Aktivistja Erjona Nikolli në një lidhje live në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin është shprehur se edhe pse një komunitet i vogël, në Iralndë janë organizuar tashmë 2 protesta, ndërsa pritet të organizohet edhe një i tretë.
Sipas saj, nëse situata do të vijojë të mbetet e njëjtë e nuk do të ketë ndryshime, edhe pjesa tjetër e shqiptarëve atje do të vijnë në Tiranë për të qenë në protestat
masive që po vijojnë prej 22 ditësh.
“Revolucioni më i bukur në botë që na tregoi që mund të mblidhemi përtej partive për të ardhmen.
Në Irlandë kemi një komunitet të vogël por kemi organizuar 2 protesta dhe po organizojmë edhe një të tretë.
Disa nga ne i janë bashkuar protestës në Tiranë dhe nëse situata nuk ndryshon patjetër që do të vijmë edhe ne të tjerët në shesh”, tha ajo.




