Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tensionet në aeroportin e Vlorës, Pacolli: Qeveria shqiptare të miratojë zhvillimin e një auditimi tekniko-financiar për projektin e VIA-s
Kronikë

Tensionet në aeroportin e Vlorës, Pacolli: Qeveria shqiptare të miratojë zhvillimin e një auditimi tekniko-financiar për projektin e VIA-s

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri për tensionet e regjistruara në kantierin e Aeroportit të Vlorës duke i kërkuar qeverisë shqiptare të japë miratimin për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë tekniko-financiar për projektin e VIA-s.

Pronari i kompanisë aksionere Mabco, kërkon që auditimi “të konfirmojë se të gjitha fondet e investuara kanë prejardhje të ligjshme, më deshmi bankare të identifikueshme dhe të verifikueshme, si dhe të përjashtojë çdo dyshim ose indicie të mundshme për përdorimin e fondeve me burim të paligjshëm, përfshirë fonde që mund të lidhen me aktivitete kriminale, pastrim parash ose trafikim të lëndëve narkotike.”

Reagimi i Behgjet Pacollit

Dje me daten 22/06/2026, ne Tiranë kishte një takim në mes të perfaqësuesve ligjor të MABCOS nga Tirana Ëashingtoni, Londra, Zuerichu dhe Lugano si dhe përfaqësuesve të Avokaturës së shtetit të të Republikës së Shqiperisë.

Mabco, në këtë takim kërkoj edhe njëherë nevojën e një auditimi profesional të veprës.

Read more:Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

Që nga tetori i vitit 2025, MABCO i është drejtuar me mbi 50 shkresa institucioneve gjegjësishtë avokatit të shtetit dhe palëve përkatëse, duke kërkuar zhvillimin e një auditimi profesional tekniko-financiar të projektit VIA, nga një kompani ndërkombëtare e pavarur dhe e certifikuar për projekte të kësaj natyre.

Deri më sot, këtyre kërkesave nuk u është dhënë përgjigje dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për mundësimin e këtij auditimi.

Si aksioneri kryesor i konsorciumit dhe në përmbushje të përgjegjësive të tij ligjore e kontraktuale, MABCO i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të japë miratimin e nevojshëm për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë dhe të pavarur tekniko-financiar.

Ky auditim duhet të mundësojë verifikimin e plotë të projektit, si në aspektin teknik, për të konfirmuar zbatimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në ndërtimin e aeroportit, ashtu edhe në aspektin financiar, duke përfshirë ndër të tjera:

Read more:Barnat me rrezik/ Agjencia Kombëtare e Barnave: Zbatuam rekomandimet e KLSH, laboratori me standarde të larta, numër i madh analizash

• investimet e kryera nga secili ortak;

• burimin dhe ligjshmërinë e fondeve të investuara;

• dokumentacionin dhe lëvizjet bankare përkatëse;

• kontratat dhe dokumentacionin mbështetës të tyre;

Read more:“Ndërtimet në zonat e mbrojtura sipas standardeve të BE”, PE miraton me 483 vota raportin për Shqipërinë. Bie amendamenti kundër projektit të dhëndrit të Trump në Sazan

• pagesat tatimore dhe të TVSH-së;

• kontratat e furnizimit, transportit dhe procedurat doganore;

Auditimi duhet të konfirmojë se të gjitha fondet e investuara kanë prejardhje të ligjshme, më deshmi bankare të identifikueshme dhe të verifikueshme, si dhe të përjashtojë çdo dyshim ose indicie të mundshme për përdorimin e fondeve me burim të paligjshëm, përfshirë fonde që mund të lidhen me aktivitete kriminale, pastrim parash ose trafikim të lëndëve narkotike.

MABCO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës së plotë, sundimit të ligjit dhe zgjidhjes së çdo mosmarrëveshjeje përmes procedurave ligjore dhe standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Tags: #aeroporti i vlores #Aktivitete #auditimi #Behgjet pacolli #Fonde #kompani #Londra #Pastrim #Pastrim parash

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Nga të njëjtat tag-e
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • “Nuk ka asnjë firmë që më implikon”/ Blushi pas video-mesazhit të Ramës: Po bonusi për “Integrated Energy BV” dhe inceneratori i Elbasanit? Ky duhet shporrur!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 20 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin