Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shërbëtorë të paguar dhe mercenarë të ardhur nga jashtë”, Rama sulmon protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen prej 33 ditësh
Politikë

“Shërbëtorë të paguar dhe mercenarë të ardhur nga jashtë”, Rama sulmon protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen prej 33 ditësh

• 2 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në Tiranë. Gjatë një takimi të zhvilluar me pensionistët, kreu i qeverisë deklaroi se ekzekutivi po përpiqet të kuptojë mesazhin që po përcjellin qytetarët, por nga ana tjetër nuk i ka kursyer sulmet e ashpra ndaj tyre.

Rama i ka cilësuar protestuesit si “shërbëtorë të paguar” dhe “mercenarë” të cilët sipas tij janë të ardhur nga jashtë Shqipërisë për të krijuar trazira.

Read more:“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbi tre orë në sheshin para Kryeministrisë, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Më tej, duke ironizuar pjesëmarrjen në tubime, kryeministri shtoi para pensionistëve se në një vend demokratik secili është i lirë ta kalojë kohën ashtu siç dëshiron vetë, qoftë duke punuar, duke qëndruar në kafe apo duke dalë në protestë.

“Në këtë bulevard janë vrarë njerëz me pushkët e shtetit. Sot është gjë shumë e madhe që është bërë bulevardi i Tiranës si karnavalet e Rio De Janeros që i ndjek gjithë bota. Shkojnë njerëzit dalin, propozojnë, ndahen e martohen në bulevard. Kjo tregon që ne kemi krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë edhe në këtë formë liria dhe demokracia. Ca dalin atje, ca shohin futboll, ca lozin basketboll, ca pijnë kafe. Po çohu nga kafja thoshin skuadronet e Musolinit përpara se të vendosej atje ajo që erdhi prapa. Po ‘çohu nga kafja’ ishin ato këmishat e murrme të atij tjetrit në Mynih. Çohu nga kafja s’ka, kush do të rrijë në kafe do rrijë në kafe, kush do të shkoj në punë të shkojë në punë, kush do të protestojë të protestojë”, tha Rama.

Read more:Sot ju pëlqen qetësia më shumë se zakonisht… parashikimi i horoskopit për sot

Duke folur për protestat, Rama tha se ato duhen lexuar jo vetëm për atë që shprehet publikisht, por edhe për mesazhet që, sipas tij, nuk artikulohen.

Read more:Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët

“Patjetër që ne po përhiqemi ta lexojmë si duhet mesazhin. Protesta nuk është ajo që thuhet, protesta është edhe ajo që nuk thuhet edhe për mirë edhe për keq. Protesta është ajo që nuk thuhet kur dalin shërbëtorë të paguar, mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe Tetova që bëjnë si diasporë, por është edhe ajo që nuk thuhet nga shumëkush që nuk thuhet aty, që nuk ka dalë për rrëmuja aty, por ka dalë se do më mirë këtu, më shumë aty, më bukur atje”, deklaroi Rama.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Tags: #basketboll #bota #Demokracia #Edi Rama #Futboll #kafe #Mesazhet #Mynih

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
  • “Rama i deligjitimuar”/ Ish-luftëtari i UÇK, Meçan Zotaj: Shqipëria nuk mund të udhëhiqet më nga një kryeministër që vë trojet e Atdheut në pazar. Çdo ditë në shesh…
  • Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 11 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Divjaka e qytetarëve”, banorët kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, protesta vijon prej 24 ditësh

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t,…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 85 kundër Ramës. Për të 85-ën ditë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by