Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Flasim edhe greqisht, kjo nuk na bën më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Nuk po merrja dot frymë, por ndërhyri policia e shtetit dhe…
Aktualitet

“Flasim edhe greqisht, kjo nuk na bën më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Nuk po merrja dot frymë, por ndërhyri policia e shtetit dhe…

• 2 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka reaguar për herë të parë qytetari që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec.

Me anë të një video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa ditësh nuk ka mundur të flasë për shkak të goditjeve që mori në grykë, të cilat e bënë të pështynte gjak.

Po ashtu, ai ka rrëfyer momentin kur rojet private e larguan nga zona ku po protestonte, duke e çuar në një makinë dhe duke i vendosur pistoletën në kokë, por sipas tij fal ndërhyrjes së policisë së shtetit është shpëtuar dhe kthyer mbrapa.

Read more:Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike. Policia e Shtetit: Dhunuan një protestues pa asnjë atribut ligjor

“Përshëndetje zoti kryeministër. Unë jam ai qytetari vlonjat që u tërhoq zvarrë nga policia e oligarkëve. Trupi im është i plagosur dhe sot zëri im është i mundshëm që të flasë, se deri dje kam pështyrë gjak. Dua të falënderoj Zotin që jam mirë, se qëllimi i atij krimineli të policisë private ishte të më vriste. Goditja e tij në grykë kishte atë pikësynim. Pasi më tërhoqën zvarrë dhe më çuan në makinë, duke u larguar, nuk mbaja mend se nuk merrja dot frymë plotësisht, më vunë pistoletat në kokë. Pastaj policia e shtetit ndërhyri që unë të kthehesha mbrapa. Duke ardhur dhe duke u marrë nga duart e tyre, më nxorën jashtë ku ishin mbledhur njerëzit.

Çudia ime më e madhe është si ka mundësi në një shtet policia private t’i hedhë gaz lotsjellës policisë së shtetit, t’i dhunojë. Kush janë ata? Mendimi juaj kush është? Çfarë po kërkojmë ne? Sa të padrejtë jemi ne që tërhiqemi zvarrë dhe të qëllohemi? Kërkojmë pronën tonë, që e kemi me dokumente, që e kanë pasur gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Dem baba dem, siç thatë dhe ju.

Read more:“Jam qytetar shqiptar dhe grek”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, Eduart Subashi: Gardhi i vendosur duket si në Palestinë, pronën e kam me dokumenta

Si do të vazhdojmë me dhunë? Duam një përgjigje nga ju, të gjithë njerëzit. Kur shkelen të drejtat e njerëzve, për çfarë arsye? Ne nuk jemi të fortë, por të drejtat tona nuk mund të na i marrë askush, asnjë oligark që mban policinë me vete, që mban njerëz agresivë.

Unë nuk merrem me politikë, nuk jam kundërshtar i askujt, dhe ai që më qëlloi nga dikush mori urdhër. Nuk e di dhe nuk më intereson. Ato do t’i zgjidhë Prokuroria e Vlorës, siç kam bërë denoncimin në polici. Policia e Vlorës më ndihmoi dhe më çoi në spital të merrja ndihmën mjekësore dhe i përulem atyre djemve dhe vajzave, sepse e kishin moshën e fëmijëve të mi. Ishin kaq të edukuar sa ndihem krenar për ta.

Zoti Rama, duhet t’i jepni një zgjidhje këtij problemi, jo me dhunë. Nuk duhet të vriten qytetarë nga krimi i organizuar, nuk duhet ta pranoni ju këtë gjë. Duhet të ndodhin gjëra të tilla që të hidhen kryetarët nga komisariatet apo kapelet nga policët. Nuk bëhet ashtu.

Read more:E vrau me thikë dhe trupin ia hodhi nga një shkëmb, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për ish të dashurin e studentes shqiptare në Romë

Dua të falënderoj të gjithë vlonjatët që ishin krah për ne, prania e tyre është shumë e fortë, sepse zoti Rama ju historinë e dini si mua ose më mirë. Qeveritë e Shqipërisë janë ngritur dhe ulur gjithmonë nga Vlora.

Pashë me vëmendje ato që thatë në rrjetet sociale se gazetat greke kanë shkruar dhe kanë marrë pjesë për këtë çështje që ndodh këtu. T’ua bëj të ditur, zoti Rama, se unë nuk kam dhënë asnjë intervistë diku për këtë çështje, e kërkoni dhe e shikoni.

Read more:U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica

U shqetësuat sepse, siç e di gjithë Shqipëria dhe Vlora, ne aty flasim dy gjuhë, tonën shqipe dhe greqishten. Ajo nuk na bën më pak shqiptarë se ju, por më të fortë. Ne jemi vlonjatë, zoti Rama, dhe jemi njerëzit më me fat në Shqipëri, ku gjiri i vogël i Vlorës, kur fryn era në dimër, na mbush me krenari, trimëri dhe na heq frikën.

Oligarkët tuaj mund të mbajnë nga 100–5 mijë veta, por shpirtin tonë nuk mund ta veshin kurrë. Ndoshta mua më dhemb turpi sot, por shpirti im është shumë i madh. Ato goditje më kanë bërë më të fortë, më vlonjat dhe asnjë nga qeveria nuk doli të flasë, të pyesë kush është ai njeri që u tërhoq zvarrë.

Read more:Incidenti i dhunshëm në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg Geraldo Bibën

Për mua duhej të interesoheshin ambasadat greke, të më çonin në spitalin e Janinës, sepse gryka ime është e thyer, zoti Rama, nga një kriminel që vesh rrobat e policisë private dhe ka fituar të drejta mbi policinë e shtetit.

Ta dini se jemi të gjithë këtu me mish e me shpirt, nuk do të lejojmë askënd të prekë pronat tona. Ato për ne kanë një vlerë gjigande. Na lidhin me traditat tona. Nëse doni të bëni hotele, bëjini në tokat tuaja, jo të atyre të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Krimi #Krimi i organizuar #Policia #policia e shtetit #Private #Prokuroria #pronat #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën dhe Francën”, Salianji ironizon Ramën: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari” i Europës. Jep dorëheqjen!
  • “Një civil i veshur me të zeza tentoi të më qëllonte me thikë”/ Përlotet Progni: Shpëtova falë instinktit. Do të vazhdojmë çdo ditë te zyra e kryekriminelit
  • Policia shoqëroi brutalisht protestuesit gjatë tubimit te Parlamenti/ Komiteti i Helsinkit: Do të zbardhim çdo rast, do të ndiqet rruga institucionale
  • Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar shkelja më e përhapur (VIDEO)
  • VIDEO/ Momente paniku gjatë protestës, fëmijë të frikësuar pasi policia tenton të shpërndajë qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 16 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by