafi #Toyota
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • “Vezët që ia hedhin turinjve i ka pak”/ Rama në New York, Noka publikon të dhënat: Krevati i Perandorit kushton 50,610 dollarë për javë qëndrim
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin