Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Cllevio dëshmon në GJKKO: Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e mora vesh nga shokët e burgut! Me Laertin s’kam asnjë kontakt prej disa vitesh
Kronikë

Cllevio dëshmon në GJKKO: Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e mora vesh nga shokët e burgut! Me Laertin s’kam asnjë kontakt prej disa vitesh

• 24 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, që akuzohet nga SPAK për tritolin në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy.

Kleviol Ahmeti, personazhi i TikTok-ut, i njohur si Cllevio, në dëshminë e tij ka rrëfyer për lidhjen e tij me Laert Haxhiun dhe sherrin me Noizyn. Ai thotë se me Laertin njihen prej shumë kohësh madje edhe familjarisht. Megjithatë nga ana tjetër ai pretendon se nuk e ka takuar dhe nuk ka asnjë kontakt me të që prej vitit 2020.

“Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miq. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar fare. Vij nga SHBA në 2013-ën dhe në 2014-ën bie në burg. Kam dal në 2020 nga burgu dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur 313 dhe 302 Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, thotë Cllevio.

Read more:Dëshmitar në gjyqin e Laert Haxhiut – Noizy paraqitet në GJKKO

Ndërkohë sa i përket njohjes me Noizyn, reperi thotë se e ka njohur nga karriera e tij muzikore. Sipas Cllevios Noizy ofendonte atë dhe reperin Viktor Palokën i njohur si Unikatili përmes muzikës. Për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, Cllevio thotë se filloi të bënte muzikë duke sharë Noizyn.

Më tej ai shprehet se u lodh nga kjo situatë dhe pretendon se ka shkuar që t’i kërkoj falje Noizyt në lokalin e tij në Durrës, por aty i doli një grup prej 12 vetash dhe e rrahën. Kur shkoi në spital për t’u mjekuar, Cllevio thotë se u arrestua, pasi ishte me masë sigurie ‘arrest në shtëpi.

Read more:“Dilte live TikTok, tregonte armë në video”/ Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Me Kleviolin kemi…

“Rigles Rajkun e kam njohur nga arti. Ai është muzikant i njohur dhe unë kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigles Rajku për të marr famë shante Viktor Palokën i njohur si Unikatili. Ne kur na shante Noizy ishim në Amerikë. Pas 15-20 viteve ia kthej edhe unë muzikën duke sharë Noizyn. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në 2020-ën doja të bëhesha i famshëm, dhe fillova ta ngacmoj, në mënyrë artistike quhet ‘Diss’. Dhe kur bëra këngën u bëra i famshëm dhe po më pëlqente.

Dhe një ditë të bukur i thashë vetes boll me dise dhe shkova t’i kërkoja falje. Ishte i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali Zins në Currila parkova dhe i thashë mos dilni nga makina. Kur vajta aty doli Rigles Rajku. djali i Bashkimit dhe 12 vetë . Aty më rrahën, me shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital u mjekova dhe u arrestova se isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.

Read more:Cllevio: Kam pasuri dy milionë dollarë

Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hap Instagramin ‘live’ dhe thoja që po shkoi në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali ishte një roje i thashë ma thirr Noizyn ai erdhi për 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noyzi unë hoqa syzet për ta respektuar dhe atë moment më qëlloi me grusht dhe më qëlluan 6-8 veta. U përfshinë në sherr dhe dy shokët e mi, njërit iu thyem dhëmbët“, ka dëshmuar ai.

Pas sherrit Cllevio thotë se nuk e kishte menduar që të merrte hak, pavarësisht lëndimeve që kishte marrë. Ai thotë se në lidhje me këtë ngjarje kishte dhënë edhe një dëshmi gjatë kohës që kishte qenë në burgun e Fierit. Sa i përket shpërthimit të tritolit në lokalin e Noizyt, Cllevio rrëfen se ka marrë vesh nga shokët që kishte në burg.

Read more:Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

“Unë kam pas dëmtime kokë dhe brinjë.Per këtë ngjarje kam dhënë deklaratë ku kam qenë në burgun Fier. Nënën e kisha në Shqipëri të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike dhe më qëllojnë. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noyzit. Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditëve. Pastaj më thërret një oficer policie në Durrës dhe më thotë se ka një hetim për shpërthimin me tritol.

Unë i thashë se nuk e di kush ja ka vendos tritolin se isha në burg. E mendova me vete kush mund ta ketë berë, e mendova se mund ta kishte bërë BABA. Nuk me ka ardhur asnjë llaf që Laerti ta ketë bërë këtë gjë. Marjus Taganin nuk e njoh fare. Nuk pajtohemi me Riglesin” , përfundon Cllevio.

Read more:Roland Lami: Politika si Art, Arti si Pushtet

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Kronikë

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

Tags: #Arti #Burg #Dhëmbët #djali #Durres #GJKKO #Kleviol ahmeti #Laert Haxhiu #Noizy #Rigels Rajku #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan
  • Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
Nga të njëjtat tag-e
  • “Asnjë vendim për përjashtimin e Primareve”/ Alimehmeti kandidat potencial i PD për bashkinë e Tiranës? Berisha: Do të vendosim…
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 31 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 17 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 12 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Tiranë – Tre persona që vepronin si grup kriminal janë arrestuar nga blutë e Tiranës si autorë të…

• 26 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

Lazer Bashi është i vetmi që i mbijetoi atentatit të rëndë në Dukagjin, ku Prelë dhe Lekë Gjoni…

• 56 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën

Në fshatin Zhymë të Lushnjës, ka pllakosur heshtja. Banorët ndihen të frikësuar dhe të tronditur nga ngjarja makabre…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by