Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK
Kronikë

Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK

• 24 Qershor, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË-Një përballje e tensionuar mes ish-çiftit të bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në seancën e radhës në GJKKO. Kreu i Partisë së Lirisë, Meta mohoi të ketë marrë përfitime nga Ardian Shatku, kushëriri i Monika Kryemadhit. Ndërsa kësaj të fundit i kujtoi akuzën që prokuroria ka ngritur në dosje se bashkë me Shatkun ndanin përqindjet e fitimeve nga kompania e tij. Ishte ky qëndrim i Metës, bashkë me deklaratën e tij se Kryemadhi duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet e saj, që nxiti edhe reagimin e ashpër të ish-deputetes. Ajo i mohoi akuzat, duke e akuzuar ish-bashkëshortin se po bëhej ushtar i SPAK.

Ilir Meta: Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim.

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë.

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Në seancë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe tha se ish-presidenti është i pafajshëm.

“Me atë çfarë ka ndodhur me CEZ-DIA, kjo çështje ka nisur në vitin 2017 me një kallëzim nga Romeo Karaj. Kallëzimi është bërë menjëherë pasi ka përfunduar procedimi ndaj Kastriot Ismailajt, kur ai u dënua me vendim të formës së prerë dhe mbaroi edhe procedura në arbitrazh. Karaj ka qenë i përfshirë në këto procese. Kallëzimi fillimisht ka qenë për Sali Berishën dhe gjithë qeverinë Berisha, e më pas ka kaluar te Meta.

Kundërshtarët politikë gjejnë njerëz si Karaj dhe Vojsava Ismailaj, të cilët, për hallet e tyre familjare apo mendore, japin intervista jashtë Shqipërisë, të cilat në këtë rast janë marrë në konsideratë. CEZ-DIA ishte një koncesion shtetëror. DIA është një kompani amerikane që operon në të gjithë botën dhe drejtohej nga Rebeka. Ajo nuk ka pasur nevojë as për ndihmën e Berishës dhe as të Metës. I mjaftonte Dritan Prifti. Ky i fundit vetëm incizonte dhe, kur miza kalonte te ministria, ai merrte gjobën. Kështu ka qenë, jo se dua ta anatemoj.

Në procesin ndaj Ismailajt dhe të tjerëve, asnjëherë nuk është përmendur Meta. Edhe ata që kanë dëshmuar nuk e kanë përmendur Metën asnjëherë. Kur është mbyllur marrëveshja nga Gjiknuri, nuk është përmendur Meta. CEZ-DIA është përdorur për të goditur Metën. Në 15 faqe diskutohet nga prokuroria kjo që paraqitet si çështja e shekullit. Përmendet ambasadori Plepshi. Nuk ka asnjë të dhënë që ai ka qenë edhe ambasador, edhe këshilltar tregtar. Ambasadat kanë atashe tregtarë e me radhë. Nuk mund të relatohen gjëra që nuk rezultojnë në dosje apo në akte zyrtare.

Edhe pse mund të ketë udhëtuar në një avion me Ismailajn, Meta është kthyer me urgjencë më 2 dhjetor për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Atëherë ka pasur vetëm një sportel VIP ku hynin politikanët apo biznesmenët. Fakti që kanë hyrë në të njëjtën ditë nuk e kriminalizon Metën. Të gjitha gazetat opozitare, apo njerëz dhe media të paguara, bënin shkrime që shkonin deri në Vjenë kundër zotit Meta. Por kjo nuk mund të materializohet në akuzë. Pse nuk ka bërë SPAK analizë financiare të Metës? Çfarë ka ndodhur në jetën e tij? Akuza për CEZ-DIA nuk qëndron, sepse në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar publik, por deputet në opozitë.

Read more:Meta komunikon me avokatin përmes kafazit të xhamit, Kryemadhi shfaqet e qetë në sallë, nis gjyqi në GJKKO për ish-çiftin

Nuk ka lidhje një mesazh ku thuhet: ‘Më duhen 200 deri nesër’, kur ky mesazh nuk gjendet as në dosje.Është cenuar rëndë Kushtetuta, sepse nuk ka vendim për përgjim. Kur është vendosur nën përgjim një deputet në atë kohë? Ku është subjekti i posaçëm që ka kryer korrupsionin pasiv në vitin 2009? Duhet të kesh qenë funksionar publik. Meta nuk ka qenë funksionar, por vetëm deputet në opozitë. Nëse kjo është marrë nga prokuroria dhe është materializuar në akuzë, atëherë prokuroria ka përdorur një mesazh të përgjuar ndaj një deputeti pa vendim gjykate. Mendoj se kjo është shkelje nga ana e akuzës.Episodi i CEZ-DIA është i sforcuar, sepse duhej ndërtuar një akuzë. Ne mendojmë se jemi të pafajshëm për CEZ-DIA.Kur zhvillohej procedura e arbitrazhit në Vjenë, mediat shkruanin se kryeministër kishte qenë Meta dhe këto insinuata janë kthyer në akuzë nga SPAK”, tha Cakrani.

Avokati kërkoi papërdorshmërinë e akteve dhe fashikujve për episodin e parë në dosje që është CEZ DIA.

