Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Në shesh, pas statujës së Heroit Kombëtar, gjendeshin edhe tifozët e Botërorit që janë rehatuar për të ndjekur ndeshjet. Por ‘qetësinë’ e përhershme e prishi zëri i një protestueseje me fëmijë në krahë që iu kundërvu aktivistit Arben Kola duke i kërkuar që protesta mos të vijonte më në rrugë kaq paqësore.
Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.
Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?
Arben Kola: Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!
Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!
Arben Kola: Si është revolta?
Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!
Thirrje në kor: Bravo!
Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!
Arben Kola: Kush i përzunë?
Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?
Thirrje në kor: Bravo!
Arben Kola: Ik, e lirë je!
Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!
Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!
Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps. Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijoi drejt kryeministrisë, ndërsa Kola bënte thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”
Ndërsa vajza vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.
“Këta po na mbledhin dhe po na tallin!”, tha ajo.
Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e paraqitura një ditë më parë që u lexuan nga Dritan Goxhaj. Madje, në mbështetje, një prej anëtarëve të grupit organizator, tha se do t’i lexojnë çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit.
“Duke qenë se deklarata e djeshme trembi shumë njerëz përfshirë kryeministrin Edi Rama që u mor personalisht me disa prej nesh, do ta bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë për ta kuptuar se pse jemi më shesh tash e 24 ditë!”, tha Edison Lika.
Konkretisht, kërkesat që u lexuan (sërish) para protestuesve ishin:
1. Dorëheqje e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.
Kryeministri Rama thotë se Goxhaj është zëdhënës i Iranit duke marrë shkak nga kërkesat e publikuara prej tij në rrjetet sociale.
Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.
Lajm në përditësim…
Protestuesi thirrje kryeministrit: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen! Duam ndryshim

Një protestues i kërkoi kryeministrit Rama “të tregohet burrë dhe të dorëhiqet.” Ai i tha se vendi ka nevojë për ndryshim dhe jo për njerëz që vijnë nga listat e mbyllura.
“Nuk duam më 4 veta, duam ndryshim! Ne mund ta bëjmë këtë gjë! Ata që ke ti në partinë tënde nuk reagojnë se nuk janë zgjedhur nga ne, por nga listat e tua të mbyllura! Shqipërinë po e bëjmë ne! Shqipërinë e bën çdo shqiptar që punon në Europë, në botë, që punon këtu. Ju jeni pengesa më e madhe për zhvillimin e këtij vendi! Duam të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë! Jep dorëheqjen, tregohu burrë se e dimë që je burracak!”
Protestuesi pyetje publike për Ambasadën e SHBA: Kam marrë kërcënime në emrin tuaj! Pse kështu i trajtoni të rinjtë shqiptarë ju, me kërcënime dhe intimidime?
Një protestues gjatë tubimit para Kryeministrisë është shprehur se ka marrë mesazhe kërcënuese, në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha një protestues gjatë fjalës së tij.
Flamingot bëjnë paradë mes protestuesve

Flamingot, simboli i protestave përpara kryeministrisë, nuk munguan as këtë mbrëmje. Një grup protestuesish parakaluan në paradën e zakonshme mes të tjerëve duke mbajtur flamingot në duar.
‘Kryeministri po zvogëlohet i trembur’, protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Me thirrje kundër qeverisë dhe për një bashkim mes shqiptarëve, një vajzë u tha protestuesve se ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare.
“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë! Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur! Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare! Ai kolltuku ku ke hipur është trikëmbëshi që populli varet përditë!”, tha vajza.
Lista e kërkesave së paraqitur nga Goxhaj, protestuesi: Do ta lexojmë deklaratën çdo ditë

Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e paraqitura një ditë më parë që u lexuan nga Dritan Goxhaj. Madje, në mbështetje, një prej anëtarëve të grupit organizator, tha se do t’i lexojnë çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit.
“Duke qenë se deklarata e djeshme trembi shumë njerëz përfshirë kryeministrin Edi Rama që u mor personalisht me disa prej nesh, do ta bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë për ta kuptuar se pse jemi më shesh tash e 24 ditë!”, tha Edison Lika.
‘Hallin s’ta zgjidh kush’- Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet sërish kryeministrit Rama: S’mund të bëhem mik me ty, ke tradhtuar shqiptarët
Protestuesi Erlis Sina, të cilit Edi Rama iu drejtua me një mesazh mëngjesin e sotëm, i ka kthyer përgjigje nga protesta kryeministrit.
Gjatë fjalës së tij, Sina tha se Rama tentoi mëngjesin e sotëm që ta bënte mik, por shtoi se ai nuk mund të bëhej mik i kryeministrit, pasi sipas tij, Rama ka tradhtuar shqiptarët.
Sina tha gjithashtu se Rama nuk mund të qante hallet e tij, pasi ishte shkaktari i halleve të shqiptarëve.
“Unë jam Erlis Sina, ai i cili Rama u zgjua sot në mëngjes dhe tentoi të bëhej miku im. Por përgjigjen që ia dhashë aty, po ja jap edhe këtu. Unë s’mund të bëhem miku i Ramës, sepse Rama ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj Edi Rama unë nuk jam si ti. Ti nuk mund të qash hallet e mia, sepse ti je shkaktari i tyre. 24 ditë je munduar të na përçashë, të na bësh agjentë iranianë, grekë, serbë. Je munduar të na etiketosh. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Ndaj sot kam ardhur me një pankartë, unë jam në këtë shesh që është plotë, ndërsa ti i ulur vetëm. Dhe kështu i vetëm do të largohesh nga ajo zyrë dhe do të shkosh në burg. Do japësh llogari për çdo qindarkë që u ke vjedhur shqiptarëve. Sot ka ardhur dita të largojmë Ramën nga pushteti. Rama i tha shqiptarëve ‘fuck you’. Ne kemi vetëm një përgjigje për të ‘Rama jepe dorëheqjen’”, tha mes të tjerash Erlis Sina.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama, me një mesazh publik drejtuar protestuesit Erlis Sina, theksonte se ai ishte ‘mbërthyer’ nga vorbulla e turmës dhe sinqeriteti e bindjet e tij po keqpërdoreshin për interesa të tjera.
“Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde”, shkruante mes të tjerash Rama.
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

