Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Partizani/ Pango ‘shet’ Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave
Kronikë

Partizani/ Pango ‘shet’ Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave

• 22 Qershor, 2026 • 17 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Edhe pse që në fillim kujtoi një libër të shkruar prej tij për kujtesën, se si është e vështirë të mbash mend dokumente të parëndësishme, ish ministri i Berishës për sportet në kohën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ një fakt e kujtonte me siguri.

Ylli Pango, para togave të zeza të GJKKO, e bëri të qartë se diktasteri që ai drejtonte ishte kundër ndryshimit të destinacionit të Partizanit, ndërtimit të kullave në ambientet sportive të Partizanit, edhe pse ishte në rregull me privatizimin.

“Në të gjithë botën objektet sportive, nëse jepen me koncension i kë bërë ndër vendit sepse shteti s’ka qenë i fuqishëm që të ndërtonte apo rindërtonte stadium. Koncensionet e zhvillojnë por duhet ruajtur destinacioni dhe unë e kam mbrojtur këtë gjë”, tha Pango.

Në kohën kur ishte ministër Ylli Pango, dikasteri që ai drejtonte kishte sjellë disa ndryshime ligjore, që fillimisht e bënin të pamundur privatizimin e ambienteve sportive por vetëm dhënien me koncesion pa ndryshim destinacioni. Por megjithatë Pango e miratonte privatizimin në një shkresë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në vitin 2008, për këtë dha këtë përgjigje para GJKKO.

Pango: Dhënia me koncesion dhe marrja e privatit është ligjore, është e parashikuar në ligj.

SPAK: Ku parashikohet?

Pango: Ligji i koncensioneve për shërbimet publike e infrastrukturë

Por vetëm brenda pak javëve vinte një tjetër ndryshim ligjor, këtë herë duke lejuar privatizimin por edhe ndryshimin e destinacionit. Pango tha në Gjykatë se ky nuk ishte propozim i tij

“Këtë iniciativë nuk e kam marrë unë, sepse s’më ngacmonte diçka në objektet sportive. Me logjikë them se kjo është iniciativë qeveritare në kuadër të privatizimeve”, vijoi Pango.

Para se të miratohej ligji i ri, nga i cili Pango ‘lan duart’ dhe ia lë përgjegjësinë të gjithë Berishës, interesante është një mbledhje qeverie që vendosi kalimin e tij në Këshill të Ministrave. Më 18 Qershor 2008, Berisha akuzon indirekt Ylli Pangon, se më propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive.

“Ai amendim ishte një lobing i turpshëm që ishte bërë në kurriz të pronarëve. Duhet të keni parasysh një gjë që ndryshime të tilla nuk duhet të bini më në qeveri. Unë mbeta shumë i zhgënjyer”, i thoshte Berisha atëherë Ekrem Spahisë, në atë kohë zv. ministër i Sporteve.

I pyetur për këtë nga prokurorët e SPAK në seancën e kësaj të hëne në GJKKO, ish ministri Ylli Pango u përgjigj shkurt: “Nuk kam qenë në atë mbledhje”.

Ish ministri u pyet nga i pandehuri Jamarbër Malltezi nëse Rama kërkoi ndryshim destinacioni apo edhe dha leje ndërtimi, por Pango mohoi ta kishte këtë informacion. Pas dëshmisë shumë të fortë të Pangos, që e vendos në siklet të madh pozicionin e Berishës e Malltezit në gjyq, ishte radha e dy zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit të Pronave për të dalë para gjykatës, Tetis Lubonja dhe Altin Ceni.

Tetis Lubonja, e cila ishte përgjegjës juridike e grupit të punës për dosjen e kthimit të pronave të ish kompleksit Partizani, e cila ka pranuar në SPAK njohjen me Malltezin dhe që më pas u punësua nga ‘Kontakt’ që ndërtoi 19 kullat, foli për një proces të rregullt ligjor.

Edhe pse tha se s’kishte presione, ajo ndryshe deklaronte në SPAK ku ka thënë se ka marrë urdhër nga eprorët, drejtoresha Dhurata Hoxha që ishte emëruar pas një takimi me vetë Sali Berishën, që dosja e Partizanit të trajtohej me prioritet. Dhe në fakt ashtu ndodhi, dosjet e pronave për pesë familje te Partizani u shqyrtuan për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.

