Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. “Turizmi” i trishtë – Blog
Editoriale

“Turizmi” i trishtë – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentësh norvegjezë të shoqëruar nga pedagogët e tyre. Pranova jo vetëm sepse guida do të paguhej, por në radhë të parë sepse të tilla guida i kam bërë dhe i bëj me kënaqësi edhe pa pagesë për të promovuar vendin, mikpritjen dhe bukuritë tona përrallore te të huajt. Përpara se të vinte dita e vizitës së tyre, me ndjenjë përgjegjësie, lexova, u informova dhe u kulturova edhe pak më shumë për Tiranën.

Duke qenë se bëhej fjalë për njëzet vjeçarë, shtjellova në mendje informacionet që mund t’iu dukeshin më interesante në mënyrë që kjo vizitë të mos ishte e mërzitshme për ta. Mëngjesin kur do të bëhej guida shkova te hoteli tek i cili po qëndronin dhe nisa të bisedoj me pedagogun që i shoqëronte. Më shpjegoi që studentët në fjalë, në bazë të sistemit arsimor norvegjez, po kryenin një program dy-vjeçar i cili më pas do t’i ndihmonte të zgjidhnin degën për të cilën do të studionin në universitet.

Read more:La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë

Në bisedë e sipër, më tha gjithashtu se disa shtetas të pasur norvegjezë tashmë ishin larguar nga Norvegjia për të jetuar në Zvicër, me qëllimin për të shmangur taksat. Kjo është e padrejtë për shoqërinë tonë, – më tha, sepse ata u pasuruan falë parave të të gjithë norvegjezëve, e tani po largohen nga vendi për të mos kontribuuar në mirëqenien e tij. Sërish me qëllimin për të mos e bërë guidën të mërzitshme, e pyeta se si duhet t’a organizoja atë, se ku duhet të përqendrohesha më tepër, e nëse kishin më tepër interes për historinë e largët apo për atë aktuale. Për habinë time, më tha që interesi i tyre si staf pedagogjik ishte që unë t’u flisja studentëve për realitetin dhe cilësinë e jetesës në Shqipëri sot; por akoma edhe më të interesuar ishin për kullat shumëkatëshe të Tiranës, për ndërtuesit e tyre, për korrupsionin në Shqipëri dhe për pastrimin e parave.

Read more:WhatsApp prezanton bisedat ‘incognito’ me Meta AI

Aty kuptova që synimi i vizitës së tyre nuk ishte që të shihnin Shqipërinë si vend i historisë, i bukurive natyrore, i ushqimit të shijshëm dhe i mikpritjes shembullore. Besoj për shkak të qasjes norvegjeze, synimi i pedagogëve ishte që, përpara se të kishin studentë të diplomuar e të formuar, ata të kishin farkëtuar qytetarë të ndërgjegjshëm. U ndjeva shumë keq për këtë kërkesë, jo sepse nuk përfaqëson realitetin, por sepse kjo është fytyra më e shëmtuar e vendit tonë. U ndjeva keq sepse kuptova që vendi ynë ishte “kavia” e tyre laboratorike. Vendi ynë, me sa duket, ishte për ta shembulli më i mirë – apo më i keq! – për të treguar se si përfundon një shoqëri dritëshkurtër në të cilën individi mendon si të pasurohet e të majoset sa më shumë e me çdo kusht në kurriz të bashkëqytetarëve të vetë, se si përfundon një vend ku politika është oligarki dhe oligarkia është politikë, ku politika është krim dhe krimi është politikë. Teksa drekonim, studentët më pyetën nëse dëshiroj të vazhdoj të jetoj në Shqipëri.

Read more:​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

U thashë se Shqipëria është një vend i bekuar me diell; me dete, lumenj, e liqene; me kodra, male, e alpe; por është njëkohësisht e mbytur nga korrupsioni, nepotizmi, e pabarazia. U thashë se, nëse do të më jepej mundësia, do të emigroja në një vend ku ka paqe sociale; ku pasurimi s’është objektiv në vetvete i pakicës në kurriz të shumicës; ku politika është në shërbim të qytetarëve; ku ka siguri për jetën, e jo frikë se mund të ndodhesh në vendin e gabuar në momentin e gabuar; ku s’ka zhvillim e ndërtim kaotik kullash gjithnjë e më të larta; ku ndërtohen parqe, lulishte, e hapësira rekreative, etj. etj. etj. Ky në fakt është realiteti i Shqipërisë së sotme. Ky është realiteti i hidhur në të cilin mbijetojmë përditë.

Read more:Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori

Desha ta harroj për një moment këtë realitetet, ndaj pata imagjinuar një ditë ndryshe në të cilën Tiranën do e shihja, qoftë edhe për pak orë, me sytë e të huajve që vijnë si turistë, sepse realitetin vrastar unë e shoh dhe e vuaj përditë. Me sa duket nuk qe e thënë, sepse në mesin e shifrave të bumit turistik ekzistoka edhe një lloj “turizmi” i trishtë nga të huaj që vijnë për të parë me sytë e tyre shkatërrimin e një vendi nga babëzia e makutëria. Një lloj “turizmi” ndërgjegjësimi mesazhi i të cilit është “shihni Shqipërinë që të mos përfundojmë si Shqipëria”.

Read more:Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm?

Lexo edhe
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Tags: #Diell #Hapesira #Interesante #Krimi #Norvegjia #Para #Politika #shqiperi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
  • “T’i japim goditjen përfundimtare kësaj qeverie”, mesazhi i protestuesit: Rama jepe dorëheqjen dhe hapi rrugë Shqipërisë së re
  • Përgjimet e Ahmetajt/ “Ron Yeffet tha se Rama e kishte kontraktuar për të bërë punët e këqija”, aktivisti Aliaj: Përgjimet për KAYO janë kambanë alarmi
  • “Të mos e lejojmë Ramën dhe deputetët të veprojnë kundër popullit”/ Aktivisti: Më 8 tetor para Kuvendit, nëse qeveria nuk ndryshon planin për reformën territoriale…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 8 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa…

• 3 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by