Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dy punonjës të Burgjeve ndërrojnë jetën në krye të detyrës të 313-ta, dyshohet se pësuan infarkt në zemër
Kronikë

Dy punonjës të Burgjeve ndërrojnë jetën në krye të detyrës të 313-ta, dyshohet se pësuan infarkt në zemër

• 30 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Dy punonjës të Burgjeve kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa shërbenin në burgun 313 në Tiranë. Dyshohet se dy punonjësit humbën jetën pasi pësuan infarkt në zemër, konkretisht Zog Muhametaj 64 vjeç, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana 62 vjeç, Teknik i Kamerave, me graden Kryeinspektor.

Në një reagim për mediat, Drejtoria e Burgjeve informon se rreth orës 21:36 të datës 29 qershor, Muhametaj gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Kolegët e pranishëm dhe personeli shëndetësor i institucionit ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë me ambulancën e Burgut drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të ekipit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.

Read more:“Protesta, ndërkombëtarët dhe ndikimi i SPAK do të sjellin…”/ Përparim Gjeka: Rama duhet të dorëhiqet, kërkesat e protestuesve janë të qarta

Pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore, sipas Burgjeve. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga kolegët dhe infermierja e institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së. Rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015, ndërsa prej vitit 2023 shërbente në Burgun “Jordan Misja”. Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.

Read more:“Rama do të ikë! Lumi popullor do i pastrojë pisllëqet”/ Arsimtari në protestë: Kryeministri, krimineli i betonizimit! Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e tij

Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, dha një kontribut të vyer në funksionimin dhe sigurinë e institucionit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon me respekt kujtimin e dy kolegëve tanë dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer në përmbushjen e misionit të sistemit penitenciar shqiptar.

Read more:LIVE-Kryeministri i postoi foton/ Erlis Sina i përgjigjet sërish Ramës: Nuk jam miku yt, se je shkaktar i halleve të mia! Do të japësh llogari për çdo qindarkë të vjedhur

Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në ushtrimin e detyrës do të mbeten një shembull për institucionin dhe për të gjithë punonjësit e tij.

Lexo edhe
Kronikë

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Tags: #burgu 313 #Detyrë #Drejtoria e Burgjeve #jetë #Mediat #Pellumb Vrana #QSUT #Reagim #Zog Muhametaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi
  • Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur
  • Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
  • LIVE- “’News24′, media që na përçon të vërtetën, faleminderit”/ Revolta e qytetarit: Në PS janë po komunistët e Partisë së Punës! Bashkë me rininë duhet ta rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 9 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by