Seanca e radhës do të mbahet më 6 korrik, ndërsa janë thirrur si dëshmitarë ish-ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa, Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare. Laçi ishte thirrur të dëshmonte që në këtë seancë, por nuk u paraqit me argumentin se ndodhej jashtë shtetit.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Në një shkresë të datës 8 maj 2007, i jeni drejtuar qeverisë për ndryshimin e ligjit të sportit, duke parashikuar dhënien me koncesion pa ndryshim destinacioni. Pse e vlerësuat të nevojshëm këtë ndryshim ligjor?

Read more:Afera Partizani/ Si ndryshoi ligji për Sportin për t’i hapur rrugë privatizimit, ish-ministri Pango ‘harron’ në GJKKO: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në të gjithë botën objektet sportive, nëse jepen me koncesion, i bëjnë nder vendit, sepse shteti nuk ka qenë aq i fuqishëm sa të ndërtonte apo rindërtonte stadiumet.

Prokurorja: Familja Begeja dhe disa familje të tjera ju kanë paraqitur kërkesë për privatizim. Keni marrë ndonjë vendim?

Ylli Pango: Ndoshta ekziston si dokumentacion. Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet.

Ylli Pango: Kam dhënë pëlqim, sepse ma kërkoi Genc Ruli.

Prokurorja: Meqenëse ligji për dhënien me koncesion ishte miratuar, si e keni dhënë pëlqimin për privatizimin?

Ylli Pango: Dhënia me koncesion dhe përfshirja e sektorit privat janë ligjore, janë të parashikuara në ligj.

Prokurorja: Ku parashikohet?

Ylli Pango: Te ligji për koncesionet, shërbimet publike dhe infrastrukturën.

Ylli Pango: Amendimi përfshin pjesën e koncesioneve, por nuk përjashton sektorin privat.

Prokurorja: Në qershor 2008 keni çuar një amendament për ndryshime në ligjin për sportin, ku keni përfshirë privatizimin. Pse lindi nevoja për ndryshimin e ligjit?

Ylli Pango: Propozova privatizimin, nuk ka kontradiktë. Këtë e kam diskutuar edhe me oficerët e policisë gjyqësore dhe SPAK-un. Kjo nismë nuk është marrë nga unë, sepse nuk më shqetësonte ndonjë çështje e objekteve sportive. Me logjikë them se ka qenë një nismë qeveritare në kuadër të privatizimeve.

Prokurorja: Keni marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë?

Ylli Pango: Jo, nuk kam marrë pjesë.

Prokurorja: Ju keni kërkuar pakësimin e fondeve të investimit për sportet. Pse?

Ylli Pango: Jo, nuk mund të më kujtohet.

Klodiana Gjyzari: Ju thoni në relacion se kushti i mosndryshimit të destinacionit ishte thelbësor. Ndryshimi i vitit 2008 e ndryshonte këtë?

Ylli Pango: Ligjet i marrim nga vendet e zhvilluara. Shteti nuk i mban më këto objekte. Koncesionet i zhvillojnë ato, por duhet të ruhet destinacioni dhe unë e kam mbrojtur këtë parim.

Në gjyq dëshmoi edhe përgjegjësja juridike që dha ‘ok’ për privatizimin e Partizanit, Tetis Lubonja dhe Altin Ceni specialit në Agjencinë e Kthimit të Pronave. Ndërkohë, Paro Laçi nuk u paraqit me argumentin se ndodhet jashtë shtetit. Seanca e radhës do të mbahet më 6 korrik, ndërsa janë thirrur si dëshmitarë ish-ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa, Elvira Lame, si edhe Paro Laçi dhe Isa Tare.

Read more:Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:33

Afera Partizani/ Përgjegjësja juridike që dha ‘ok’ për privatizimin e Partizanit: Letrat ishin në rregull! Më pas u punësua shefe nga ‘Kontakt’ që ndërtoi kullat

Në gjyqin për aferën Partizani dëshmoi edhe Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja që firmosi për privatizimin e klubit shumësportësh. Vetë Lubonja, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha Agjencisë së Kthimit të Pronave për të punuar me prioritet. SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte.

Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.

Para trupës gjykuese, Lubonja deklaroi se kishte zbatuar procedurat ligjore dhe se detyrat i merrte nga eprorët, ndërsa verifikimet në terren kryheshin nga specialistët përkatës.

“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi ajo.

Në dosjen e SPAK, evidentohet se grupi i punës i ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të pesë familjeve të njohura pronare, përbehej nga tre persona, ku të paktën dy prej tyre konstatohet se kanë lidhje me trashëgimtarët e familjeve të njohura pronare. Konkretisht, Tetis Lubonja e cila përveç lidhjes miqësore dhe njohjeve me Jamarbër Malltezi dhe Rudina Llagami, rezulton edhe të ketë qenë e punësuar disa vite më pas pranë shoqërisë Kontakt sh.p.k. Këtë fakt vetë Lubonja e pranoi edhe në dëshminë e saj në GJKKO, ku deklaroi se disa vite pas punës në Agjencinë e Kthimit të Pronave kishte punuar për rreth 6 muaj me kohë të pjesshme si shefe juridike pranë kompanisë Kontakt, që ngriti kullat në ish-klubin partizani.

“Kam punuar disa muaj, 6 muaj part-time te ‘Kontakt’”, tha ajo.

Megjithatë, para gjykatës Lubonja mohoi të ketë pasur presione apo ndërhyrje nga familjet përfituese gjatë procesit të shqyrtimit të dosjeve.

“Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në televizor e kam parë”, deklaroi ajo, duke këmbëngulur se dokumentacioni për pronat ishte i rregullt.

Por, ndryshe ka deklaruar kur është marrë në pyetje nga SPAK. Asokohe, pyetjes nëse ka pasur ndonjë ndikim nga eprorët apo persona të tretë për të përshpejtuar procedurën e kthimit të këtyre pronave, Lubonja ka deklaruar se: “Na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetësja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhrin e saj”.

Dëshmia e plotë e Tetis Lubonja në GJKKO

Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?

Tetis Lubonja:Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.

Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?

Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.

Prokurorja:Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?

Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.

Prokurorja: Verifikonit në terren?

Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.

Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?

Tetis Lubonja:Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.

Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.

Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?

Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.

Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.

Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?

Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.

Klodian Skënderi:Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?

Tetis Lubonja:Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.

Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?

Tetis Lubonja:Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.

Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Tetis Lubonja: Po, ka pasur.

Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?

Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.

Prokurorja:Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?

Tetis Lubonja: Shefe juridike.

Prokurorja:Familjes Llagami nuk iu kthye prona?

Tetis Lubonja:Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.

Prokurorja:Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?

Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme.

Ora 11:10

Afera Partizani/ Pango: Nuk mbaj mend nëse kam folur me Berishën! I përgjigjet Malltezit: Nuk di nëse Rama dha leje ndërtimi

1780335225_gjkko.jpg

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga Jamarbër Malltezi në seancën e radhës të gjyqit për dosjen “Partizani”, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango tha se nuk e dinte nëse Edi Rama, në cilësinë kryetarit të Bashkisë, ka dhënë leje ndërtimi. Po ashtu, ai tha se nuk e mban mend nëse ka folur ndonjëherë me Berishën për këtë çështje.

Pjesë nga dëshmia

Klodiana Gjyzari: Për Partizanin, keni folur ndonjëherë me zotin Berisha?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend nëse kemi folur ndonjëherë.

Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që që në vitin 2003 është evidentuar si objekt i zënë?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në atë kohë isha dekan.

Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni se zonja Dade ngriti një komision për këtë çështje dhe se kishte shkresa ku thuhej se pronat nuk merreshin në administrim sepse ishin të zaptuara?

Ylli Pango: Jo, nuk e mbaj mend.

Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni që Edi Rama kërkoi ndryshimin e destinacionit dhe përse u largua Isa Tarja?

Ylli Pango: Jo.

Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama dha leje ndërtimi?

Ylli Pango: Jo.

