Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
Politikë

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

• 29 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Klodian Braho, i cili kërkoi 6 muaj më parë masën e arrestit me burg për ish zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tendera, po mban zvarrë një tjetër kërkesë për korrupsion dhe pastrim parash.
Hezitimi i kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas rëndimit të akuzave për të, ka ngritur një varg dyshimesh. I njëjti, që në dhjetor të vitit të kaluar, mbrojti bashkë me prokurorin e çështjes Dritan Prençi, nevojën për arrestimin e Ballukut për shkak të rëndimit të veprës penale (veç tunelit të Llogarasë, u ngritën akuza edhe për 11 tenderime të Unazës së Madhe të Tiranës), pra vetë kreu aktual i SPAK, tashmë kur për ish numrin dy të qeverisë janë shtuar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, nuk ka ndërmend të veprojë.

Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deklaroi sot përpara gazetarëve se ka indicie se SPAK po e zvarrit kërkesën për imunitetin e Ballukut pasi mund të ketë ndërhyrje nga kryeministri Rama. “A ka ndërhyrë Edi Rama tek drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, ishte një nga pyetjet për të cilat Bardhi tha se kreu i SPAK ka detyrimin t’u përgjigjet shqiptarëve.

Read more:Klodian Braho pret në SPAK ministren austriake të Drejtësisë

Dyshimet për mënyrën se si po vepron SPAK me dosjen Balluku 2, janë shtuar bashkë me zërat se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, gjendet shpesh në të njëjtën valë interesash me kryeministrin Rama. Zbehja e autoritetit të prokurorisë së posaçme pas sulmeve nga ana e mazhorancës, lënia pa mbrojtje e prokurorëve të veçantë që sulmohen nga mediat e qeverisë dhe mbi të gjitha shuarja graduale e disa skandaleve që lidhen direkt me kryeministrin, kanë shënjuar atë që mund të quhet tashmë si epoka e squlljes përfundimtare të “heronjëve të fëmijëve tanë”. Klodian Braho, prokurori që la jashtë akuzës Erion Velinë në aferën skandaloze 5D, duhet patjetër të japë një shpjegim se përse institucioni që ai drejton nuk i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për imunitetin e Ballukut, ndërkohë që akuzat kundër saj janë rënduar.

Read more:Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)

Mungesa e një shpjegimi publik përforcon versionin se Braho preferon të mos rëndojë pozitat e Edi Ramës, ndërkohë që dhjetra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të tij. Duke bërë politikë dhe jo drejtësi, kjo zvarritje e SPAK i jep oksigjen autokratit të Tiranës me shpresën se vala e protestave do të bjerë dhe çështja Balluku t’i mbetet sesionit të ardhshëm parlamentar. Një debat për imunitetin e Ballukut në këto ditë tensioni dhe ankthi për Edi Ramën, do të shtonte presionin e publikut dhe ndërkombëtarëve mbi mazhorancën socialiste. Por nëse ky është halli i kryeministrit, përse duhet të jetë edhe halli i SPAK?

Read more:Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët

Akti ndaj ish zv/kryeministres nuk ka të bëjë thjesht me çështjen e një apo disa vilave të përfituara nga korrupsioni. Ai i hap rrugë hedhjes dritë mbi një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe krimi, kundër të cilit njerëzit janë sot në rrugë. Afera Balluku ngërthen gjithë modelin mafioz të kapjes së shtetit dhe kontrollit mbi qytetarët nëpërmjet tenderave të trukuar, përdorimit të krimit të organizuar, korruptimit të biznesmenëve dhe drejtuesve të mediave, si dhe, krimit zgjedhor që kulmoi në qarkun e Fierit një vit më parë.
Në hetimet e SPAK nuk është vetëm një vilë në Dhërmi, por janë miliona euro që shkojnë për familjarë e njerëz të rrethit të ngushtë. Janë udhtëime luksi e erosi në Dubai e gjetkë. Janë përgjime që dëshmojnë si paguhen mercenarët mediatikë dhe si përdoren bosët e krimit për vota, që më pas shpërblehen me tendera dhe toka. Ky është rasti tipik për të cilin SPAK dhe Klodian Braho kanë detyrimin e madh moral ndaj shqiptarëve dhe të ardhmes së vendit, për t’i shkuar deri në fund si shembulli më flagrant i marrjes peng të Shqipërisë nga një grusht banditësh.

Read more:PS votoi përjashtimin e deputetëve të Partisë Mundësia, Shehaj përplaset me Ballën, Manjën e Peleshin: Ja shërbëtorët e Ballukut! Fytyra e hajdutit dhe ky që të “pret veshët”

Çështja Balluku duhet trajtuar jo si rasti i një individi që devijoi nga sistemi, por si vetë sistemi mafioz që, në një dekadë ka prodhuar aq krim e korrupsion në nivelet më të larta, sa goditja totale ndaj tij mbetet e vetmja mundësi për të rikthyer shpresën. Prandaj afera Balluku përbën një një vijë ndarëse për Klodian Brahon dhe SPAK: ose zvarriten përfundimisht me fatin e autokratit, ose shënjojnë fillimin e një republike të re/Lapsi.al

Read more:Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës!

Lexo edhe
Politikë

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Tags: #Ankthi #belinda balluku #Burg #dubai #Edi Rama #euro #jetë #klodian braho

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Rama jepe dorëheqjen”!/ 73 ditë “Revolucion Flamingo”, protestuesit të vendosur deri në plotësimin e kërkesave
Nga të njëjtat tag-e
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)
  • Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 41 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

Në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për ndarjen e re administrativo-territoriale. Banorë…

• 29 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të ndikojnë në përfitimin e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by