Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Kriset më tej raporti Izrael-Turqi, Tel Avivi po shqyrton mbylljen e konsullatës izraelite në Stamboll
Botë

Kriset më tej raporti Izrael-Turqi, Tel Avivi po shqyrton mbylljen e konsullatës izraelite në Stamboll

• 21 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në Stamboll, një nga të parat që ka themeluar në botë dhe që ka qenë në funksion që nga viti 1949, tha sot një burim izraelit për AFP.

Ambasada e Izraelit në Ankara do të mbetet e hapur, por pa stafin diplomatik izraelit, i cili u tërhoq në të njëjtën kohë me konsullatën, menjëherë pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023. Ambasada dhe konsullata, të vendosura në lagjen e biznesit të Stambollit, funksionojnë vetëm me punonjësit e tyre turq.

“Çështja është në diskutim, nuk është marrë asnjë vendim”, tha burimi, duke iu referuar planeve për të prishur ndërtesën ku ndodhet konsullata si pjesë e masave të mbrojtjes nga tërmetet. “Disa argumentojnë se këto hapësira boshe, të cilat na përkasin neve, po na kushtojnë shtrenjtë”, shtoi ai.

Read more:Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran

Më 7 prill, një shkëmbim zjarri shpërtheu pranë ndërtesës, për të cilën askush nuk mori përgjegjësi. Një nga sulmuesit u vra dhe dy roje policie u plagosën lehtë. Autoritetet fajësuan “një organizatë terroriste që shfrytëzon fenë”, pa dhënë detaje.

Asnjë diplomat izraelit nuk ndodhet “aktualisht në tokën turke” dhe ambasadat e Izraelit në rajonin e gjerë u evakuuan, jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera, “për arsye sigurie”, pas 7 tetorit 2023, tha burimi për AFP-në.

Read more:Iu kërkua të jepte një mesazh për fansat në Izrael, përfaqësuesja e Polonisë në Eurovison largohet pa përgjigje

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar deklaratat e tij agresive kundër Izraelit dhe Kryeministrit të tij, Benjamin Netanyahu, të cilin ai shpesh e quan “nazist” dhe “gjenocidal”.

Turqia përfaqësohet në Izrael nga një i ngarkuar me punë, pasi ambasadori i fundit në detyrë doli në pension.

Read more:Të paktën shtatë të vrarë në Gaza, Izraeli eliminon një nga liderët e Hamasit, grupi militant hesht

Komuniteti hebraik i Turqisë tani numëron rreth 15,000. Në vitet 1950, ishte rreth 55,000.

Turqia ishte vendi i parë mysliman që njohu shtetin e Izraelit në vitin 1949. Të dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 2016, pas një përçarjeje gjashtëvjeçare për shkak të sulmit vdekjeprurës izraelit ndaj anijes turke Mavi Marmara, e cila ishte pjesë e një “flotiljeje në Gaza”.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Benjamin netanyahu #Detyrë #Gaza #Hapesira #Izrael #Izraeli #Komuniteti #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
  • Ndryshimet në qeveri/ Propozimet për shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë
  • Trefishohen hapësirat në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Prush, Rama: Kushte bashkëkohore për 180 nxënës
  • “Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës
  • Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 27 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 13 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 12 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by