Ora 10:55

SPAK e pyet për Afrim Tolën dhe pronat e Partizanit, ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

1782118052_yllipango.jpg

Në gjyqin për aferën Partizani, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango u pyet edhe nëse e njihte Afrim Tolën, i cili në dosjen e SPAK thuhet se ishte një prej anëtarëve të Komisionit, që u ngrit për vlerësimin e klubit shumësportësh të Partizanit. Ashtu si edhe për shumë pyetje të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Pango tha se emri i Afrim Toles nuk i kujtonte asgjë. Madje, i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë, Pango sërish tha se nuk kujtonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Skema e privatizimit u ndërtua për të favorizuar Malltezin, gjithçka brenda 6 muajve! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja:Afrim Tola, ju kujton gjë?

Ylli Pango: Jo, duhet të vras mendjen që ta kujtoj.

Prokurorja:Më 14 prill 2008, Shqevi ju njofton me shkresë se fusha e basketbollit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë. Ju kujtohet kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?

Pango:SPAK ma vuri ne dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi

Prokurorja: Ju e njihni anën juridike?

Pango: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuvendit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?

Ora 10:37

‘Partizani’/ Ish-ministri Pango në gjyq: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

1782115416_yllipango.jpg

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango po dëshmon në gjyqin për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”. Pango ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Kur keni qenë ministër?

Pango: Mars 2007-mars 2009.

Prokurorja: Klubi shumë sportësh ka kaluar në 2003 te MKRS. A ishte e regjistruar apo e keni kryer ju?

Pango: Kjo histori daton 18 vjet me pare, unë jam autor ‘libri për kujtesën’, është e vështirë të mbash mend dokumente nëse s’ka ndonjë shkak të madh për ta mbajtur mend. Falënderoj median, qe bazuar në dokumente më kanë rifreskuar kujtesën. Dëshmia ime ka mbingarkesa nga informacionet e mediave, unë nuk flas me rezerva, por s’mbaj mend saktësisht çdo gjë.

Ylli Pango: Klubi ishte i pushtuar nga privatët. Shkresën e kam parë vonë.

Prokurorja: Pra, nuk e morët në administrim?

Ylli Pango: Nuk u mor si pronë, pasi ishte e zaptuar.

Prokurorja:Ka qenë apo jo i regjistruar në pronësi të Ministrisë?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend, nuk kam asnjë dokument. Ka pasur shumë dokumente që lexoja. Nuk më ka shqetësuar asgjë lidhur me sportet në atë kohë, nuk kishte ngjarje që lidhen me terrenet sportive.

Ylli Pango: Ne kishim emergjencë turizmin. Nuk kemi pasur probleme me sportet. Kompetencë kishim turizmin, ndërsa me sportet merreshin federatat. Sportet ishin të pavarura.

Ora 09:57

Afera ‘Partizani’, ish-ministri Ylli Pango mbërrin në GJKKO

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango ka mbërritur në ambientet e Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Pango do të dëshmoj në seancën e radhës së gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Tags: #afera partizani #Aktivitete #Altin Ceni #Elvira Lame #gazmend oketa #GJKKO #gjyqi partizani #isa tare #Jamarbër Malltezi #Paro Laçi #sali berisha #Tetis Lubonja #ylli pango

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal
  • Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan
  • Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
  • Velipojë/ Skafi pëson defekt në mes të detit, 46-vjeçari nga Prishtina shpëtohet nga Policia Kufitare
  • Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Më mori në telefon, i kërkova votën krushkut për PS’- Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën në GJKKO ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli
  • Sterilizimi/ Report Tv sjell pamjet, ish-ministri Ilir Beqaj jashtë kafazit të qelqtë në GJKKO (VIDEO)
  • “F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sillet si padrino i Shqipërisë! Sharja e tij shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët
  • Balluku po tenton të arratiset? Berisha bën deklaratën e fortë: Rama po merret me azilin e Belindës, por të shpëtojë dhe kokën e tij. Thirrje vendeve të BE që të…
  • Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet, mungon edhe avokati Ndreca
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 16 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Azem Hajdari në Durrës. Report Tv ka siguruar…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Burime për Report Tv bëjnë…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në afërsi të vendit të quajtur Dragostunj, janë shfaqur sërish problematika gjatë ditës së…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by