Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër skandal në Urgjencën e Spitalit të Lushnjës. Referuar pamjeve qe i ka dërguar një qytetar, Korreshi bën të ditur se ambientet e urgjencës në Lushnjë ndodhen në errësirë totale, pa energji elektrike.
Teksa ndodhet në Bruksel, përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, deputeti demokrat i është drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke u shprehur se, nëse një situatë e tillë do të ndodhte në Bruksel, “do të ikje nga sytë këmbët për 24 minuta dhe jo për 24 orë”.
Read more:Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve
Sipas Korreshit, realiteti që përjetojnë qytetarët në Shqipëri nuk perceptohet nga zyrtarët në Bruksel.
Prej disa muajsh, deputeti demokrat ka denoncuar vazhdimisht problematikat në Spitalin e Lushnjës. Vetëm një muaj më parë, ai organizoi edhe një protestë, e cila u mbështet nga qytetarë të Lushnjës, të cilët u bashkuan për të kërkuar zgjidhje për problematikat që, sipas tyre, prekin drejtpërdrejt shërbimin shëndetësor.



