Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Tetë viktima nga rrëzimi i bombarduesit legjendar B-52, nis hetimi për “gjigantin” që fluturon prej 70 vitesh
Botë

Tetë viktima nga rrëzimi i bombarduesit legjendar B-52, nis hetimi për “gjigantin” që fluturon prej 70 vitesh

• 17 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një nga avionët më të famshëm ushtarakë në historinë e aviacionit, bombarduesi strategjik B-52 Stratofortress, u rrëzua në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, duke shkaktuar vdekjen e tetë anëtarëve të ekuipazhit.

Tragjedia ka rikthyer në qendër të vëmendjes avionin legjendar amerikan, i cili pavarësisht moshës mbi 70-vjeçare vazhdon të jetë pjesë aktive e flotës së Forcave Ajrore të SHBA-së.

Hetimet paraprake po fokusohen te sistemet e reja që po testoheshin në avionin e rrëzuar, përfshirë radarin modern dhe motorët e rinj Rolls-Royce F130, të cilët po zëvendësojnë motorët TF33 të përdorur që nga vitet 1960. Autoritetet po shqyrtojnë nëse rrëzimi u shkaktua nga gabim njerëzor, defekt teknik apo probleme gjatë testimit të pajisjeve të reja.

Read more:Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore

B-52 Stratofortress u projektua nga Boeing pas Luftës së Dytë Botërore dhe hyri në shërbim në vitin 1954. Fillimisht u ndërtua për të transportuar armë bërthamore drejt Bashkimit Sovjetik, por me kalimin e dekadave u përdor në pothuajse çdo konflikt të madh ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara.

UPDATE: 8 crew members killed in B-52 crash at Edwards Air Force Base in California pic.twitter.com/xgOdSwA70n

Read more:Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit

I njohur nga pilotët me nofkën “BUFF” për shkak të përmasave gjigante, avioni mund të fluturojë mbi 14 mijë kilometra pa furnizim me karburant dhe të transportojë më shumë se 31 ton armë, bomba dhe raketa. Forca e strukturës së tij konsiderohet një nga arsyet kryesore pse avioni vazhdon të përdoret edhe sot.

Aktualisht Forcat Ajrore amerikane disponojnë 58 avionë B-52H në shërbim aktiv dhe 18 të tjerë në rezervë. Pavarësisht moshës së avancuar, Pentagoni planifikon t’i mbajë në përdorim deri në vitin 2050, duke e çuar jetëgjatësinë e tyre në afro një shekull.

Bombarduesi ka luajtur rol kyç në operacione të shumta ushtarake, nga Lufta e Vietnamit te Operacioni “Desert Storm” në Irak dhe misionet në Afganistan. Në vitin 1991, B-52 transportoi rreth 40% të municioneve të përdorura nga forcat e koalicionit gjatë Operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”.

Read more:Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati

Pavarësisht reputacionit si një nga avionët më të besueshëm ushtarakë, historia e tij njeh pak aksidente fatale. Para tragjedisë së fundit në Kaliforni, incidenti më i rëndë ishte regjistruar në Guam në vitin 2008, ndërsa një tjetër rrëzim i rëndë ndodhi në vitin 1982 pranë Bazës Ajrore Mather.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, ekspertët theksojnë se pavarësisht tragjedisë, B-52 mbetet një nga asetet më të rëndësishme strategjike të ushtrisë amerikane. Për shumë pilotë dhe analistë ushtarakë, ai vazhdon të jetë simboli i fuqisë ajrore amerikane dhe një nga bombarduesit më të frikshëm që ka njohur historia moderne e luftës.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Afganistan #Aksidente #Armë #Asetet #California #defekt #jetë #karburant

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Dy turistë gjermanë lëshojnë sinjalin SOS në malin e Çikës, forcat e shpëtimit nisen për t’i ndihmuar
  • “Protesta po masivizohet, vetëorganizim nga Diaspora”/ Aktivisti Andi Tepelena: Rama aleancë me krimin, por i ka hyrë frika në palcë nga revolta. Koha që edhe Berisha të tërhiqet
  • ‘I Love Durrës’, Sako prezanton instalacionin e ri në shëtitoren Taulantia: Një pikë takimi për qytetarët dhe turistët (VIDEO)
  • “Mbreti ka dalë lakuriq”/ Hasimja: Protesta kërkon daljen e Ramës para drejtësisë, 800 mijë vota s’janë më aty! Pakënaqësi brenda PS, po i rrjedhin deputetë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 27 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 17 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 13 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by