Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë
Sociale

Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

• 23 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në Sheshin Skënderbej, ku edhe u grumbulluan protestuesit, pas statujës së Heroit Kombëtar, gjendeshin edhe tifozët e Botërorit që janë rehatuar për të ndjekur ndeshjet.

Një ditë më parë, grupi organizator i protestës doli me një sërë kërkesash drejtuar qeverisë që u lexuan nga ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj.

Konkretisht, kërkesat që u lexuan para protestuesve ishin:

1. Dorëheqje e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

Read more:Unioni i sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, kërkojnë paga më të mira dhe më shumë investime në shërbimet publike

2. Krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

Read more:“Paga më të larta, po largohen shqiptarët!”, Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Ekonomisë: Rama dhe Berisha jepni dorëheqjen! Ju erdhi fundi!

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.

Kryeministri Rama thotë se Goxhaj është zëdhënës i Iranit duke marrë shkak nga kërkesat e publikuara prej tij në rrjetet sociale.

Read more:Uran Ferizi ambasador në MB: Politikanët britanikë fjalën “shqiptar” si instrument retorike, fyerja e shqiptarëve më e leverdishme sesa diskutimi për shëndetësinë apo arsimin

Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:39

Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Ju i përzutë emigrantët, po bie protesta çdo ditë! Ju na ndaloni të shkojmë te parlamenti! Aktivisti ia mbyll gojën me thirrje në megafon

Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben Kola po u drejtohej me megafon të pranishmëve, një vajzë me një fëmijë në krahë i tha se nevojitej revoltë.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Arben Kola: Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!

Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!

Arben Kola: Si është revolta?

Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!

Thirrje në kor: Bravo!

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps.

Read more:Protesta/ Organizatorët nuk shfaqen, Kola: Unë jam nismëtar, janë të tjerë që do të dalin në kohën e duhur

Vajza: Unë dua ta rris fëmijën këtu! Unë dua ta rris në Shqipëri! S’dua protagonizëm, jam njeri i thjeshtë! Dua drejtësi për jetën time, për fëmijën tim!

Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijon, ndërsa ai bën thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ora 19:21

Temperaturat e larta sfidojnë protestuesit, një grua shpërndan shishe uji falas

Sapo kanë kaluar disa minuta nga ora 19:00 e mbrëmjes, por temperaturat vijojnë të jenë të larta. Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas.

Kujtojmë që disa ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.

Lexo edhe
Sociale

Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Sociale

Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ me kampus të ri, shpallet projekti fitues mes 5 ekipeve ndërkombëtare, Rama: Investim strategjik për Durrësin

Tags: #arben kola #Dorëheqje #dritan goxhaj #Emigrantët #Femije #Kola #kosove #Kryeministria #Para #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë
  • Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ me kampus të ri, shpallet projekti fitues mes 5 ekipeve ndërkombëtare, Rama: Investim strategjik për Durrësin
  • Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të mira në botë për yoga! BookRetreats: Bukuri natyrore, çmime të përballueshme dhe më pak turma
  • Nga Gjermania në Finlandë,1000 mjekë shqiptarë të Europës bëhen bashkë në Tiranë, në fokus rreziku i rezistencës ndaj antibiotikëve
  • Elbasan/ Nga fjalimi në Kuvend te hapat si shkrimtare, 13-vjeçarja Ambra Alimeta promovon librin e dytë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE-“Rama jep dorëheqjen”, shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh/ Qytetari: Zyrtarët e korruptuar të hetohen nga drejtësia, kur prokuroria kërkon shkarkim…
  • “Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës! Është i korruptuar nuk na përfaqëson më”, 24 ditë revoltë, qytetari: Të largohet vetë, mos të na detyrojë ta heqim ne
  • VIDEO/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës! Robert Wilton, ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë pjesë e protestës
  • LIVE- Shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh! Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 22 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Sherri me Ramën në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton Shehajn dhe Kaprin. Kreu i ‘Mundësia’ 60 ditë jashtë seancave 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dita e 24-t e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët…

• 7 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ me kampus të ri, shpallet projekti fitues mes 5 ekipeve ndërkombëtare, Rama: Investim strategjik për Durrësin

Kampusi i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka tashmë projektin fitues. Pas garës ku morën pjesë pesë ekipe…

• 7 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të mira në botë për yoga! BookRetreats: Bukuri natyrore, çmime të përballueshme dhe më pak turma

Një raport i BookRetreats.com rendit Shqipërinë si destinacionin më të famshëm për yoga për vitin 2026, ndërsa udhëtarët…

• 35 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by