“Intervistat e gazetarëve me Ervis Metajn dhe Vojsava Ismailajn duhet të deklarohen të papërdorshme dhe të përjashtohen nga gjykimi. Po ashtu, të përjashtohen nga gjykimi provat lidhur me CEZ-DIA:

Mesazhi SMS i vitit 2009;

Video-përgjimi i Dritan Priftit, sepse thëniet e tij nuk mund të provohen pasi ai ka ndërruar jetë. Dritan Prifti merrej me incizime, fuste njerëzit në zyrë dhe i regjistronte. Nuk duhet ta përmendim se sot është i ndjerë, por kështu është.

Materialet nga arbitrazhi janë absolutisht të ndaluara të përdoren si prova në një proces penal në vendin tonë, kur ato janë marrë sipas procedurave të atij arbitrazhi.

Read more:Partizani/ Pango ‘shet’ Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave

Edhe nëse konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk janë të besueshme.

Sa i përket mesazhit ‘Deri nesër më duhen 200’, aty nuk ka asgjë që të provojë pretendimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë Meta ishte deputet dhe kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të imunitetit parlamentar.

Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli dhe të deklarohet e papërdorshme”, tha Cakrani.

Meta dhe Kryemadhi do të gjykohen me proces të zakonshëm dhe akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Analiza e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Lajmi në përditësim…..

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:18

Gjyqi/ Pas sherrit me Metën, Kryemadhi shigjeton edhe Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më

Pas sherrit me Ilir Metën për përfitimet nga kompania e Ardian Shatkut, Monika Kryemadhi ka shigjetuar edhe Tedi Blushin. Ky i fundit ndodhej në sallën e gjyqit, ndërsa në mesin e debatit Kryemadhi u shpreh se nuk e duron më, sikur edhe babi i saj të çohet nga varri. Madje, ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, e pyeti “Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”.

“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, tha Kryemadhi në gjyq.

Ora 11:40

‘Ushtar i SPAK’, ‘mos u merr me llafe grash’, Kryemadhi sherr me Metën në GJKKO për përfitimet nga Shatku! Kreu i PL: Mbaj vetë përgjegjësi për veprimet e tua

Ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përplasën gjatë seancës në GJKKO. Ishte një deklaratë e ish-presidentit që nxiti debatin mes palëve teksa tha se Monika Kryemadhi duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet e saj, duke iu referuar akuzës së SPAK se Kryemadhi bashkë me Shatkun ndanin përqindjet e fitimeve nga kompania e tij.

Ilir Meta:Dua të theksoj se nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm dhe as i paligjshëm, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, e Monikës, apo e Pirro Xhixhos, Shatkut, Haxhinastos, për çështje të ligjshme apo të paligjshme. Janë të gjitha shpifje. Nuk ka asnjë bisedë me Theodhori Canin, por ai është nga ata grekët që kanë therur çamë. Kjo është histori greke dhe e UDB-së. Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime.

Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim.

Read more:LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë. Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”

(Pas këtij momenti pati debat mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.Gjykata paralajmëroi Kryemadhin që t’u bindet urdhrave të saj, duke theksuar se në rast të moszbatimit të tyre mund të gjobitet ose të largohet nga salla.)

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun, thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do të vish, se Iliri për ty po vjen”. Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Po sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore. Në Marok kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë.

Lexo edhe
Kronikë

‘Më sulmoi i pari, s’doja ta vrisja’, gjykata e Durrësit lë në burg 27-vjeçarin që vrau fqinjin në Rrogozhinë: U vetëmbrojta

Kronikë

Policia aksion antidrogë në Malësinë e Krujës, agjësohen 5 mijë bimë kanabisi në 100 parcela! Disa persona në kërkim

Tags: #avion #Babai #cez dia #Deputet #euro #GJKKO #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Monika kryemadhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Më sulmoi i pari, s’doja ta vrisja’, gjykata e Durrësit lë në burg 27-vjeçarin që vrau fqinjin në Rrogozhinë: U vetëmbrojta
  • Policia aksion antidrogë në Malësinë e Krujës, agjësohen 5 mijë bimë kanabisi në 100 parcela! Disa persona në kërkim
  • Meta në gjyq/ Avokati kërkon papërdorshmërinë e provave të SPAK: CEZ-DIA u përdor për ta goditur
  • Lezhë/ Kamioni përplaset me makinën, ndërron jetë qytetari nga Kosova! Plagosen 2 pasagjerët (EMRI)
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Edhe babai im të çohet nga varri…”, Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!
  • “Më duhen 200 mijë euro”/ Meta dëshmon në GJKKO: Mesazhin nuk e nisa unë! Një patronazhist…
  • Meta në gjyq/ Avokati kërkon papërdorshmërinë e provave të SPAK: CEZ-DIA u përdor për ta goditur
  • “Çështja e shekullit mblidhet në 15 faqe”/ Seancë në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Cakrani kërkon papërdorshmërinë e akteve: Provat u morën në paligjshmëri
  • Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 19 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Më sulmoi i pari, s’doja ta vrisja’, gjykata e Durrësit lë në burg 27-vjeçarin që vrau fqinjin në Rrogozhinë: U vetëmbrojta

27-vjeçar Meklajd Meçaj ka dalë sot para gjykatës së Durrësit për të mësuar masën e sigurisë për vrasjen…

• 46 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Policia aksion antidrogë në Malësinë e Krujës, agjësohen 5 mijë bimë kanabisi në 100 parcela! Disa persona në kërkim

Operacioni kundër kultivimit të kanabisit është zhvendosur në zonat e thella malore të Krujës, ku forcat e Policisë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Meta në gjyq/ Avokati kërkon papërdorshmërinë e provave të SPAK: CEZ-DIA u përdor për ta goditur

TIRANË- Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by