Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Padel Fest 2026", festivali më i madh i padelit në Kosovë
Aktualitet

"Padel Fest 2026", festivali më i madh i padelit në Kosovë

Viral Alert News • 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prishtinë, 13 Maj 2026 – Padel Zone Prishtina do të shënojë 1 vjetorin e themelimit me organizimin e “Padel Fest 2026”, një festival treditor që do të mbahet nga 15 deri më 17 maj dhe që pritet të sjellë atmosferë sportive, argëtuese dhe festive për komunitetin e padelit dhe jo vetëm.

Që nga hapja e saj një vit më parë, Padel Zone është shndërruar në qendrën më të madhe të padelit në Kosovë, duke filluar me 4 fusha dhe duke u zgjeruar në 8 fusha moderne, me qindra lojtarë aktivë dhe mijëra vizitorë gjatë vitit.

Me rastin e këtij përvjetori, organizatorët kanë paralajmëruar një program të pasur aktivitetesh, ku sporti, muzika dhe argëtimi do të kombinohen gjatë tri ditëve të festivalit.

Read more:Vdekja e drejtorit të Bujqësisë në Deçan, policia njofton se ishte vetaksident

Festivali do të nisë të premten, më 15 maj, nga ora 17:00, me hapjen zyrtare, muzikë nga DJ të njohur, lojëra të ndryshme të padelit, sfida shpërblyese, ushqim dhe pije, si dhe aktivitete interaktive për pjesëmarrësit.

Ndërkohë, dita e shtunë do të jetë e fokusuar edhe në aspektin sportiv, ku do të organizohet turneu “1st Anniversary Padel Zone Tournament 2026”, turne i hapur për të gjitha kategoritë. Përveç garave, pjesë e programit do të jenë edhe sesione yoga, recovery sessions, lojëra zbavitëse, spinning wheel me dhurata nga partnerët dhe performanca muzikore gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes.

Dita e fundit e festivalit, të dielën, do të sjellë aktivitete familjare dhe rekreative, përfshirë face painting për fëmijë, maskota, lojëra sociale të padelit, “Play with a Coach”, si dhe muzikë live dhe DJ performanca.

Read more:Pse Seria e re 7 ka një nga interieret më të mira moderne të BMW-së?

Sipas organizatorëve, hyrja në festival do të jetë e lirë, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të provojnë padelin falas gjatë aktiviteteve të ndryshme të organizuara në qendër.

“Padel Fest 2026” pritet të mbledhë sportdashës, partnerë, komunitetin e padelit dhe figura të njohura nga jeta publike, duke e kthyer fundjavën e 15-17 majit në një nga ngjarjet më atraktive sportive dhe sociale të këtij viti në Prishtinë.

Read more:KSHZ: Janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara

Padel Zone ka bërë të ditur se gjatë festivalit do të ketë edhe shumë shpërblime, aktivizime nga sponsorët dhe surpriza të ndryshme për pjesëmarrësit.

Partner medial i këtij festivali është Telegrafi, mediumi më i madh në Kosovë, i cili vazhdimisht mbulon ngjarje sportive dhe sociale me ndikim të rëndësishëm në komunitet.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitete #Femije #jetë #kosove #Live #Maj 2026 #Moderne #Muzika #Padel zone prishtina #Pr artikuj
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Marshim në zonën e Ish-Bllokut, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • “Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi paralajmëron nga Sheshi Skënderbej: Pro grevës së urisë, derisa të shporret Rama
  • “S’ka reformim që ju shpëton!” – Propozimi i Spiropalit për PS-në, aktivistja Ira Kurti: Nëse je e zhgënjyer nga Rama, jep dorëheqjen! Kjo do ju jepte pak nder
  • Muzikë dhe shfaqje artistike/ Elbasani feston me tavën e dheut, krenarinë e gastronomisë
  • Vrasja e Martin Canit te shkolla “Fan Noli”/ Rama ‘shfajëson’ TikTok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 16 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by