Referendumi ishte thirrja e radhës nga protesta para kryeministrisë. Një qytetare tha se kanë mundësinë që të paraqesin në KQZ kërkesa për ndryshime kushtetuese që të kufizohen mandatet.
“Ne kemi fuqinë si protestë, ta hedhim ne Edi Ramën. Ne jemi në kushtet e një referendumi të pashkruar që mund ta kthejmë në të shkruar. Kemi mundësi që kërkesat tona t’i kalojmë në KQZ për ndryshime kushtetuese, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Amerika, Europa s’kanë mandate të pakufizuara. Ne mund ta realizojmë këtë me referendum. Askush s’mund të marrë vendime në kurriz të shqiptarëve, i vetëm”, tha protestuesja.
Protestuesja nga tubimi para Kryeministrisë: S’jemi në shesh për asnjë parti politike! Nuk kemi ‘përplasje’ fetare! Jemi për të mirën e Mëmëdheut
Një protestuese e pranishme në tubimin para Kryeministrisë, tha gjatë fjalës së saj se qytetarët që ndodhen në shesh, nuk kanë atje për asnjë parti politike.
Ajo theksoi gjithashtu se protestuesit nuk janë kundër një shteti të caktuar, si dhe nuk kanë kundërshti fetare.
“Të gjithë ne këtu që jemi në shesh nuk jemi për asnjë parti politike, nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi as për përkrahje dhe as kundërshti fetare. Kultura na ka treguar se jemi tolerant ndaj feve. Për të drejtën e përbashkët jemi bashkë, pa asnjë kusht dhe kriter. Këtu në shesh jemi për vendin tonë, për atdheun tonë. Për të ardhmen tonë që meritojmë. Kur përmend mëmëdheun, ndjej një mëmë që i ka fëmijët e saj larg. Mos ta lëmë mëmëdheun tonë, të qëndrojmë bashkë, do ja dalim”, tha një protestuese.
Dritan Goxhaj i bashkohet protestës, qëndron pas podiumit të fjalimeve
Menjëherë pas podiumit ku po mbahen fjalimet përpara kryeministrisë, ndodhet Dritan Goxhaj. Një natë më parë, ai renditi kërkesat kundrejt qeverisë, të paraqitura në emër të grupit të organizatorëve.
Goxhaj është një emër më dritëhije të shumta. Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.
‘Këta po na mbledhin e po na tallin!’ Revoltë mes protestuesve për vijimin e protestës: Emigrantit të revoltuar i thonë mos fol
Në një deklaratë para kamerave, qytetarja me fëmijë në krahë, e cila iu kundërvu Arben Kolës për mënyrën si organizatorët po vijojnë protestën, foli me lot në sy për sjelljen e tyre.
“Vjen emigranti i revoltuar, del ai tjetri i thotë mos fol? Dua të shpërthej se s’mban më! Si unë ka 1000 të tjerë!”, tha vajza.
Ndërsa ajo vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.
Qytetarja: Këta po na mbledhin dhe po na tallin!
Vajza: Sa do të vazhdojë ai? Fillojnë plazhin, zhduken pastaj, s’kanë faj se janë lodhur! Do të vazhdojnë prapë këta me paqe? Nuk ka paqe këtu!
‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës, nismëtari e shpërfill me thirrje në megafon: Pse ikën o zotëri, pse s’dëgjon? (VIDEO)
Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben Kola po u drejtohej me megafon të pranishmëve, një vajzë me një fëmijë në krahë i tha se nevojitej revoltë.
Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.
Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?
Arben Kola:Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!
Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!
Arben Kola:Si është revolta?
Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!
Thirrje në kor: Bravo!
Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!
Arben Kola: Kush i përzunë?
Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?
Thirrje në kor: Bravo!
Arben Kola: Ik, e lirë je!
Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!
Një qytetare:Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!
Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps.
Vajza: Unë dua ta rris fëmijën këtu! Unë dua ta rris në Shqipëri! S’dua protagonizëm, jam njeri i thjeshtë! Dua drejtësi për jetën time, për fëmijën tim!
Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijon, ndërsa ai bën thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”
Temperaturat e larta sfidojnë protestuesit, një grua shpërndan shishe uji falas
Sapo kanë kaluar disa minuta nga ora 19:00 e mbrëmjes, por temperaturat vijojnë të jenë të larta. Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas.
Kujtojmë që disa ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.




